• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kurti i brengosur për takimet e AAK-së me “ata të Qeverisë”

by Aalison Pearse Stevens
19/04/2016 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Albin Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë e ftuar për një marrëveshje si ajo e AAK-së dhe Nismës për Kosovën, e nënshkruar për koalicion parazgjedhor.

Ai gjithashtu ka thënë se ndarja e opozitës do të shtynte zgjedhjet e parakohshme. Në një intervistë për Oranews, Albin Kurti ka thënë se janë të brengosur për “kontaktet që AAK i ka vendosur me njerëzit e Qeverisë”.

“Kjo i sposton gjasat që të kemi zgjedhje parlamentare së shpejti, të nevojshme për Kosovën. Nuk na duket e drejtë të bëhen marrëveshje parciale. Jemi të brengosur në veçanti për takimet dhe kontaktet të AAK-së me ata të qeverisë, duke flirtuar”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se tek Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po vërehet një zbutje e qëndrimeve.

“Besoj se ka një raport të ri me kryetarin e Kuvendit, Veseli, sepse ndryshe nuk shpjegohet qëndrimi se nuk kanë vija të kuqe për asnjë parti dhe nga ana tjetër ka një zbutje edhe të qëndrimeve dhe të qëllimeve.

Ka kaluar koha kur protestat mund t’i thërrasë një subjekt dhe duhet një alternativë e re. Mos harroni se Vetëvendosje ka 17 deputetë dhe AAK dhe Nisma kanë 14 deputetë. Nuk e kuptoj se ku duan të shkojnë me këtë marrëveshje”, ka thënë ai.

Next Post

Arian Çani tregon se me kë këngëtare ka humbur virgjërinë (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com