• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot Kongresi i PS/ Ja xhenda e plotë, priten debate për çështjen “Blushi”

by A R
19/03/2016 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gati 1500 socialistë do të mblidhen sot për zhvillimin e Kongresit të Partisë Socialiste. Ky organ është më i larti i veprimtarisë politike të kësaj partie, dhe për herë të fundit është mbledhur në 5 nëntor të vitit 2011. Mësohet se ftesë për pjesëmarrjen në këtë aktivitet të rëndësishëm të Partisë Socialiste, kanë marrë shumë figura të njohura me kontribute historike në këtë parti, duke filluar nga lideri historik i saj, Fatos Nano, e po ashtu janë ftuar dy ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Mejdani raporton Shqiptarja.com. Ftesë kanë marrë dhe partitë e tjera aleate, si Ilir Meta, Bamir Topi, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule, Paskal Milo etj..

Po ashtu, nga Kosova dhe Maqedonia janë ftuar përfaqësues të rëndësishëm politikë, ku është konfirmuar pjesëmarrja e një delegacioni të partisë Vetëvendosje, e përbërë nga Albin Kurti, deputet, Glauk Konjufca, drejtues i Grupit Parlamentar dhe Boiken Abazi, sekretar për Marrëdhënie me Jashtë, si dhe nënkryetari i parlamentit të Kosovës, Xhavit Halili. Do të ketë një përfaqësi të rëndësishme e të majtës evropiane. Kështu, do të jetë sot i pranishëm italiani Giani Pitella, kryetar i grupit Socialist dhe Demokrat në Parlamentin Evropian, i njohur për marrëdhëniet e tij të ngushta me dy përfaqësuesit e së majtës shqiptare, Edi Rama dhe Ilir Meta.

Veç tij, fjalën gjatë Kongresit do ta marrë dhe ish kryeministri Italian, Massimo D’Alema. Të pranishëm do të jenë përmes video-mesazheve dhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair, dhe gjermani Martin Schultz, kryetar i Parlamentit Evropian. Ky kongres do të zhvillojë punimet sipas parashikimeve vetëm gjatë një dite, por nuk përjashtohet mundësia, që në vijueshmëri të debatit, të ketë vijim të saj ditën e diel. Zyra e Koordinimit në PS ka përllogaritur që në Pallatin e Kongreseve të zhvillojë nesër paradite konventën e Forumit Rinor Socialist, duke hapur garën edhe për këtë forum.

Në këto kushte, do të synohet që Kongresi të mbyllet brenda ditës së sotme. Punimet e Kongresit do të modelohen nga kryetari dhe nënkryetari i Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruci dhe Taulant Balla. Sipas tematikës, do të ketë podiume të ndryshme për çdo pikë të rendit të ditës. Kongresi ka parashikuar 6 pika në rend dite, por pritet që Dade e Hafizi të kërkojnë ndryshime, dhe nuk dihet si do të ndryshojë axhenda. I pari që do të marrë fjalën është kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Pas tij pritet të jenë përshëndetjet e të ftuarve, për të kaluar më pas me raportin mbi ecurinë dhe rezultatet e fushatës së anëtarësimeve e zgjedhjeve në PS, që do të bëhet nga Gramoz Ruçi.

Sipas këtij raporti, mësohet paraprakisht se Ruçi do të raportojë arritjen e anëtarësisë në 94 mijë anëtarë, dhe shtimin e saj me 20 mijë pranime të reja vetëm gjatë kësaj fushate të re ristrukturimi. Më pas, axhenda vijon me një raport të Komisionit të Garancive Statutore për veprimtarinë midis dy kongreseve për të vijuar tek pika më e gjatë e rendit: pyetje dhe diskutime. Pika kulmore do të jetë e pesta, ndryshime e përmirësime në Statutin e PS, për të përfunduar me zgjedhjen e organeve drejtuese qendrore të PS.

Axhenda

  1. Fjala e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.
  2. Raporti mbi ecurinë dhe rezultatet e fushatës së anëtarësimeve e zgjedhjeve në PS, nga Gramoz Ruçi.
  3. Raport i Komisionit të Garancive Statutore për veprimtarinë midis dy kongreseve.
  4. Pyetje dhe diskutime.
  5. Ndryshime e përmirësime në Statutin e PS.
  6. Zgjedhja e organeve drejtuese qendrore të PS.

Votimi

PS zgjedh sot Asamblenë dhe Komisionin e Garancive

Në kongres do të votohet për 175 anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare, e cila do të rifreskohet, me një numër total prej 300 anëtarësh, ku 125 hyjnë automatikisht për shkak të funksioneve në parti. Po ashtu, Kongresi do të zgjedhë edhe 9 anëtarët e Komisionit të Garancive Statutore. Ndryshe nga herët e tjera, çdo delegat do të votojë vetëm për anëtarët e qarkut të tij në Asamble dhe Komision duke e bërë garën më direkte. Të drejtën e votës përveç delegatëve të zgjedhur për shkak të zgjedhjeve të brendshme të partisë e kanë dhe 620 të tjerë që e përfitojnë atë për shkak të postit që mbajnë si deputet, kryetar partie e bashkie dhe ish presidentë.

Oponenca/ “Referendumi nuk mund të zëvendësojë zgjedhjet”. Hafizi: Duam një njeri, jo një problem në krye të partisë

Deputetja kritike ndaj kryetarit të Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi, ka shprehur dje edhe një herë qëndrimin e grupit të saj se zgjedhjet nuk mund të zëvendësohen me referendum në PS. “Por, a mundet që Referendumi te zëvendësojë Zgjedhjet e brendshme në parti? Referendumi është proces që zhvillohet për problemet që prekin parimet programore dhe statutore. Pra, referendumi është thirrja për votë e lidhur me një problem, kurse zgjedhja për funksionet përfaqësuese të partisë është votë e kërkuar për një njeri.

Një njeri që fiton përmes një gare së paku mes dy kandidatësh. Ballë për ballë, me argumente. Ne po kërkojmë në krye të partisë një njeri, jo një problem!”-shkruan Hafizi. Ajo shton se referendumi nuk mund të ketë fuqi prapavepruese. “Problemet që shtrohen në një referendum i përkasin qëndrimeve dhe zgjidhjeve që do të duhet të mbahen dhe adoptohen në të ardhmen. Rrjedhimisht, rezultati i një referendumi nuk ka dhe nuk mund të ketë ndikim mbi çështjet dhe faktet e së shkuarës. Për pasojë, referendumi nuk mund të ketë fuqi prapavepruese, cilido qoftë rezultati i tij.

Ne sot kërkojmë zgjedhje për Kryetarin e Partisë, për t’i dhënë fund një situate që na mban peng prej tre vitesh”-shprehet Hafizi. Sipas saj, referendumi, edhe pse përbën mjetin më demokratik të ushtrimit drejtpërdrejt të sovranitetit, nuk mund të përdoret për të kufizuar të drejtat themelore të njeriut. “Ky referendum do ishte antikushtetues, sepse kufizon të drejtën themelore për të zgjedhur e për t’u zgjedhur, e drejtë kjo e pandashme, e patjetërsueshme dhe e padhunueshme”-thotë Hafizi./Shqiptarja

Next Post

Starton Formula 1/ Dy makinat Mercedez nisen të parat në garën e Australisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Patos, elektricisti humb jetën teksa punonte në shtyllë

Po punonte për riparimit të linjës së energjisë elektrike, humb jetën punonjësi i OSHEE në Belsh! Hetime për shkaqet

September 12, 2026
A mund të shndërrohet lufta SHBA-Iran në një konflikt ‘të ngrirë’ të zgjatur?

Marrëveshja për huanë direkte prej 302 milionë USD me Amerikën, ministri Nufi: Konfirmim edhe një herë nga SHBA i besimit të tyre te Shqipëria!

September 12, 2026
VIDEO/ Arratisja e shqiptarit në Greqi, edhe një i dytë tentoi por u ndalua! Ky është automjeti i aksidentuar i autorëve! Gjendet dhe arma, zbulohen pamjet

VIDEO/ Arratisja e shqiptarit në Greqi, edhe një i dytë tentoi por u ndalua! Ky është automjeti i aksidentuar i autorëve! Gjendet dhe arma, zbulohen pamjet

September 12, 2026
“Tajlanda nuk është në shitje”- Në Bangkok nisin protestat para Ambasadës së Izraelit!

“Tajlanda nuk është në shitje”- Në Bangkok nisin protestat para Ambasadës së Izraelit!

September 12, 2026
“Marshi për Liri” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, qytetarët nisin grumbullimin në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë (FOTO)

“Marshi për Liri” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, qytetarët nisin grumbullimin në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë (FOTO)

September 12, 2026
EMRAT+FOTO/ Kthyen ish-qendrën tregtare në ‘fermë hashashi”, arrestohen 2 shqiptarët në Angli! Vlera e drogës 1.3 milionë paund, ja si u zbuluan

EMRAT+FOTO/ Kthyen ish-qendrën tregtare në ‘fermë hashashi”, arrestohen 2 shqiptarët në Angli! Vlera e drogës 1.3 milionë paund, ja si u zbuluan

September 12, 2026
Marshimi në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së, mijëra qytetarë nga Shqipëria dhe Diaspora drejt Prishtinës! Radhë të gjata në Morinë

Marshimi në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së, mijëra qytetarë nga Shqipëria dhe Diaspora drejt Prishtinës! Radhë të gjata në Morinë

September 12, 2026
“Rrezikohet besimi te drejtësia”- Leka: Absurde që gjyqtarët dhe prokurorët të rrisin vetë pagat e tyre! E interpretuan gabim vendimin e Kushtetueses

“Rrezikohet besimi te drejtësia”- Leka: Absurde që gjyqtarët dhe prokurorët të rrisin vetë pagat e tyre! E interpretuan gabim vendimin e Kushtetueses

September 12, 2026
“Do të luaj deri në 100 vjeç!”- Intervista që po trondit rrjetin, Mbappé shpërthen: Jam pranë ekselencës, ndaj dhe më kritikojnë!

“Do të luaj deri në 100 vjeç!”- Intervista që po trondit rrjetin, Mbappé shpërthen: Jam pranë ekselencës, ndaj dhe më kritikojnë!

September 12, 2026
Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë në Rrugën e Kombit shqiptari nga Kosova

Kryetari i bashkisë humb jetën në aksident, po udhëtonte me motor kur doli nga rruga dhe…

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com