• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sot Prokuroria kërkon burg për Emiliano Shullazin, kushëririn e tij dhe Gilmando Danin

by Java News
19/04/2016 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Krimeve të Rënda tha dje se ka kërkuar në gjykatë caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj tre personave të ndaluar me akuzat e gjobëvënies.

“Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë ndaj tre shtetasve të ndaluar më datë 17.04.2016, në orën 01:30, Emiljano Shullazi, 38 vjeç, Gilmando Dani, 38 vjeç, banues në Tiranë dhe Blerim Shullazi, 32 vjeç, banues në Krujë.

Gilmando Dani
Gilmando Dani

Sipas Prokurorisë, mësohet se masa e sigurisë është kërkuar për veprën penale të “shkatërrimit të pronës me eksploziv”, ndaj shtetasit Jani Zaka (Arjan Zika), me qëllim kanosjen e tij për fitimin e pasurisë në mënyrë të padrejtë. Seanca e caktimit të masës së sigurisë mësohet se do të mbahet ditën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Në kërkesën e Prokurorisë mësohet se janë renditur katër çështje në hetim. Më konkretisht, në kërkesën drejtuar gjykatës, Prokuroria përmend gjobëvënien ndaj shtetasit Jani Zaka, duke pretenduar se ndaj tij, veç kanosjes e presioneve për dhënien e pasurisë, është vendosur edhe lëndë plasëse.

Ndërkaq, Prokuroria përmend edhe një rast tjetër të referuar nga Shërbimi Informativ në Prokurorinë e Durrësit për përfshirjen e Emiljano Shullazit në pronësinë e ish-hotel “Vollgës”. Kjo dosje, siç e shpjegon Prokuroria, është transferuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku ka vazhduar hetimi.

Nga ana tjetër, në kërkesën e Prokurorisë përmendet një rast i një gjobëvënieje të dyshuar, pa kallëzim, në vlerën e 650 mijë eurove ndaj një familjeje me mbiemrin Kodra në Durrës. Rasti i katërt që pretendon Prokuroria lidhet me pretendimet për kanosje dhe gjobëvënie ndaj një biznesmeni me aktivitet ndërtimi në zonën e Farkës.

Sipas Prokurorisë, akuzat ndaj Emiljano Shullazit, Gilmando Danit dhe Blerim Shullazit, janë: “shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “shkatërrim i pronës me eksploziv”, “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “grup i strukturuar kriminal”. Nga ana tjetër, avokati i Shullazit e ka cilësuar arrestimin e paligjshëm.

Alban Qafa, avokat i Shullazit, ka deklaruar se do kërkojë pavlefshmërinë e arrestimit të Shullazit, pasi ndaj tij nuk ka kallëzim, por janë përdorur informacione të marra në rrugë operative. “Do të kërkojmë pavlefshmërinë e arrestimit të Shullazit. Ndaj Emiljano Shullazit nuk ka kallëzim, janë përdorur informacione të marra në rrugë operative”, pohoi Qafa.

Ai ka folur edhe për akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha për lidhjet e të ndaluarit me biznesmenë që kanë marrë “Vollgën” dhe bregdetin e Durrësit. Qafa ka thënë se Shullazi ka 30% të “Vollgës” dhe e ka marrë me kontratë dhurimi.

Avokati shton se Shullazi dhe miku i tij Gilmando Dani nuk kanë lidhje me shpërthimin te garazhi i biznesmenit Arjan Zaka. “Klienti im nuk i njeh biznesmenët për të cilët akuzohet. Emiljano Shullazi ka vetëm 30% të ‘Vollgës’. 30% të ‘Vollgës’ e mori me kontratë dhurimi. S’ka asnjë provë kundër Shullazit e dy të tjerëve”, ka thënë avokati. Panorama

Next Post

Kurti i brengosur për takimet e AAK-së me “ata të Qeverisë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

52-vjeçari në Fier qëllon me kallashnikov në ajër dhe kanos një grua, arrestohet nga Policia (EMRI)

U kapën me armë, gati për të vrarë! Zbardhen emrat e 5 të arrestuarve në Sarandë

August 4, 2026
Sezoni veror, fluks rekord në Qafë Botë dhe Portin e Sarandës

Sezoni veror, fluks rekord në Qafë Botë dhe Portin e Sarandës

August 4, 2026
NATO “tregon muskujt” në Ballkan, edhe Shqipëria merr pjesë në stërvitjen intensive

727 forca në terren për shuarjen e 20 vatrave të zjarrit në 24 orët e fundit

August 4, 2026
Agron Shehaj, firmat merimangë dhe manovrat e çuditshme

Agron Shehaj, firmat merimangë dhe manovrat e çuditshme

August 4, 2026
Fluks në kufijtë e Gjirokastrës, mbi 9 mijë shtetas kalojnë në Kakavijë brenda 24 orëve

Fluks në kufijtë e Gjirokastrës, mbi 9 mijë shtetas kalojnë në Kakavijë brenda 24 orëve

August 4, 2026
Kishin nxjerrë armët dhe po rrinin në pritë, parandalohet vrasja në Sarandë, 5 në pranga

Kishin nxjerrë armët dhe po rrinin në pritë, parandalohet vrasja në Sarandë, 5 në pranga

August 4, 2026
25 shtete padisin SHBA-të për tarifat e reja tregtare

25 shtete padisin SHBA-të për tarifat e reja tregtare

August 4, 2026
Fluturoi mbi centralin nuklear, kapet në Francë Ermal Beqiraj që kërkohet për “AKSHI”-n. Parisi: Spiunazh apo gabim?

Ministria e Drejtësisë nis në Francë kërkesën për ekstradimin e Ermal Beqirajt

August 4, 2026
Tensione të reja SHBA-Iran! Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

“Keni fituar shumë para”, Trump përplaset me gjigantët e naftës pas luftës me Iranin

August 4, 2026
Fronti zhvendoset në territorin rus, Ukraina godet magazinat dhe objektet civile

Fronti zhvendoset në territorin rus, Ukraina godet magazinat dhe objektet civile

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com