• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot do të bëjnë luftë ‘të vrarët’

by Frrok Çupi
30/10/2023 16:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Frrok Çupi

-Hë mo, i vrarë!-, u thonë vlonjatja atyre meshkujve që nuk ia dalin mbanë për asgjë
Për këta ‘burra’ e kam fjalën edhe unë në këtë rast. Këta ‘të vrarë’ do të mblidhen sot në Kuvend dhe aty do të qesin pushkë.
…Shiko si më ngatërrohen dialektet, sa në toskërishten e Vlorës aq edhe në gegnishten e Veriut të thellë: Një herë ‘a i vrarë’, e një herë tjetër ‘qesin pushkë’. Po, sepse në atë grupim ‘burrash’ të Kuvendit është miksuar trimëria e ligë e trevave.

23 deputetë të përjashtuar nga seancat Parlamentare, që do të thotë ‘të vrarë’, janë betuar se sot në ora 17.00 do t’i venë flakën sallës së Kuvendit. Herën e kaluar e pushtuan sallën e Kuvendit, por nuk i vunë flakën. U pëlqyen karriget dhe kolltuqet e Kuvendit; i zunë për vete, vunë të pasmet mbi karrige ministrash dhe thërritën ‘tani jam vetë perandor!’…, dhe u hutuan me kaq. Dikush edhe e theu karrigen e ministrit; ky ‘dikush’ ishte më pesimist s’mund ta arrinte një ditë atë ndenjëse të butë…

Por sidoqoftë, kryen një krim. Krim është sot t’i japësh shoqërisë shtetërore fytyrën e egër të disa tipave që vijnë çalë- çalë të plagosur nëpër luftëra kundër lirisë dhe ligjit.

Të gjithë ata që një javë më parë bllokuan punimet e Legjislativit të Shtetit, të gjithë janë ‘a të vrarë!’ nëpër luftëra. Ata kanë lëshuar kushtrimin ‘kush ka një pikë urrejtje ‘për ata’ e kush ka një dashuri për ‘komandatin tonë’, të sulet sot drejt sallës së Legjislativit. Në krye do të jetë vetë Sali Berisha, deputeti më i ‘sakatuar’ në këtë jetë. Ky është edhe komandanti i vënë mbi paterica.

Ky e ka djegur disa herë, që nga viti 1991, si sallën Parlamentit, aq edhe vetë Shqipërinë. Tani po mbledh kockat për të dhënë llogari para Drejtësisë…
Ka përdorur pushtetin e lartë për të vrarë njerëz me qëllim që të pasuronte familjen dhe veten, dhe pas kësaj pasurinë e grabitur vendit e ka përdorur për të mbajtur pushtetin. Tani po kërkon ‘vrimë’ dmth., sallë Kuvendi ku të futet me qëllim që të mos i dorëzohet Drejtësisë.

Nuk u vijnë para syve filmat me luftë, si atëherë edhe sot, kur ‘heroi’ mbetet i plagosur në ca rrëza?… Sali Berisha, luftëtari i paepur kundër interesave të vendit, tanimë është në fund. ‘A i vrarë, ku po shkon?’, do të thoshte labja. Miqtë e tij të aktit të grabitjes herë kthehen për të marrë në mbrojtje ‘heroin’, herë i largohen si ‘të ndershëm’. Të gjithë janë të plagosur nga Drejtësia e re kundër Krimit dhe Korrupsionit. Njëri ka kërcënuar shtetin për të dorëzuar pasurinë e shtetit te Albi, tjetri ka firmosur në dobi të Xenit, të gjithë së bashku kanë shërbyer si anëtarë të Organizatës Kriminale të lidhur me familjen Berisha.

Herë i afrohen, herë i largohen komandantit. Po të mos ishte ‘i vrarë’ Berisha, të gjithë do t’i hynin nën nofulla, si edhe deri tani. Ai tani nuk është më, ai po ha veten pak nga pak… Megjithatë janë betuar se sot, në ora 17.00, do të bëjnë luftë.
-Po le të vijnë e ta bëjnë fora ‘të vrarët!’,- këtë thirrje ka bërë maxhoranca e Parlamentit.

Next Post
PS shtyn Kongresin e 4 Nëntorit, Rama: Të fokusohemi te buxheti 2024

PS shtyn Kongresin e 4 Nëntorit, Rama: Të fokusohemi te buxheti 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com