• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot Konferenca e Donatorëve në Bruksel, Rama: Ditë e madhe për shqiptarët, shpresoj shumë

by Java News
17/02/2020 08:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot në Bruksel do të zhvillohet Konferenca e Donatorëve, ku Shqipëria shpreson te një solidaritet, jo vetëm simbolik, por të ndihmuar në rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit të vitit të kaluar. Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një ditë të madhe për shqiptarët.

Nga Brukseli, ku ndodhej për takimin jo zyrtar mbrëmjen e djeshme me fokus metodologjinë e re të zgjerimit të BE-së, Rama u shpreh optimist se do të marrë një ndihmë të madhe për të mos e përballuar të vetëm faturën e madhe të rindërtimit.

“Po kështu, për ne, Shqipërinë, nesër (sot) është dita e madhe, sepse kemi konferencën e donatorëve për përballimin e situatës pas tërmetit dhe po shpresoj shumë se do të gjejmë mjaftueshëm solidaritet e mbështetje për të ecur përpara me rindërtimin”, tha Rama.

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca shkruante dje se cdo gjë është gati për Konferencën e Donatorëve dhe beson se ndërkombëtarët do të tregojnë solidaritet me Shqipërinë.

Programin për Konferencën e Donatorëve që do të zhvillohet sot duke filluar nga ora 14:30 e zbuloi zëdhënësja e KE-së.

“Presidentja e Komisionit Europian do të hapë konferencën së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Këshillit Europian Charles Michel në 14:30. Komisioneri për Zgjerimin Olivér Várhelyi do të hapë dhe mbyllë sesionin e angazhimeve të donatorëve në këtë konferencë, ndërkohë që komisioneri Janez Lenarčič do të bëjë vlerësimin e nevojave lidhur me dëmet e tërmetit. Në përfundim të konferencës së donatorëve, presidentja Von der Leyen dhe kryeministri Edi Rama do të mbajnë një konferencë për shtyp”, tha zëdhënësja.

Holanda zyrtarizoi para tre ditësh ndihmën 3 milionë euro për Shqipërinë, por dëmet llogariten 980 milionë euro, teksa rindërtimi kërkon rreth 1.08 mld euro. /e.s/

Next Post
Horoskopi ditor, e Enjte 14 Mars 2019

Si do sillen shenjat e horoskopit ditën e sotme, 17 shkurt 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas tragjedisë me deputeten që u dëmtua rëndë në këmbë, një tjetër kërcënim trondit politikën në Australi

Pas tragjedisë me deputeten që u dëmtua rëndë në këmbë, një tjetër kërcënim trondit politikën në Australi

October 22, 2026
Hetimi për kampet e emigrantëve në Shqipëri fiton çmim europian gazetaresk

Hetimi për kampet e emigrantëve në Shqipëri fiton çmim europian gazetaresk

October 22, 2026
Makina përfundon në kanal në Lushnjë, plagosen çifti i bashkëshortëve

Makina përfundon në kanal në Lushnjë, plagosen çifti i bashkëshortëve

October 22, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Shehaj dhe Qori janë ANTIFA shqiptare”/ Idajet Beqiri hedh akuza të forta: Berisha mban grupet e zjarrit!

October 22, 2026
Trump “ngrin” Patriotët për Ukrainën: Çfarë fshihet pas këtij vendimi dhe cili është reagimi i Zelenskyt?

Trump “ngrin” Patriotët për Ukrainën: Çfarë fshihet pas këtij vendimi dhe cili është reagimi i Zelenskyt?

October 22, 2026
Bordi Drejtues i PISA-s në Tiranë/ Kumbaro: Siguria dhe mirëqenia e nxënësve në qendër të përgjegjësisë së këtyre ditëve

Bordi Drejtues i PISA-s në Tiranë/ Kumbaro: Siguria dhe mirëqenia e nxënësve në qendër të përgjegjësisë së këtyre ditëve

October 22, 2026
Pas 18 vitesh nga licencimi, projekti eolik 72 MW në Konispol ndryshon planin e ndërtimit

Pas 18 vitesh nga licencimi, projekti eolik 72 MW në Konispol ndryshon planin e ndërtimit

October 22, 2026
Alarm në fluturimin drejt Gjermanisë, pasagjerët vjellin në bord, dyshohet për përhapjen e norovirusit

Alarm në fluturimin drejt Gjermanisë, pasagjerët vjellin në bord, dyshohet për përhapjen e norovirusit

October 22, 2026
“Dështojnë” përpjekjet diplomatike, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 7 të vrarë në Kiev

“Dështojnë” përpjekjet diplomatike, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 7 të vrarë në Kiev

October 22, 2026
Rezervat valutore të Rajonit arrijnë në rreth 62 miliardë dollarë, Shqipëria rritje rekord

Rezervat valutore të Rajonit arrijnë në rreth 62 miliardë dollarë, Shqipëria rritje rekord

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In