• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot, Inter – Juventus “luftë” për kreun! Sfidë spektakolare mes Arsenal e Liverpool, në Madrid derbi…

by A R
04/02/2024 10:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numërimi mbrapsht ka nisur për të dielën e jashtëzakonshme të futbollit.

Ndërthurja e fatit e ka bërë ndoshta ditën më spektakolare të kalendarit futbollistik në kampionatet kryesorë të Europës, luhen Inter-Juventus, Arsenal – Liverpool, Real Madrid – Atletico, Lyon – Marsejë dhe madje edhe Panathinaikos – Olympiakos. Klasiket e kampionateve më të fortë të kontinentit që vijnë në të njëjtën ditë, dhe natyrisht në të njëjtin ekran, atë të platformës sportive që i mbledh të gjithë më të mirët, në SuperSport.

Në Itali, përtej rivalitetit të përjetshëm mes Inter dhe Juves, penalltisë së padhënë të Ronaldo fenomenit, Calciopolit këtë herë derbi i Italisë vjen me aromën e titullit. Interi kryesues, me statusin e skuadrës më të fortë të kampionatit dhe me një ndeshje më shumë në dispozicion, pret rivalët kryesorë për Scudetton, Juventusin e Max Allegrit, që kërkon fitoren për parakalimin e madh në një sfidë që i jep drejtim kampionatit.

Sfidë e jashtëzakonshme bomberash mes Lautaro Martinez dhe Vlahovic, të njëjtët që shënuan dhe në barazimin 1-1 të fazës së parë, por këtë herë pritet një sfidë shumë më e ndezur, pasi të dyja skuadrat e dinë që luhet gjithçka për gjithçka. Derbi i Italisë drejtpërdrejt në orën 20.45 në SS2.

Vështirësi përzgjedhjeje për orarin pasi vetëm 15 minuta më pas, në SS3, nis Real – Atletiko. Derbi i Madridit me Los Blancos kryesues të kampionatit, që kërkojnë kurorën e mbretërve të La Ligas, me luftëtarët Los Colchoneros që kërkojnë t’u vënë stërkëmbëshin në një sfidë që ka ofruar spektakël të jashtëzakonshëm. Në javët e fundit prodhuan dy përballje spektakolare.

Në Superkupë, Reali fitoi 5-3 ndaj Atletikos në gjysëmfinalet e Superkupës në një sfidë të jashtëzakonshme, Los Colchoneros u hakmorrën vetëm një javë më pas duke eleminuar merengesit nga Kupa e Mbretit duke fituar 4-2 në një sfidë ku u desh sërish shtesa për të vendosur fituesin. Shumë gola, klas, teknikë dhe llogari të hapura në një derbi të jashtëzakonshëm.

Sfida që duhet t’i zgjidhni pasi të keni parë natyrisht një ndër klasiket e futbollit anglez. Në orën 17.30 në SS2 nis Arsenal – Liverpool. Përballen dy prej skuadrave më spektakolare të kampionatit më të fortë në botë. Liverpuli kryesues me Klopp që në sezonin e tij të fundit, kërkon të lërë Anfield me titullin kampion, në transfertën më delikate përballë Topcinjve të Artetës, me futboll spektakolar dhe 5 pikë më pak se të kuqtë që te kjo sfidë shohin ndoshta shansin e fundit për t’i futur marshin e titullit të shumëëndërruar, që vjet e humbën vetëm në javët e fundit. Do të jetë padyshim një betejë spektakolare e denjë për ti mbajtur të gjithë me frymën pezull.

Sikur të mos mjaftonin 3 sfidat kryesore të kampionateve më të fortë të kontinentit, nga Ligue 1 vjen një tjetër klasike, Lyon-Marsejë, dy prej skuadravve më të titulluara dhe me histori të futbollit francez që pavarësisht klasifikimit, duan të tregiojnë se fisnikëria e kampionatit mbeten ato në një 90 minutësh që mbart dekada rivalitet, takim ky që transmetohet në 20.45 në SS4.

E kur bëhet fjalë për rivalitet, i jashtëzakonshëm është ai sidomos në Ballkan. Greqia është në ethet e Panathinaikos-Olympiakos, jeshiolët kundër të kuqve , është sfida që historikisht ndez Athinën me armiqtë e betuar të futbollit helen, që edhe pse pa tifozë për shkak të përplasjeve të dhunshme, premtojnë një betejë të vërtetë në fushën e blertë, në takimin që transmetohet në orën 20.00 në SS5.Një e dielë vërtetë e jashtëzakonshme, vështirë të gjesh një ditë tjetër që bën bashkë kaq sfida spektakolare, e aq më shumë një platformë që i bën bashkë.

/a.r

Next Post
“Bëhuni gati!”, Basha u premton të rinjve: Do t’ju çoj drejt një të ardhmeje të paparë!

"Bëhuni gati!", Basha u premton të rinjve: Do t'ju çoj drejt një të ardhmeje të paparë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A synon Maroku të marrë Ceutën dhe Melillën? Kriza e emigrantëve ngre dyshime

A synon Maroku të marrë Ceutën dhe Melillën? Kriza e emigrantëve ngre dyshime

August 2, 2026
DETAJE | Të shtënat me armë në Milot, pistat ku po heton Policia

DETAJE | Të shtënat me armë në Milot, pistat ku po heton Policia

August 2, 2026
Të shtëna me armë në një restorant në SHBA, tre të vrarë dhe shtatë të plagosur

Të shtëna me armë në një restorant në SHBA, tre të vrarë dhe shtatë të plagosur

August 2, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Vetëm 18% probabiliteti në Polymarket për rënien e qeverisë Rama këtë vit…

August 2, 2026
Savicevic: Turp që Baresi nuk fitoi “Topin e Artë”, Sammer dhe Cannavaro nuk ishin si ai!

Savicevic: Turp që Baresi nuk fitoi “Topin e Artë”, Sammer dhe Cannavaro nuk ishin si ai!

August 2, 2026
Dënimi pa vendim

Dënimi pa vendim

August 2, 2026
Kriza në Ceuta, Meloni kërkon që BE-ja të financojë qendrat e riatdhesimit sipas modelit në Shqipëri

Kriza në Ceuta, Meloni kërkon që BE-ja të financojë qendrat e riatdhesimit sipas modelit në Shqipëri

August 2, 2026
VIDEO / Rama ndan historinë e peshkatarit nga Vlora: Një jetë mes dallgëve…

VIDEO / Rama ndan historinë e peshkatarit nga Vlora: Një jetë mes dallgëve…

August 2, 2026
Nga SHBA-të te Europa, e djathta përdor krizën në Ceuta për të sulmuar Pedro Sanchez

Nga SHBA-të te Europa, e djathta përdor krizën në Ceuta për të sulmuar Pedro Sanchez

August 2, 2026
E diel me mot të kthjellët dhe temperatura të larta

E diel me mot të kthjellët dhe temperatura të larta

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com