• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sot në GJKKO seanca për dosjen ‘Veliaj’, vendoset nëse çështja kalon për gjykim

by A R
28/10/2025 08:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në orën 10:00 të paradites së sotme, 28 tetor, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), zhvillohet seanca paraprake për dosjen ndaj Erion Veliajt.

Kjo seancë pritet të përcaktojë nëse çështja do të kalojë në gjykim apo do të pushohet.

Në seancën e kaluar, procesi u shty për shkak të bojkotit të avokatëve, të cilët protestuan ndaj arrestimit të kolegut të tyre Ulian Bajrami në Elbasan.

Në këtë dosje janë të pandehur gjithsej 30 persona dhe subjekte juridike, mes tyre edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, si dhe ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka.

Sipas hetimeve të SPAK, Veliaj akuzohet për nëntë raste korrupsioni, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre, si dhe futje të sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit.

Edhe Ajola Xoxa përballet me akuza për korrupsion pasiv në 9 raste, të lidhura me kompani private dhe organizata jofitimprurëse, si dhe për pastrim parash e fshehje të të ardhurave.

Ndërsa Bushka akuzohet për veprime që kanë penguar hetimin dhe zbulimin e së vërtetës.

Paralelisht me këtë proces penal, Veliaj ka nisur edhe një betejë ligjore ndaj qeverisë, pas vendimit të Këshillit të Ministrave më 25 shtator për ta shkarkuar nga detyra, me argumentin se nuk ishte paraqitur në punë prej më shumë se tre muajsh pas arrestimit më 10 shkurt.

Ish-kryebashkiaku e ka ankimuar shkarkimin në Gjykatën Kushtetuese, e cila e ka pezulluar përkohësisht vendimin dhe procesin e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë, derisa të japë vendimin përfundimtar.

Pak ditë më parë, Apeli i GJKKO rrëzoi kërkesën e Veliajt për shpalljen si të pavlefshme të hetimeve paraprake të kryera nga SPAK.

Next Post
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Ëndrrat e një nate vjeshte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

October 25, 2026
Kush është njeriu që sfidon Vuçiçin?

Kush është njeriu që sfidon Vuçiçin?

October 25, 2026

Ku është populli (dhe ku janë 78 mijë studentë)?!

October 25, 2026
Tensione në bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

Tensione në bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

October 25, 2026
Kremlini: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën

Kremlini: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën

October 25, 2026
Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

10 mijë, rrëzojnë 1 milionë?

October 25, 2026
Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

October 25, 2026
Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

Rama hedh poshtë “fake news” për Vishkullin: Të gjitha shpenzimet i paguan shteti! E përcollëm unë, Begaj dhe Peleshi

October 25, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Dhuna në protesta, Koçiu: Është kthyer në rrezik serioz për jetën e qytetarëve

October 25, 2026
Kërkoi dialog me Ramën, protestuesi hidhet nga të tjerët në shkallët e Kryeministrisë, bëhet për spital

Kërkoi dialog me Ramën, protestuesi hidhet nga të tjerët në shkallët e Kryeministrisë, bëhet për spital

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In