• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sot ndihem homoseksual, ndihem punëtor emigrant”/ Infantino ‘sulmon’ Perëndimin dhe e akuzon për hipokrizi

by
19/11/2022 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë para se të ngrejë siparin Kupa e Botës në Katar nuk kanë të ndalur polemikat.  Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s, ka kritikuar sot evropianët rreth qasjes për Kupën e Botës të Katarit, teksa po kërkon nga mediat perëndimore që të ndalojnë siç thotë ai, “dhënien e mësimeve morale”.

Turneu është shoqëruar nga polemika për shkak të shqetësimeve rreth të drejtave të njeriut në Katar, veçanërisht trajtimit ndaj punëtorëve migrantë dhe komunitetit LGBTQ+.  Por, Infantino duke folur në prag të turneut përpara ndeshjes së Katarit kundër Ekuadorit të dielën, u kundërpërgjigj kritikëve.

“Ne kemi thënë shumë, shumë mësime nga disa evropianë, nga bota perëndimore. Unë mendoj se për atë që ne evropianët kemi bërë 3000 vitet e fundit, duhet të kërkojmë falje për 3000 vitet e ardhshme përpara se të fillojmë t’u japim mësime morale njerëzve”, u shpreh ai.

“Sot e ndjej Katarin. Sot ndihem arab. Sot ndihem afrikan. Sot ndihem homoseksual. Sot ndihem si një punëtor migrant. Sigurisht, unë nuk jam nga Katari, nuk jam arab, nuk jam afrikan, nuk jam homoseksual, nuk jam me aftësi të kufizuara. Por më pëlqen, sepse e di se çfarë do të thotë të jesh i diskriminuar, të ngacmosh, si i huaj në një vend të huaj. Si fëmijë më ngacmonin – sepse kisha flokë të kuq dhe njolla, plus isha italian, kështu që imagjinoni. Çfarë bëni atëherë? Ju përpiqeni të angazhoheni, të bëni miq. Mos filloni të akuzoni, ziheni, ofendoni, filloni të angazhoheni. Dhe kjo është ajo që ne duhet të bëjmë”, shtoi Infantino.

“Amnesty International” publikoi një raport muajin e kaluar duke thënë se megjithëse shteti i Katarit ka bërë përparim në mbrojtjen e punëtorëve migrantë, rregulloret e dobëta dhe mungesa e zbatimit do të thotë se ka “ende shumë rrugë për të bërë”.

“The Guardian” raportoi në shkurt 2021 se 6,500 punëtorë migrantë nga India, Pakistani, Nepali, Bangladeshi dhe Sri Lanka kishin humbur jetën në Katar, por nikoqirët thanë se këto shifra ishin mashtruese sepse jo të gjitha vdekjet ishin të njerëzve që punonin në projektet e Kupës së Botës, përcjell Gazeta Express.

“Nëse Evropa interesohet vërtet për fatin e këtyre njerëzve, ata mund të krijojnë kanale ligjore – siç bëri Katari – ku një numër i këtyre punëtorëve mund të vijnë në Evropë për të punuar. Jepuni atyre një të ardhme, pak shpresë”, tha Infantino.

Infantino ka folur edhe rreth vendimit për ndalimin e shitjes së pijeve alkoolike në dhe rreth stadiumeve të Kupës së Botës “Katar 2022”. Zvicerano-italiani nuk e konsideroi këtë si ndonjë problem të madh, pavarësisht se kishte reagime të shumta nga tifozët dhe jo vetëm.

“Nëse kjo është çështja më e madhe që kemi për Kupën e Botës, atëherë unë do të jap dorëheqjen menjëherë dhe do të shkoj në plazh për t’u çlodhur” tha ai këtë të shtunë në një paraqitje për media.

Infantino gjithashtu tha se çdo vendim i marrë në këtë turne është një vendim i përbashkët mes Katarit dhe FIFA-s. Kujtojmë se Kupa e Botës do të zhvillohet nga data 20 nëntor deri më 18 dhjetor.

/e.d

Next Post

Shqipëria bëhet pjesë e Mbrojtjes Civile të BE-së, Varhelyi: Një tjetër hap i madh!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lista e Kryetares së Kuvendit

September 10, 2026
Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

September 9, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Përplasjet në protestë: Rama sfidon Demokratët Evropianë: Hajde, ji i guximshëm dhe dënoje! Kjo është dhunë

September 9, 2026
Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

September 9, 2026
Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

September 9, 2026
“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

September 9, 2026
Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

September 9, 2026
Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

September 9, 2026
Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

September 9, 2026
“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com