• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Pse Vuçiç nuk është thirrur në Hagë?”- ish-ambasadori Walker: I mërzitur dhe i zhgënjyer nga BE, vendosi shenjën e barazimit me tmerret serbe

by A. Q
18/09/2026 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një moment të keq për Kosovën, të gjithë Ballkanin dhe Europën e ka konsideruar ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, vendimin e sotëm të Dhomave të Specializuara në Hagë që dënoi me 81 vjet burg në total 4 ish-krerët e UÇK-së.

Për televizionin “A2 CNN”, ai tha se procesi ka qenë keqmenaxhim i drejtësisë që nga fillimi.

“Një trishtim i plotë është një moment i keq për Kosovën, të gjithë Ballkanin dhe Europën në përgjithësi. Procesi që nga fillimi ka qenë keqmenaxhim i drejtësisë. Procesi që zgjati 10 vite hetim nga zyra e prokurorit special, 6 vite nga të cilat 4 ishin në izolim pa asnjë lloj lirie përveç një dite për Thaçin kur iu lejua të shkonte në varrimin e babait. Por përveç kësaj ata janë gjetur fajtorë në një kthim të historisë. Në 6 vite ata janë mbajtur në paraburgim sikur të ishin të fajshëm”.

Ai shprehu zhgënjimin me Bashkimin Europian sipas të cilit ka vënë shenjën e barazimit me tmerret e Serbisë, ndërkohë që nuk e ka thirrur presidentin serb në Hagë për të dëshmuar. Sipas tij ai ende kryen ritet që ka bërë si ministër i propagandës në kohën e Millosheviçit.

“Jam shumë  i mërzitur me BE që për arsyet e veta politike ka dashur të vërë shenjën e barazimit për ato gjëra të tmerrshme që janë bërë nga qeveria e Serbisë, përfshirë edhe Vuçiç. Pse nuk është marrë ai nga zyra e prokurorisë speciale, ose të thirret në Hagë për të dëshmuar? Nuk e  di pse BE ka bërë bashkë një trupë gjykues për të akuzuar shqiptarët. Nëse kthehem te Vuçiç, nga Beogradi ai ende kryen ritet që ka bërë si ministër i propagandës në kohën e Millosheviçit. Prandaj jam shumë i zhgënjyer me BE duke bërë një përqasje me paragjykim për të gjetur përgjegjësinë e tmerreve që ka shumë për të fajësuar”, tha ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN

Ambasadori amerikan thekson se që prej luftës unë ka parë vetëm agresionin serb, ndërsa Kosova e Shqipëria kanë qenë të paqta. Sipas Walker, trajtimi nga gjykata i UCK-së si ushtri kombëtare është i gabuar.

“Lufta në Kosovë që unë pashë ishte e pabarabartë; nga përdorimi i pabarabartë i forcës, spastrimit etnik dhe që prej luftës unë kam parë agresionin të vijë vetëm nga Serbia dhe jo nga Shqipëria e Kosova. Kosova e Shqipëria kanë qenë të paqta. Unë e njoh UÇK, gjykata vazhdoi punimin se ajo ishte ushtri kombëtare dhe kishte zinxhir komandues dhe kjo është e gabuar. Siç u thanë nga shumë komandantë të rajoneve, UÇK ishte amalgamë pa një kokë qëndrore. Ishin bashkë për një çështje të përbashkët. Sa herë jam ndeshur me UÇK, kam pasur të bëj me komandantë të rajoneve, ky është një keqgjykim nga drejtësia”, u shpreh ish-ambasadori.

Next Post
Protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, Ambasada e SHBA në Kosovë paralajmëron shtetasit amerikanë: Shmangni sheshin “Skënderbeu”!

Protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, Ambasada e SHBA në Kosovë paralajmëron shtetasit amerikanë: Shmangni sheshin “Skënderbeu”!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com