• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sot dukemi si dy krena të një trupi!”/ Mesazhi i ish-themeluesit të PD Rexhep Uka që “thumbon” Berishën: Pse heshte deri tani

by Java News
18/12/2021 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ndër themeluesit e PD dhe ish-ministri i Bujqësisë, Rexhep Uka, ka dhënë një mesazh ndryshe dhe të goditur në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, të thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Në fjalën e tij, ish-ministri Uka ka kujtuar mënyrën si u ngrit PD në vitet e errëta ’90 për të rrëzuar komunizmin. Sipas Ukës, rrëzimi i komunizmit ishte i vështirë, por akoma më vështirë ishte demokracia, pasi ishte një rrugë e panjohur.

Lidhur me këtë, Rexhep Uka risolli në vëmendje disa nga mesazhet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu sollën studentëve të 1990-ës për demokracinë.

“Kam mbi një dekadë që kam grumbulluar disa minuta më tepër për t’iu thënë diçka. Pavarësisht motivit të këtij Kuvendi, mendoj se do të jetë një hap, një stacion më i lartë për të çuar me tej demokracinë tonë të brishtë. Shqiponja me dy krena nuk e ka fajin, sepse edhe ne po dukemi sikur jemi dy krena të një trupi.

Boll me qenë e fortë si ajo e të mirat vijnë pas. Se do zgjidhim diçka e gjithçka sot, utopi. Se për çka kemi nevojë për t’u shëndetësuar politikisht, për të qenë aty ku na thërret koha e misioni, nuk dalim nga dera pa e thënë.

A mund të ketë ndonjë mosmirënjohës, sado opozitar, që të mohojë rolin e PD? Nuk e besoj. Ne do t’i detyrohemi brez pas brezi qytetarisë. Të përjetshëm do mbeten në kujtesën e popullit martirët, ata që dhanë më të shtrenjtën, sublimen, jetën e tyre. Për herë të parë në jetë ishim të çliruar nga censura. Gatishmëria për të rrëzuar komunizmin ishte deklamative, por sfida e demokracisë ishte e panjohur.

Të vetmen politikë që dinim ishte rrëzimi një orë e më parë i komunizmit. Me gatishmëri e dashuri kozmike, nga SHBA arritën ndihmat e para. Ata kishin kuptuar nevojën urgjente si të flisnim për demokracinë. Jehona ishte e paparashikueshme. Faleminderit Amerikë!

Po ju lexoj disa prej atyre mesazheve: “Demokracia në vetvete nuk garanton asgjë. Ajo paraqet mundësinë për të fituar, por edhe rrezikun për të dështuar. Premtimi që bën demokracia është jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë. Demokracia është premtim dhe sfidë.

Qeveria e popullit dhe nga populli do të thotë se shtetasit e një shoqërie demokratike ndajnë me të të mirat e të këqijat. Në çdo shoqëri e në çdo brez njerëzit duhet të fillojnë rishtas veprën e demokracisë, duke marrë parimet e së kaluarës dhe duke i zbatuar ato në epokën e re”.

Gabimet politike nuk mund të zhvillohen jashtë një klime pehazhi dhe terruari të caktuar. Këtë habitat e krijojnë njerëzit, politikbërësit. Rruga më e sigurt e humbjes së pushtetit është sulja drejt tij. Nëse asnjëherë nuk ke pasur kurajon për t’u prononcuar, sot dihet pozicionimi i tij, por besueshmëria bie.

Të heshtësh, kur sheh se demokracia shteron para syve të tu, kur ligji ndryshon sipas dëshirës së shefit, besoj se pasojat nuk i kemi provuar ne të parët”, tha ish-ministri demokrat, Rexhep Uka.

Ish-ministri i tij i kujton Sali Berishës rënien e Gorbaçov: Kambana bie për ata që kanë vesh! 

Ish-themeluesi i PD dhe ish-ministri i Bujqësisë në kohën e qeverisjes së Sali Berishës, Rexhep Uka, i ka përcjellë një mesazh të fortë ish-kryeministrit, nga Kuvendi Kombëtar i PD.

Rexhep Uka ka kujtuar kohën kur Mihail Gorbaçov tentoi të bëjë një epokë të dytë në Rusi, por dështoi, pasi sipas tij, nga 70 milionë votues që kishte në fillim, mori vetëm 0.2%. Më tej, duke u ndalur te beteja që Sali Berisha ka nisur me SHBA, Uka deklaroi se kur ne të arrijmë të rregullojmë Amerikën, edhe planetit do ja ndryshojmë emrin.

“Edhe Gorbaçov kur tentoi të bëjë një epokë të dytë, duke kandiduar për president, nga 70 milionë votues, mori vetëm 0.2%. Nuk bëri dot epokë më. Kambana bie për ata që kanë vesh. Bashkë kemi qenë në një rresht, në një front, madje disa prej tyre shumë përpara nesh. Gjithçka është njerëzore, por nëse humbasim frymën, mbarojnë edhe hyjnorja, edhe tokësorja. Te ne janë shfaqur të njëjtat sëmundje.

Ajo që e quajtëm perëndim mund dhe duhet të na shërbente si shembull. Nuk ishte nevoja që ne të krijonim një hibrid. Nuk do kisha dashur kurrë, edhe një bashkëpatriot, protagonist që të rregullojë Amerikën. Kur të arrijmë këtë, edhe planetit do ja ndryshojmë emrin. Ky popull e ka zgjedhur herët, shumë herët, vetë mikun. Dhe ju e dini fort mirë që ne shqiptarët zgjedhjen e mikut e kemi nga kategoritë më të larta të jetesës. E ka zgjedhur vetë. Është bio. E ku me mujt me gjet forcë me përballu vullnetin e popullit. Vullnet i popullit, vullneti i Zotit. Sot nuk është koha për mllefe. Është e pafalshme të targetojmë një fajtor dhe t’i targetojmë atij gjithë faturën për gjendjen e opozitës. T’i kthehemi misionit, ai të con drejt mandatit. Përfitoj nga rasti të deklaroj pas tre vitesh në pension dhe pensionin tim politik, nuk do harroj kurrë në një takim konfidencial me Ibrahim Rugovën, kur tha “o bëni politikë, o shkoni me dhen”. Unë dhen nuk kam, por do punoj tokën”, tha Uka./m.j

Next Post
“Të mos lejojmë copëtimin dhe vrasjen e PD-së”/ Delegatja në Kuvendin Kombëtar: Të mundësojmë fitoret e partisë

“Të mos lejojmë copëtimin dhe vrasjen e PD-së”/ Delegatja në Kuvendin Kombëtar: Të mundësojmë fitoret e partisë

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    Ti qe preve te tera pyjet e Pukes dhe Laurea dhe s,te hyri gjemb ne kembe.Hajdut,duhet te denohesh per genocid ndaj notes se gjalle pyjore dhe njerezore.

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In