• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot është një dite feste dhe jo kasandrash!

by Agron Gjekmarkaj
19/07/2022 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Hapja e negociatave të Shqiperisë me BE i jep historisë së vendit tonë një kthesë të shumë pritur. Pas më shumë se pesë shekujsh ne po kthehemi tek rrënjet duke shuar çdo dileme artificiale për identitetin europian të shqiptarve.

Europa nuk është në ditet e saj më të mira, shumë dilema e kriza e perfshijnë e pershkojnë! Më e fundit lufta në Ukrainë e cila na shëmbi një tabu atë të paqes së “perjetshme”.

Por Europa është ajo bijëza e bukur që joshi Zeusin me hiret e saj tek mblidhte lule dhe që asokohe nuk ka reshtur se joshuri së qëni e lakmuar e trazuar por gjithmonë dritë e botes dhe laborator i panderprerë i idealeve më të mira njerzore.

Ne kemi jetuar si komb kohë pas kohe me ëndrren e Europes me “shansin e humbur” por një meritë të pamohueshme e kemi, dashurinë për kontinentin e vjeter nuk e tradhetuam brënda nesh edhe pse na u imponuan sundime që e urrenin atë. Politika shqiptare mendon se është kerrthizë e Botes, kur në fakt për të është një gjë e vogel dhe si gjithë të frustuarit gezimet e perbashketa tentojmë ti kthejmë në humbje të kundershtarit. Duke u ngritur e duke rënë, duke ndertuar e zhgenjyer , duke qeshur e duke qarë, duke akuzuar e duke bërë dhunë, por duke besuar tek Europa në 32 vite liri të gjithë bashkë arritem në këtë dite!

Nuk është e thënë se do të ndodhe me patjeter por shpresat janë që nga sot Europa të ndikojë që pushteti dhe shteti të mos jenë e njëjta gjë në Shqiperi, që zgjedhjet të mos shiten e blihen në masë tjetersuese, që administrata publike të jetë ideologjike, që korrupsioni të mos jetë fillimi e fundi por sado që Europa të jetë kushtezuese e vullnetmirë ndaj nesh ketu qeverisin shqiptaret.

Ata që e marrin persiper këtë detyrë nga votuesit e tyre duhet të sillen si europianë e kjo nuk ndodh me të lutura kjo realizohet kur shoqeria shqiptare sillet si europianë në reagimin ndaj politikes së saj. Në Europë ka gjithmonë rinovim elitash politike që bartin ide të reja e transformuese.

Nëse edhe ne nuk ndryshojmë mendesi por mrizojmë nën hijen e miteve të rreme që më shumë na kanë rrejtë se na kanë thënë te verteten, duke besuar kultin e individit dhe mohuar kultin e shoqerise, vertete e kaluam pragun por do rrimë gjatë në korridorin e BE !

Por sot është një dite feste dhe jo kasandrash!

Gezuar Shqiperi që u ktheve aty ku Gjergj Kastriot- Skenderbeu të desh.

Next Post
“Nuk ka vend për polemika politike”, Qeveria reagon për sulmin kibernetik: Sistemet janë të sigurta dhe të paprekura

Sulmi kibernetik, MIA: Kundërofensiva vijon me ritme të shpejta! Rikthehen disa shërbime online

Comments 1

  1. Llesh Ndue Gjini says:
    4 years ago

    Ehhhh Babo, Babo, po mujte, lexoji këto rreshtina të hedhuna mbroth, nga zullumqari në udhëkryq, Gon Gjeka i Markajve….
    A thue don me u afrue me të shkapërhjedhunin NONGRATA ?
    Prite zot rrezikun !….

    Reply

Leave a Reply to Llesh Ndue Gjini Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë do të ndodhte nëse SHBA sulmon ishullin Kharg, zemrën e naftës së Iranit

Çfarë do të ndodhte nëse SHBA sulmon ishullin Kharg, zemrën e naftës së Iranit

March 26, 2026
Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

March 26, 2026
Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

March 26, 2026
Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

March 26, 2026
Trump: Po e fitojmë bindshëm luftën me Iranin. Nuk do të zgjasë shumë!

“Dhuratë” nga Teherani, Trump: Irani ka lejuar kalimin e dhjetë cisternave të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit

March 26, 2026
Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

March 26, 2026
Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

March 26, 2026
IGJEO: Do ketë reshje intensive, alarm portokalli në 5 qarqe në Shqipëri

Parashikimi i motit për ditën e premte, rikthehet “dimri” në pranverë, borë në zonat malore

March 26, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës merr vendimin për çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta

March 26, 2026
Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In