Dita e sotme do të jetë shumë e rëndësishme për kombëtaren tone, pasi në orën 17:00 në Rusi do të hidhet shorti i grupeve kualifikuese për Botërorin 2018.
Shqipëria do të mësojë kundërshtarët e ardhshëm të kualifikuesve, pasi është shumë pranë arritjes në Euro 2016. Shqipëria është ngjitur në vazon e tretë të shortit për fazën kualifikuese të “Rusia 2018”.
Ndërkohë që në Europë për momentin ndodhemi në vendin e 24-të. Në hedhjen e shortit do të jetë trajneri De Biazi, presidenti Armand Duka dhe menaxheri i kombëtares, Alban Bushi.
Këto janë të gjitha grupet:
Vazo e parë: Gjermani, Belgjikë, Holandë, Rumani, Angli, Uells, Portugali, Spanjë, Kroaci.
Vazo e dytë: Itali, Sllovaki, Austri, Zvicër, Republika Çeke, Francë, Islandë, Danimarkë, Bosnje e Hercegovinë.
Vazo e tretë: Poloni, Ukrainë, Skoci, Hungari, Suedi, SHQIPERIA, Irlandë e Veriut, Serbi, Greqi.
Vazo e katërt: Turqi, Slloveni, Izrael, Republikë e Irlandës, Norvegji, Bullgari, Ishujt Faroe, Mal i Zi, Estoni.
Vazo e pestë: Qipro, Letoni, Armeni, Finlandë, Bjellorusi, Maqedoni, Azerbajxhan, Lituani, Moldavi.
Vazo e gjashtë: Luksemburg, Kazakistan, Lihtenshtajn, Gjeorgji, Maltë, San Marino, Andora.