• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bastet e humbura të Ilir Metës

by Artur Ajazi
25/09/2020 14:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ilir Meta ka humbur shumë baste, dhe vazhdon ti humbasë ato, jo vetëm nga padija, por edhe nga llogaritja e gabuar që ai bën vazhdimisht kur kërkon të “matet  me hijen e mëngjesit”. Por në fakt Ilir Meta ka humbur shumë baste, por më të shumtët i ka humbur me ish-mikun e tij, me njeriun që e bëri edhe kryetar shteti, me kryeministrin Edi Rama. Ka humbur ai, bastin kur tha se “qeverisja e socialistëve ka kaluar dhe kalon nga LSI”, ka humbur ai bastin kur ka deklaruar se “në 2017 zgjedhjet i fiton PD dhe LSI”, ka humbur ai bastin kur ka deklaruar se “kjo qeveri nuk e mbyll dot mandatin e dytë”, ka humbur bastin e përballimit të tërmetit por edhe përballjes me sukses të pandemisë së COVID-19.

Gjithashtu Ilir Meta vazhdon pothuajse çdo ditë të humbasë baste, edhe kur deklaron se “Rama duhet të më japë llogari mua se çfarë ka folur me kryeministrin e Greqisë për detin”, madje paracakton edhe afate kohore. Një tjetër bast i humbur i Metës me Edi Ramën mbetet edhe kur ai paralajmëron “revolucion me shumicën e popullit në sheshe” apo dhe “përmbysje me dhunë”, dhe pastaj tërhiqet dhe sillet sikur nuk ka ndodhur gjë. Në fakt duhet parë më gjërë problemi i Metës. Ndoshta ka të bëjë me luhatjet psikomendore të tij, ndoshta me frikën e madhe të kuptueshme që ai ndjen nga drejtësia e re, nga humbja e thellë dhe e paimagjinueshme e partisë tij në 25 Prill 2021, apo dhe nga “faktorë” të tjerë të paeksplorueshëm deri tani. Por gjithsesi, Meta e di fare mirë se me Edi Ramën, nuk mund të fitosh kollaj baste, edhe kur je mik, apo dhe “armik” me të.

Kjo për faktin sepse Edi Rama, e ka krijuar tashmë pas një eksperience të gjatë pune si drejtues, staturën e tij, pjekurinë por dhe aftësinë e lindur, lidhur me qëndrimet  konstante që duhet të mbash në rast se ke vendosur të vazhdosh gjatë karrierën si politikan. Bastet e humbura me Edi Ramën, kryetari i shtetit në detyrë (dhe që së fundi po sillet sikur të ishte kryetar opozite) vazhdimisht i ka servirur  jo vetëm si “fitore” por ka mundur  ti  trajtojë ato  edhe  si “zbutje të qëndrimeve të presidentit për hir të tolerancës”.

Duket si paradoksale, tek e dëgjon kryetarin e shtetit që pasi hedh vallen dibrane, gjirokastrite, apo dhe kolonjare, i kthehet avazit tjetër të mesazheve ndaj “qeverisjes së mbrapshtë dhe kryeministrit Rama”. Ai asnjëherë nuk harron (madje edhe kur shkon në plazh me miqtë e tij meditaikë) të postojë foto  mes malesh, mes mollësh apo fermerësh, ku “thumbon” sipas sitilit të tij, dhe nuk harron të dërgojë ultimatume. Një gallatë e paparë, tek dëgjon dhe lexon rreshtat e postimeve të kryetarit të shtetit tënd. A thua e meritonte Shqipëria këtë rrisk? A thua e meritonin shqiptarët të kishin në krye të shtetit, një ekstremist në qëndrimet e tij ndaj qeverisjes së ligjshme, ndaj Parlamentit dhe kryeministrit, një njeri që  ka 2 vjet  e ca, që bën sherr me të gjithë botën, bën sherr edhe me vehten, vetëm të arrijë të pamundurën, të fitojë bastin (e humbur) për të përmbysur Edi Ramën.

Pamundësia e Ilirit të fitojë qoftë edhe njëherë të vetme bastin me Edin, qëndron tek frika e tij, tek dyzimi i tij, për ti qëndruar deri në fund paralajmërimeve dhe kërcënimeve, apo dhe tek boshllëku që ka nisur të ndjejë kudo  shkon, edhe pse hyn në “valle” pa e menduar mirë fundin e saj. Politika nuk mund të jetë më bixhoz, nga ku llogariten paratë që do të fitosh kur të marrësh pushtetin, por është aftësi për të drejtuar dhe qëndruar stoik mbi premtimet e dhëna, ndaj i humbet gjithmonë bastet e tij kryetari shtetit.

Next Post
Gjykata e Lartë po rekursit të SPAK, karriera e gjyqtarit Luan Daci sërish në rrezik

Nën akuzë për falsifikim dokumentesh, gjykata merr të pandehur gjyqtarin Daci

Comments 1

  1. Kasemi Tirane says:
    6 years ago

    Likja ka frike nga burgu

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm italian: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët respekton rregullat e BE-së

Italia kërkon Shqipërinë në BE para vitit 2030, Tajani: Gabim i rëndë nëse anëtarësohet Ukraina para Ballkanit

September 17, 2026
Boçi akuzon përjashtimin e shkollave nga PISA; Kumbaro: Shqipëria përmirësoi rezultatet, përzgjedhja u bë nga OECD

Boçi akuzon përjashtimin e shkollave nga PISA; Kumbaro: Shqipëria përmirësoi rezultatet, përzgjedhja u bë nga OECD

September 17, 2026
Eksperti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK mund të sfidohet si në fakte, ashtu edhe në ligj

Eksperti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK mund të sfidohet si në fakte, ashtu edhe në ligj

September 17, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

UÇK-ja nuk mbrohet me statuse në Facebook

September 17, 2026
“Gjykata që dënoi Thaçin do dënonte dhe George Washingtonin”

“Gjykata që dënoi Thaçin do dënonte dhe George Washingtonin”

September 17, 2026
VIDEO / Redi Muçi ironizon deputetët e shumicës, Zegjine Çaushi: O psikopat…

VIDEO / Redi Muçi ironizon deputetët e shumicës, Zegjine Çaushi: O psikopat…

September 17, 2026
GJKKO nuk bën asnjë hap pas, mbyll grupin në Whatsapp të gazetarëve që nuk u akredituan!

GJKKO nuk tërhiqet nga “Rregullorja e re”, i kthen përgjigje Dhomës së Avokatisë për telefonat në gjyqe: Masë rendi dhe sigurie, zbatohet për të gjithë!

September 17, 2026
FOTO/ Tensione para Ministrisë së Brendshme, protestuesit hedhin letra higjienike në drejtim të Policisë, shkulet dhe gardhi! Një i shoqëruar

FOTO/ Tensione para Ministrisë së Brendshme, protestuesit hedhin letra higjienike në drejtim të Policisë, shkulet dhe gardhi! Një i shoqëruar

September 17, 2026
LIVE/ “Na thonë mos e votoni deklaratën e Kosovës!”- Balla-Opozitës: Lërini folklorizmat, sot duhet të jemi më të bashkuar se kurrë!

LIVE/ “Na thonë mos e votoni deklaratën e Kosovës!”- Balla-Opozitës: Lërini folklorizmat, sot duhet të jemi më të bashkuar se kurrë!

September 17, 2026
Kontrolle të befasishme në Burgun e Peqinit dhe Fierit, sekuestrohen dy celularë! Procedohen 8 persona, mes tyre edhe efektivë

Kontrolle të befasishme në Burgun e Peqinit dhe Fierit, sekuestrohen dy celularë! Procedohen 8 persona, mes tyre edhe efektivë

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com