Sot i jepet lamtumira veprimtarit të shquar Adem Demaçi.
Në Prishtinë po zhvillohet ceremonia mortore ku marrin pjesë një sërë personalitetesh.
Vajza e tij ka dhënë një mesazh të ndjerë teksa është shprehur se kisha një baba që e ndava me të gjithë shqiptarët.
“Ishte njeri që u sakrifikua për shqiptarizmin. Po ta njihnin shqiptarët mirë veten do përpiqeshin ta përmirësonin veten, dhe në mënyrë kritike të luftohej e keqja, më thoshte ai. Kështu si jemi, nuk e njohim as veten, nuk e dimë rëndësinë e bashkimit dhe do na përsëritet historia”, ka thënë Abetare Demaçi./a.m.