• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot 22-vjetori i Srebrenicës, Bushati: Të reflektojmë mbi situatën aktuale të sigurisë

by A R
11/07/2017 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka përkujtuar 22-vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Përmes një statusi në facebook ai nënvizon se duhet reflektim mbi situatën e sigurisë.

“Edhe pse ato vite të errëta duken larg, edhe pse po shuhen pak nga pak aktorët e luftës së atëhershme duke ja lënë vendin promotorëve të paqes së brishtë, është detyra jonë të kujtojmë dhe të nderojmë viktimat”, shkruan mes të tjerash Bushati.

Statusi:

Sot është 22 vjetori i një prej ngjarjeve më të tmerrshme në historinë e Europës. Mijëra gra, burra e fëmijë u masakruan dhe u dhunuan në Srebrenicë nga makineria gjenocidare serbe.

Edhe pse ato vite të errëta duken larg, edhe pse po shuhen pak nga pak aktorët e luftës së atëhershme duke ja lënë vendin promotorëve të paqes së brishtë, është detyra jonë të kujtojmë dhe të nderojmë viktimat.

Dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të reflektojmë sinqerisht dhe pa kompromise mbi situatën aktuale të sigurisë dhe të bashkëpunimit në rajon dhe në Europë. Ky ishte thelbi i mesazhit tim sot në Ministerialin e OSBE-së, një organizatë që po vuan pasojat e mungesës së besimit në mekanizmat e bashkëpunimit të vendeve anëtare.

Vendet e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor nuk e kanë luksin të humbasin besimin tek perspektiva zhvillimore që ofron paqja në Europë. Historia na mëson se siguria e vërtetë nuk arrihet përmes stabilokracisë por duke vënë zhvillimin dhe dinjitetin në krye të politikës Europiane për rajonin. Kjo është sfida e Samitit të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet nesër ne Trieste. Dhe e vetmja mënyrë që të mos rikthehen më ato vite të errëta.

Image may contain: tree, sky, plant, grass, outdoor, nature and text

Next Post
Durrës/ Dhunë ndaj policëve, prangosen dy persona

Durrës/ Dhunë ndaj policëve, prangosen dy persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In