• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sorollatja 15-vjeçare e një personi me aftësi të kufizuara për një patentë

by A R
16/11/2017 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elmaz Toska, një qytetar nga Driza e Kuçovës, ankohet në emisionin “STOP” se prej 15 vitesh ëndrra e tij është pajisja me patentë për drejtim automjeti. Njërën dorë e ka pa gishtërinj që nga lindja dhe për pasojë gjithmonë i kërkojnë një gjë të re, që t’i japin lejen e drejtimit të automjetit.

Në fillim i kërkuan makinë me kamio automatike, më pas një dorezë për ta komanduar, por sërish nuk ka e marrë patentën.

Gazetarja e emisionit “STOP” i drejtohet komisionit të lejeve të drejtimit në Berat. Kreu i këtij komisioni, Hekuran Zeqo tregon procedurën që duhet të ndjekë Elmaz Toska dhe premton që t’i zgjidhë përfundimisht problemin.

“Nuk ma japin patentën se unë që kur lindur, kam lindur me një dorë pa gishtërinj. Më kanë thënë që nuk të takon patenta. Iu drejtova Drejtorisë Rajonale të Beratit dhe më thanë që duhet të blej makinë me kamio automatike. Pasi e bleva, më thotë Hekuran Zeqo që duhet të kem një makinë me marshe te duart. I thashë: ‘Më the bli makinë me kamio automatike, e bleva, tani çfarë kërkohet?’ Duhet të blesh dhe një dorashkë kallçuku që t’ia vesh dorës.”

Toska tregon se është i aftë ta drejtojë automjetin, ndaj kërkon të pajiset me patentë. Sëbashku me gazetaren e emisionit “STOP” i drejtohen Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor, Berat, për të gjetur zgjidhje për kërkesën e Elmazit, e cila është refuzuar 3 herë.

Kreu i Komisionit të Lejeve të Drejtimit në Berat, Hekuran Zeqo shprehet se ligji numër 8378, datë 22.07.1998, ia njeh të drejtën e pajisjes me leje drejtimi edhe personave me aftësi të kufizuara, por duhet të bëjë një kontroll mjekësor e të pajiset me certifikatë anamneze, që më pas të kalojë në komisionin mjekësor vendor.

“Por duhet të ketë edhe mjetin e tij të përshtatur, modifikuar për kategorinë e invaliditetit që  ka. Në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave, numër 940, datë 18.11.2015, janë të përcaktuara të gjitha kodet këtu.”

Zeqo premton që Elmaz Toska do ta përfitojë lejen e drejtimit në bazë të ligjit./ tvklan.al

Next Post
FOTOT/ Alketa Vejsiu në formë të mirë në plazh…

Projekti italian, Alketa Vejsiu krah moderatorit të njohur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com