Reinaldo Pipiria, ekspert i pasurive të paluajtshme, në një intervistë për “Dita Jonë” në A2CNN foli për procesin e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme.
Ai sugjeroi që qytetarët të marrin një vlerësues dhe të paguajnë sot tarifën prej 5%, pasi në të ardhmen “mund të jetë 15%”.
“Unë do të sugjeroja që të merret një vlerësues, jepi vlerën maksimale të tregut dhe paguaje sot këtë tarifë, e cila është 5%, ndërkohë që nesër mund të jetë 15%”, thotë eksperti.
“Mund të aplikosh në e-Albania, por sot ke dy mundësi. Ose do e vlerësosh pronën në atë nivel që shteti të tregon sa vlen prona, ose do e vlerësosh në nivelin që eksperti të tregon sa vlen prona. Në një ekonomi normale, unë do preferoja ta vendosja vetë sa vlen prona sepse çmimet mininale fiskale sot janë shumë larg nga realiteti”, shtoi eksperti.











