Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca thotë se plotësimi i vendeve të mbetura të Gjykatës së Lartë mbetet prioritet kryesor.
Gjatë takimit që zhvilloi me krytetaren e KLGJ, Naureda Llagami Soreca u shpreh se ky këshill luan një rol të kryesor në sistemin e ri të drejtësisë.
“Takova sot Kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami. Këshilli luan rol kryesor në sistemin e ri gjyqësor shqiptar.
Plotësimi i pozicioneve të mbetura të Gjykatës së Lartë mbetet përparësi kryesore. BE mbështet Këshillin në përpjekjet e tij për të rritur pavarësinë dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor shqiptar.” , shkruan Soreca në twitter.
/a.r











