• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sot pritet përgjigja e Iranit, Trump optimist: Ata duan një marrëveshje, fituam luftën!

by A R
07/05/2026 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot është një ditë vendimtare për paqen… ose luftën. Irani pritet t’i përgjigjet propozimit të SHBA-së për t’i dhënë fund konfliktit, duke iu afruar një marrëveshjeje mbi një memorandum të shkurtër, thanë burime për CNN. Presidenti Donald Trump tha se Uashingtoni pati “bisedime shumë të mira” me Teheranin gjatë 24 orëve të kaluara, ndërsa shtoi se ata “duan të bëjnë një marrëveshje”.

“Ata duan me ngulm të bëjnë një marrëveshje dhe do të shohim nëse do t’ia arrijmë. Nëse arrijmë aty, ata nuk mund të kenë armë bërthamore, e dini, është shumë e thjeshtë. Por çfarë do të thotë të mos dorëzohesh? Ata kishin një marinë me 159 anije dhe tani çdo anije është shkatërruar dhe ndodhet në fund të detit. Kishin një forcë ajrore, shumë avionë, dhe tani nuk kanë më avionë. Nuk kanë më mbrojtje kundërajrore. Nuk kanë më radarë. Raketat e tyre janë kryesisht të shkatërruara. Kanë mbetur ndoshta 18 apo 19 për qind, por jo shumë krahasuar me atë që kishin, dhe liderët e tyre janë të gjithë të vdekur. Kështu që mendoj se fituam”, tha Trump.

Presidenti amerikan parashikoi se lufta në Iran do të përfundojë shpejt. Por ai gjithashtu kërcënoi me rifillimin e bombardimeve nëse Irani nuk pranon një marrëveshje. Irani konfirmoi se po shqyrtonte një propozim paqeje të SHBA-së, i cili sipas burimeve të mediave ndërkombëtare, do t’i jepte fund zyrtarisht luftës, duke lënë të pazgjidhura kërkesat kryesore të SHBA-së që Irani të pezullojë programin e tij bërthamor dhe të rihapë Ngushticën e Hormuzit, raporton A2 CNN.

Presidenti Masud Pezeshkian, gjatë një bisede me homologun francez, Emmanuel Macron, tha se Uashingtoni e goditi Iranin pas shpine. Një burim i Reuters afër ekipit të ndërmjetësimit nga Pakistani dhe një person tjetër i informuar mbi bisedimet thanë se një marrëveshje ishte afër për një memorandum njëfaqësh që do t’i jepte fund zyrtarisht konfliktit.

Ndërkohë, ushtria amerikane qëlloi një cisternë me flamur iranian që po shkonte drejt një porti iranian, duke zbatuar bllokadën e saj. Aksioni erdhi disa orë pasi Irani ngriti një organ që tha se do të rregullojë trafikun përmes Ngushticës së Hormuzit, përpjekja e tij e fundit për të formalizuar kontrollin mbi pikën e pengimit tregtar.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesi lëndohet gjatë protestës para Kryeministrisë, rrëzohet përtokë! Transportohet me ambulancë drejt spitalit

Protestuesi lëndohet gjatë protestës para Kryeministrisë, rrëzohet përtokë! Transportohet me ambulancë drejt spitalit

November 29, 2026
Protesta e dhunshme/ Plagoset me plumb gome deputeti i PD-së

Protesta e dhunshme/ Plagoset me plumb gome deputeti i PD-së

November 29, 2026
Policia zbraz bulevardin! Protestuesit sulmojnë me gurë e fishekzjarrë, efektivët përgjigjen me gaz lotsjellës

Policia zbraz bulevardin! Protestuesit sulmojnë me gurë e fishekzjarrë, efektivët përgjigjen me gaz lotsjellës

November 29, 2026
VIDEO/ Protestuesit e marrin me vete në shesh, gomari largohet me vrap, “braktis” protestën!

VIDEO/ Protestuesit e marrin me vete në shesh, gomari largohet me vrap, “braktis” protestën!

November 29, 2026
Përplasje të forta para Kryeministrisë/ Gaz lotsjellës dhe ujë me presion, policia nis shoqërimet dhe shpërndarjen e turmës

Përplasje të forta para Kryeministrisë/ Gaz lotsjellës dhe ujë me presion, policia nis shoqërimet dhe shpërndarjen e turmës

November 29, 2026
Tensione në protestën para Kryeministrisë/ Protestuesit hedhin moltov, ndërhyn policia

Tensione në protestën para Kryeministrisë/ Protestuesit hedhin moltov, ndërhyn policia

November 29, 2026
Dhoma e Tregtisë reagon pas djegies së godinës gjatë protestës së 28 Nëntorit: Një goditje ndaj zërit të bizneseve në Tiranë

Dhoma e Tregtisë reagon pas djegies së godinës gjatë protestës së 28 Nëntorit: Një goditje ndaj zërit të bizneseve në Tiranë

November 29, 2026
Protesta përshkallëzohet para Kryeministrisë, kapsolla drejt godinës qeveritare dhe banderolë kundër Ramës

Protesta përshkallëzohet para Kryeministrisë, kapsolla drejt godinës qeveritare dhe banderolë kundër Ramës

November 29, 2026
Mbishkrimi ndaj Ramës në murin e Kryeministrisë ndez tensionet, policia del me skafandra!

Mbishkrimi ndaj Ramës në murin e Kryeministrisë ndez tensionet, policia del me skafandra!

November 29, 2026
Stuhia “Argos” godet Greqinë, alarm i kuq në Athinë dhe disa rajone

Stuhia “Argos” godet Greqinë, alarm i kuq në Athinë dhe disa rajone

November 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In