• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sot dita botërore e zemrës, ushqimet më të mira për mirëfunksionimin e saj

by Java News
29/09/2015 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dita botërore e zemrës, ushqimet më të mira për mirëfunksionimin e saj

Stresi, heqja dorë nga ecja në këmbë dhe mënyra e të ushqyerit, po i bën shqiptarët më të dobët përballë sëmundjeve të zemrës. Ashtu si në të gjitha vendet e reajonit Shqipëria raporton për rritje të rasteve me sëmundje të zemrës.

Nevojat për ndërhyrje në zemër po ashtu janë rritur nga viti në vit. Për t’i përballuar rastet në rritje, disa pacientë i kanë realizuar ato në spitale private, nëpërmjet paketave të miratura nga Ministria e Shëndetësisë dhe të financuar nga fondi i sigurimeve shëndetësore.

Në tetor në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza do të hapet urgjenca 24 për infarktin e miokardit e cila synon të ul sa më shumë rastet që përfundojnë më fatalitet.

10 ushqimet më të mira për mirëfunksionimin e zemrës

Nga mëngjesi në darkë, mund t’i përkushtoheni shëndetit të zemrës gjatë gjithë ditës. Këto janë disa nga ushqimet që do t’ju lënë të kënaqur:

  1. Bollgur – Fillojeni ditën tuaj me një tas me tërshërë, të cilat janë plot me acide yndyrore omega-3 dhe me kalium. Ky superushqim është i pasur me fibra dhe mban në nivele të ulëta kolesterolin e dëmshëm LDL. I bën arteriet të funksionojnë më mirë.
  2. Salmoni – Një produkt ushqimor super i pasur me acidin yndyror omega-3. Salmoni zvogëlon në mënyrë efektive presionin e gjakut. Nëse e konsumojmë të paktën dy herë në javë, mund të zvogëlojmë rrezikun e vdekjes si pasojë e një sulmi në zemër deri në raportin 1/3.
  3. Avokado – Shtoni sasi të pakta avokadoje ndërsa konsumoni një ushqim tjetër. Avokado redukton sasitë e larta të yndyrnave të zemrës. Ai mban në nivele të ulëta kolesterolin e keq LDL, dhe ngre sasinë e kolesterolit të mirë HDL.
  4. Vaji i ullirit – Duke ulur sasinë e kolesterolit të keq LDL, vaji i ullirit zvogëlon rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. Gjatë një studimi të zhvilluar në 7 vende, u arrit përfundimi se personat që vuanin nga zemra por që konsumonin vaj ulliri vazhdimisht, jetuan më gjatë se sa ata që nuk e konsumonin këtë produkt.
  5. Arrat – Arrat janë të mbushura me acid yndyror omega-3 dhe sëbashku me bajamet apo stikat rrisin sasinë e fibrës në dietën tuaj. Ashtu si vaji i ullirit, ata janë një burim shumë i mirë i yndyrnave të shëndetshme.
  6. Frutat e pyllit – Boronica, luleshtrydhja, manaferra janë fruta anti-inflamatore (kundra nxehjes së trupit), të cilat reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës apo kancerit. Të gjitha frutat e pyllit janë të shëndetshme për mirë-funksionimin e enëve të gjakut.
  7. Bishtajoret – Fasulja e zezë, fasulja e bardhë, thjerrëzat janë të mbushura me fibra. Ato gjithashtu përmbajnë acid yndyror omega-3, kalcium dhe zink.
  8. Spinaqi – Spinaqi është një ushqim që i mban rrahjet e zemrës në formën më të mirë të mundshme falë kaliumit dhe fibrave që përmban. Duke shtuar vaktet e perimeve në dietën tuaj do të keni një përmirësim të shëndetit të zemrës. Një studim i bërë tek 15 mijë njerëz për një periudhë kohore prej 12 vjetësh (që nuk vuanin nga zemra), ishte në sajë të konsumimit të vazhdueshëm të perimeve e zarzavateve.
  9. Fara e lirit – Përveç fibrës dhe acidit yndyror omega-3, farat e lirit përmbajnë edhe acid yndyror omega-6, element ky tepër i domosdoshëm për shëndetin e zemrës. Një tas me bollgur, drithëra apo fara liri është i nevojshëm për vaktin e mëngjesit.
  10. Soja – Soja mban kolesterolin të ulët, dhe është një burim i mirë proteinash të nevojshme për shëndetin e zemrës. Edhe qumështi i sojës është një shtesë shumë e mirë kur shoqërohet me drithëra apo bollgur. Nëpërmjet natriumit që përmban, soja përmirëson presionin e gjakut.
Next Post

A kishte Zoran Xhinxhiç plan për zgjidhjen e çështjes së Kosovës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In