• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tre sinjalet politike të Ilir Metës në kthimin e ligjit për Teatrin

by Ylli Pata
28/07/2018 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata 

Dekretimi nga Presidenti Ilir Meta për ta rikthyer në Kuvend ligjin për Teatrin e ri Kombëtar, më shumë sesa një rrëzim i mazhorancës, ishte një tentativë e kreut të shtetit për ta rifilluar procesin nga e para.

Ilir Meta, i cili vjen nga drejtimi i LSI-së, sot një nga partitë kryesore të opozitës, nuk e ka shfrytëzuar si President “armën” më vrastare ndaj qeverisë dhe mazhorancës që ka ai në dorë, por përdori një goditje të butë, e cila duhet analizuar me kujdes.

Në dekretin që është bërë publike nga faqja e Presidentit të Republikës, theksohet tekstualisht se “Në respekt të ushtrimit të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në funksion të transparencës dhe informimit të opinionit publik, Presidenti i Republikës bën me dije se sot më datë 27 korrik 2018, ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”.

Sipas Kushtetutës, parlamenti duhet të rimblidhet sërish për të shqyrtuar dekretin e Presidentit dhe sipas gjasave mund ta rrëzojë atë, duke rivotuar ligjin aktual për Teatrin, ose mund ta modifikojë ligjin, sipas negociatave që priten të zhvillohet deri nga data 10 shtator.

Që Ilir Meta nuk do t’i hapte “dritë jeshile” ligjit për Teatrin e ri kjo dukej në ajër, por kreu i shtetit kishte dy rrugë për ta bërë këtë.

E para ishte ajo që Meta ndërmori të premten pasdite, pra rikthimin e ligjit në Kuvend, në mënyrë që të rishikohet edhe njëherë drafti. Dhe e dyta do të ishte nëse Presidenti e cilësonte ligjin antikushtetues dhe e dërgonte në Gjykatën Kushtetuese.

Nëse do të ndodhte kjo e dyta, me situatën aktuale në institucionin që interpreton ligjin themeltar të shtetit shqiptar, do të ishte e pamundur shqyrtimi deri sa të mbusheshin vendet vakante të trupës, pjesë e së cilës ka mbetur vetëm kryetari Bashkim Dedja.

Pra, nëse Meta do ta dërgonte ligjin për Teatrin në Kushtetuese, do të kishte ndodhur bllokada reale, duke anuluar përfundimisht ndërtimin e Teatrit të ri, deri në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, e cila sipas gjasave mund të plotësohet nga fundi i dhjetorit apo në janar.

Rruga e dytë e Metës nuk do t’i lejonte mazhorancës dhe kryebashkiakut Erion Veliaj që ta nisnin ndërtimin e Teatrit të ri të paktën deri në gjysmën e vitit 2019, kur dhe do të mbahen zgjedhjet lokale në kryeqytet dhe ku PD e LSI do të kenë sipas të gjitha gjasave një kandidat të përbashkët.

Pjesëtarë të grupit të intelektualëve dhe aktivistëve që kundërshtojnë prishjen e Teatrit Kombëtar, ishin “mprehur” pikërisht për rrugën e dytë, sipas sinjaleve që kishin marrë nga Presidenca.

Por Meta zgjodhi rrugën e pare; pra thjesht rikthim të ligjit në Kuvend dhe ribërjen e negociatave mes palëve politike.

Çfarë negociatash mund të zhvillohen nga palët politike në vend kur dihen pozicionet e tyre?

PD-ja është kategorikisht kundër prishjes së teatrit akual dhe ngritjes së të riut me PPP, PS-ja natyrisht është pro, edhe LSI deri tani është pranë pozicionit të PD-së.

Pra në shtator, siç e tha edhe Erion Veliaj e Taulant Balla, mazhoranca thjesht do të rivotojë variantin e parë të ligjit për Teatrin.

Në fakt nuk është kaq e thjeshtë. Manovra e Ilir Metës është qartësisht politike dhe synon sipas të gjitha gjasave të rrisë aksionet e LSI-së për Bashkinë e Tiranës.

Prej vitit 2007, Bashkia e Tiranës ka qenë vatra e partisë së Ilir Metës, prej nga ku LSI-ja u rrit duke zënë pozicionin e 20 deputetëve që ka aktualisht.

Dekreti i Metës është sinjal edhe për Bashën edhe për Veliajn.

Për Bashën, në mënyrë që t’i japë partisë që kryeson Kryemadhi, kandidimin e përbashkët në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, dhe për Veliajn, një sinjal për të rikthyer bashkëpunimin nëse Basha refuzon.

Pra LSI-ja kërkon sërish pjesën e saj në bashkinë Tiranë duke përdorur normalisht institucionin më të rëndësishëm që kontrollon, atë të kreut të shtetit.

Nëse Basha pranon ofertën e LSI-së, ka shumë gjasa që në shtator pas rivotimit, Ilir Meta të përdorë rrugën e dytë, pra ta çojë ligjin në Kushtetuese duke ndaluar përfundimisht ndërtimin e Teatrit të ri.

Megjithatë, përveç sinjaleve politike, duket se ka qartë edhe shenja për negociata “ekonomike” për pjesëmarrje në ndërtimet rreth Teatrit.

Një pjesë të protestave janë nxitur nga një lob shumë i fuqishëm financiar i Tiranës, i cili kërkon që përveç kullave te Teatri, të ndërtohet dhe në hapësira të afërta, si te Aleanca Demokratike-Galeria Kombëtare apo ish-fusha e zezë e Hotel Dajtit.

Siç mësohet planet janë, por sipas gjasave Rama dhe Veliaj duan t’i kryejnë një nga një.

Dhënia e koncensionit për kompaninë “Fusha”, duket se ka xhelozuar të tjerët, të cilët duan që kantieri në shesh të hapet njësoj për të gjithë.

A ka dorë edhe në këtë lëvizje, dekreti i Ilir Metës? Do të mësohet së shpejti kur të zbardhen arsyet e vërteta të kthimit të ligjit…

Next Post
Manastirliu në Elbasan: Investime për sterilizimin e instrumenteve spitalore

Manastirliu: Për pushuesit 26 qendra shëndetësore, 17 mijë ndërhyrje deri tani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas largimit të Sylvinhos, zbulohet emri i trajnerit të ri të Kombëtares Shqiptare

Pas largimit të Sylvinhos, zbulohet emri i trajnerit të ri të Kombëtares Shqiptare

May 19, 2026
Vrau dy vëllezërit shqiptarë dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet autori pas 30 vitesh (Emri)

Vrau dy vëllezërit shqiptarë dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet autori pas 30 vitesh (Emri)

May 19, 2026
CNN: Fondi i Trump për “të dëmtuarit nga Biden”, simbol i një presidence të paturpshme

CNN: Fondi i Trump për “të dëmtuarit nga Biden”, simbol i një presidence të paturpshme

May 19, 2026
Putin: Marrëdhëniet Rusi-Kinë po stabilizojnë botën, po bashkëpunojmë për paqen

Putin: Marrëdhëniet Rusi-Kinë po stabilizojnë botën, po bashkëpunojmë për paqen

May 19, 2026
Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

May 19, 2026
Nafta bie në tregjet globale pas vendimit të Trump për të shtyrë sulmin ndaj Iranit

Nafta bie në tregjet globale pas vendimit të Trump për të shtyrë sulmin ndaj Iranit

May 19, 2026
Sondazhi: 53.5% e shqiptarëve besojnë në anëtarësimin në BE deri në 2030, rritje për PS në 45%

Sondazhi: 53.5% e shqiptarëve besojnë në anëtarësimin në BE deri në 2030, rritje për PS në 45%

May 19, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji: Berisha është pengesë për fitoren e PD-së, duhet ndryshim i lidershipit

May 19, 2026
SHBA-ja do që ta ndryshojë hartën energjetike të Ballkanit

SHBA-ja do që ta ndryshojë hartën energjetike të Ballkanit

May 19, 2026
Sylvinho largohet nga Kombëtarja

Sylvinho largohet nga Kombëtarja

May 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In