• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sot debati i parë Clinton-Trump

by Aalison Pearse Stevens
26/09/2016 10:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidatja demokrate për presidente, Hillary Clinton, dhe kandidati republikan Donald Trump përballen sot në debatin e parë televiziv që do të transmetohet nga Nju Jorku.

Mendohet se shikueshmëria do të jetë më e larta e fushatës së deritanishme presidenciale dhe mund të ndikojë në rezultatin e një gare të ngushtë drejt Shtëpisë së Bardhë.

Debati i parë do të jetë një moment kyç për republikanin Donald Trump, i cili gjatë këtyre javëve ka ngushtuar diferencën me demokraten Hillary Clinton, njofton VoA.

“Do ta bëjmë sërish madhështore Amerikën. Do ta bëjmë sërish të sigurtë dhe madhështore! Faleminderit dhe Zoti qoftë me ju,”- tha Trump.

Zonja Clinton synon të qetësojë mbështetësit e saj dhe të promovojë mesazhin e saj për ngritjen e një ekonomie më gjithëpërfshirëse:

“Të gjithë kemi vlerë. Në Shtetet e Bashkuara, vendin më të mirë në botë, ne besojmë se të gjithë lindin të barabartë!” – tha ajo.

Debatet mund të ndryshojnë gjithçka, thotë analisti Mattheë Dallek:

“Tashmë sondazhet janë me rezultat shumë më të ngushtë se sa mendohej, kështu që debati do të jetë me rëndësi.”

Debatet televizive filluan në vitin 1960 ndërmjet Richard Nixon-it dhe John Kennedy-it, dhe me kalimin e kohës kanë fituar më shumë peshë.

“Në një vit normal, debatet janë ndër mënyrat e vetme për të ndryshuar rezultatin. Është momenti që ndiqet nga më shumë njerëz.”

Të dy kandidatët dolën mirë gjatë debateve të zgjedhjeve paraprake.

Por, natyra e paparashikueshme e zotit Trump përbën një sfidë për zonjën Clinton.

“Donald Trump nuk është aq i disiplinuar sa Hillary Clinton. Nëse e prek diku, ai ka tendencën të reagojë në mënyrë shumë personale,”- thotë analisti.

Të dy kandidatët vuajnë nga një nivel i lartë mospëlqimi nga votuesit, dhe debati u ofron mundësi, por edhe rreziqe.

“Debati i ofron kandidatit mundësinë të krijojë një përshtypje ndryshe, ose të çimentojë një perceptim negativ.”

Do të ketë gjithsej tre debate presidenciale dhe një përballje ndërmjet kandidatëve për nënpresident, demokratit Tim Kaine dhe republikanit Mike Pence, citohet Express. (b.an)

Next Post
“Do të luftojmë kartelin e drogës…” Basha nuk komenton mbi akuzat e Selamit e Bregut

Aksidenti për vdekje i policit, Basha: Hetim të plotë të ngjarjes 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Berat, humb jetën drejtuesi i motorit

Aksident në Lezhë, 16-vjeçari humb kontrollin e ciklomotorit dhe dërgohet te Trauma

October 26, 2026
Chris Brown dënohet me 8 muaj burg me kusht, sulmoi producentin muzikor në një klub të Londrës

Chris Brown dënohet me 8 muaj burg me kusht, sulmoi producentin muzikor në një klub të Londrës

October 26, 2026
Mediat amerikane: Trump favorizon Orbán për postin më të lartë në OKB

Mediat amerikane: Trump favorizon Orbán për postin më të lartë në OKB

October 26, 2026
Zelensky: Ukraina priti gati një muaj miratimin e SHBA-së për raketat Patriot dhe NASAMS

Zelensky: Ukraina priti gati një muaj miratimin e SHBA-së për raketat Patriot dhe NASAMS

October 26, 2026
Luksi në turizmin tonë duhet të jetë si “bukë, kripë e zemër” për të gjithë…

Çfarë kemi brenda, shohim jashtë? Dhe një histori nga Lindja e Largët…

October 26, 2026
Protestat prekin turizmin, bien prenotimet! Operatorët: Të huajt po shmangin zonat e tensionit

Protestat prekin turizmin, bien prenotimet! Operatorët: Të huajt po shmangin zonat e tensionit

October 26, 2026
Trump do ta presë personalisht në SHBA, por sytë do të jenë te Xi Jinping -

Xi Jinping kërkon më shumë besnikëri, kush rrezikon të humbasë pushtetin në Kinë?

October 26, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë: Prokuroria nis hetimet ndaj zyrtarëve për dështimet institucionale

Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë: Prokuroria nis hetimet ndaj zyrtarëve për dështimet institucionale

October 26, 2026
Rekord historik në Paris, piktura “Iris” e Monetit shitet në ankand për 50 milionë euro

Rekord historik në Paris, piktura “Iris” e Monetit shitet në ankand për 50 milionë euro

October 26, 2026
Kremlini konfirmon armëpushimin në Oleshky: Po punojmë me Ukrainën për kohën e evakuimit

Peskov: Rifillimi i negociatave trepalëshe nuk nënkupton kufizim të operacioneve ushtarake

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In