Në përfundim të natës së dytë gjysmëfinale të Edicioni të 54-t të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar u përzgjodhën nga juria edhe këngëtarët finalistë që do të këndojnë mbrëmjen e së dielës kur do të shpallet fituesi i këtij edicioni.
Eventi më i rëndësishëm i muzikës shqiptare, që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, nën prezantimin e dyshes, Blerta Tafani dhe Pandi Laço dhe me drejtor artistik Elton Deda, përzgjodhi mbrëmjen e së shtunës emrat e 18 finalistëve që shkojnë në finalen e madhe, e cila mbahet të dielën në mbrëmje.
Juria e këtij festivali vendosi që në natën finale do të shkojnë këngët:
“Jeto dhe ëndërro” – Andrian Lulgjuraj
“Engjëll i lirë” – Sigi Basri
“Buzëqesh” – Dilan Reka
“Pa mbarim” – Luiz Ejlli
“Asaj” – Nilsa Hysa
“Monolog” – Erga Halilaj
“Të ndjek çdo hap” – Florent Abrashi
“Në sytë e mi” – Teuta Kurti
“Një kafe” – Kozma Dushi
“Merrmë që sot” – Aslaidon Zaimaj
“Mos ik” – Egert Pano
“Ajo çfarë ndjej” – Kristi Popa
“Dashuri në përjetësi” – Rezart Smaja & Klodian Kacani
“Një det me ty” – Jozefina Simoni
“Sa të dashuroj” – Genc Tukiqi
“Flakë” – Evans Rama
“Liroje zemrën” – Besa Krasniqi
“Infinit” – Enxhi Nasufi
“S’je për mu” – Flaka Krelani
“Ato që s’t’i them dot” – Renis Gjoka
“Për një mrekulli” – Lind Islami
“Përrallë” – Eneda Tarifa
Kënga fituese e këtij festivali do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong Contest 2016, në Suedi.