• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Sot përfundon afati për targat me akronime serbe, mbi 4 mijë regjistrime

by Java News
15/12/2023 09:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga 16 dhjetori, qytetarët të cilët nuk i kanë regjistruar automjetet në RKS-Republika e Kosovës, nuk do të lejohen të qarkullojnë në territorin e Kosovës me targa serbe e që shteti i konsideron të jashtëligjshme.

Dita e sotme shënon ditën e fundit që të gjithë pronarët me targa si KM, PR, PZ, DE, UR e të tjera t’i kthejnë ato në targa të Republikës së Kosovës, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, Nora Fetoshi, zëdhënëse në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Pas përfundimit të këtij afati, pra pas datës 15 dhjetor, qytetarët të cilët nuk i regjistrojnë veturat e tyre edhe pas vendimit të përcaktuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, do të llogariten si pronarë të veturave të paregjistruara dhe veturat e tyre nuk do të lejohen të qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës, duke përfshirë këtu edhe pikëkalimet kufitare ashtu siç parasheh edhe legjislacioni në fuqi. Automjetet do të ndalohen nga Policia e trafikut rrugor dhe do të gjobiten për kundërvajtje në trafik dhe tabelat do t’i largohen automjetit, ndërsa nëse e njëjta vetura do të haset përsëri në qarkullim ajo veturë do të konfiskohet”, tha Fetoshi.

Afati për konvertimin e targave do të duhej të përfundonte më 1 dhjetor por Qeveria e Kosovës e zgjati edhe për 15 ditë pasi ishin vërejtur radhë të gjata para qendrave për riregjistrim.

Targat KM, dhe me akronime të tjera serbe për qytetet e Kosovës janë lëshuar nga autoritetet serbe dhe konsiderohen të paligjshme nga autoritetet në Kosovë.

“Kërkesat e shumta qytetarët tanë të komunitetit serb, fillimisht i adresuan tek Policia e Kosovës dhe ne i morrëm parasysh ato duke zgjatur për 45 ditë afatin për regjistrim të veturave. Ky proces, deri më 15 dhjetor është mundësia e fundit që të gjithë pronarët të cilët posedojnë mjete me targa ilegale si KM, GL, PR, PZ, DE, UR etj të cilat janë edhe relikt i kohës së Millosheviçit ti kthejnë ato në targa të Republikës së Kosovës”, tha Fetoshi.

Sipas Qeverisë së Kosovës, nga 1 nëntori deri më 14 dhjetor, 3.405 qytetarë kanë konvertuar targat e tyre në RKS dhe komunat me numrin më të madh janë Mitrovica e Veriut dhe Leposaviqi.

“Ndërsa, nga tërë procesi prej vitit të kaluar janë gjithësej 4210 konvertime të tabelave”, bëri të ditur Fetoshi duke theksuar se “përveç lehtësirave financiare, në afatin e kaluar, ne ndryshuam edhe udhëzimin administrativ në mënyrë që qytetarët tanë të komunitetit serbë në veri të mund të regjistrojnë veturat e tyre me targat e regjionit në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve pavarësisht vendbanimit apo vendqëndrimit të tyre”.

Sipas Qeverisë së Kosovës ky proces ka për qëllim ligjshmërinë dhe sigurinë në trafik. Qarkullimi i automjeteve me targa të tilla është toleruar deri më tani në veri, ndërsa në zonat e banuara nga serbët në jug të Ibrit, ato ishin larguar nga përdorimi më shumë se dhjetë vjet më parë.

Sipas përllogaritjeve të sektorit civil serb, në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, ka pasur rreth 10.000 automjete me targa KM. Çështja e targave KM është ka shkaktuar kriza në veri që çuan në protesta, daljen e serbëve nga institucionet dhe vendosjen e barrikadave.

Tensionet në veri kulmuan më 24 shtator të këtij viti me një sulm të armatosur ndaj Policisë së Kosovës nga një grup i serbëve lokalë, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre sulmues serbë./Rel

Next Post
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

A mund ta zgjidhi Paradoksi i Wollheim problemin e PD-së?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

March 30, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Negociatat, Berisha: Shqipëria mbeti në klasë, nuk ecën dot përpara

March 30, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Integrimi në BE, Rama: Prokurimet publike me inteligjencë artificiale do ta bëjnë Shqipërinë shembull

March 30, 2026
Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

March 30, 2026
Kush do t’i bashkohet Sali Berishës? SHBA gati listën e re të “non grata”-ve, përfshihet edhe Shqipëria

Zbulohet dokumenti: PD pagoi 800 mijë dollarë në një vit për t’i hequr Berishës non-gratën

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In