Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbledhë sot Konventën Kombëtare Zgjedhore, për të zgjedhur kryetarin e ri pas dorëheqjes së Petrit Vasilit.
Vasili dha dorëheqjen nga drejtimi i LSI-së pak ditë më parë, duke propozuar si zëvendësuese të tij, zëvendëskryetaren aktuale të kësaj force politike, Monika Kryemadhi.
Monika Kryemadhi pritet të zgjidhet kryetarja e LSI-së, pasi është kandidatja e vetme si pasuse e Vasilit.
Konventa Kombëtare Zgjedhore do të zhvillohet pasditen e sotme në orën 18:00. /b.d