• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Soreca mesazh për 25 Prillin: Përparimi drejt BE varet nga zhvillimi i këtyre zgjedhjeve

by A R
23/04/2021 15:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca ka dhënë një mesazh për qytetarët shqiptarë për zgjedhjet e 25 Prillit.

Në këtë mesazh, ambasadori Soreca thekson rëndësinë e votimeve dhe të një procesi të qetë dhe të lirë.

Mënyra se si do të zhvillohen këto zgjedhje, thotë Soreca, do të ndikojë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

“Të dashur miq, sot është fundi i fushatës elektorale në Shqipëri. Nesër është një ditë heshtje dhe reflektimi. Prandaj do të doja të shfrytëzoja rastin për të drejtuar një mesazh përpara ditës së zgjedhjeve. Më 25 Prill ju keni fuqinë të vendosni se kush do t’ju përfaqësojë në Parlamentin e ardhshëm, kush do t’i bëjë ligjet që do të ndikojnë në jetën tuaj dhe kush do të vendosë për reformat e nevojshme për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Fuqia juaj demokratike qëndron te shprehja e vullnetit tuaj lirisht dhe me integritet në qendrën e votimit. Kjo është mënyra se si kujdeseni për komunitetin, familjen dhe të ardhmen tuaj.

Në këto zgjedhje fuqia juaj qëndron gjithashtu te zgjedhja e kandidatit të preferuar që do t’ju përfaqësojë. Ju nuk mund të anashkaloni këtë mundësi që zëri juaj të dëgjohet. Kjo votë është e juaja, askush nuk mund t’ju a marrë dhe askush nuk duhet t’ju a marrë. Përparimi i vendit tuaj drejt përparimit në BE do të varet nga zhvillimi si duhet i këtyre zgjedhjeve, duke përfshirë respektimin e rezultatit. Bashkimi Europian është këtu, duke qëndruar pranë Shqipërisë dhe duke e ndihmuar të realizojë ëndrrën dhe aspiratën e kaq shumë njerëzve në Shqipëri, t’i bashkohen BE-së.

Kjo është arsyeja pse ditën e zgjedhjeve ne do të jemi në terren me 50 ekipe të delegacionit të BE-së dhe të shteteve anëtare, për të qenë me ju për një zhvillim të lirë, të drejtë dhe transparent të zgjedhjeve. Që punojë për të gjithë, demokacia ka nevojë për pjesëmarrjen e të gjithëve. Votoni të dielën dhe bëni durim ndërsa presim rezultatet. Ti vendos”, është njoftimi i ambasadorit Soreca.

/a.r

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Ironia e Mero Bazes: Izraelitët kanë 6 muaj që prodhojnë një Bashë të butë, por vjen Xhelali dhe e kthen në origjinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In