• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sonila Meço përplaset me Gazment Bardhin: Sot në Gjykatë më rezulton statuti i PD i 2018-tës, jo i vitit 2021

by Java News
18/11/2021 19:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, ka debatuar me moderatoren Sonila Meço.

Meço iu drejtua Bardhit duke i kujtuar se në Gjykatë PD ka të regjistruar statutin e vitit 2018.

“Sot në Gjykatë më rezulton që është ai i vitit 2018. I cili parashikon që në Kryesi ka dy nën kryetarët dhe vetëm 4 sekretarë”, tha Meço.

Bardhi e mohon një gjë të tillë. “Statuti i miratuar në 17 korrik 2021. Ndryshimet statutore depozitohen në gjykatë për t’u pasqyruar në regjistrin e partive politike nëse ka ndryshim të atyre elementëve që shënohen në regjistrin e partive politike”, theksoi ai.

Pjesë nga debati në studio

Gazment Bardhi: Për 4200 firmat duhet të ndiqeshin procedurat që parashikon statuti, dhe jo të kyçeshin në kasafortën e zotit Paloka. Kyçje do të thotë të mos ndjekësh procedurën. Jo në zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm. Po flas me fjalët e Flamur Nokës, se si ndiqet në këtë rast procedura. Në PD, çdo kërkesë, nga institucionet, anëtarët e partisë, depozitohen në zyrën e protokollit të PD. Secila kërkesë regjistrohet në regjistrin dhe ruhet në arkivën e PD. Më pas i kalon për shqyrtim Kryesisë së PD. E parashikon statuti i vitit 2021, i regjistruar në Gjykatë.

Sonila Meço: Sot në Gjykatë më rezulton që është ai i vitit 2018. I cili parashikon që në Kryesi ka dy nën kryetarët dhe vetëm 4 sekretarë.

Gazment Bardhi: Është e pavërtetë.

Sonila Meço: Gjë e cila të gjithë këtë procedurë do ta bënte të dyshimtë, sepse shumica në Kryesi do të lëvizte në numra, kemi katër nënkryetarë dhe shumë sekretarë.

Gazment Bardhi: Në Gjykatë regjistrohen ato të dhëna që ka regjistri partisë, sa herë a ndryshime, paraqitet kërkesa për azhornimin e informacioneve. Çdo statut i miratuar nga Kuvendi Kombëtar i PD depozitohet në Gjykatë, edhe nëse nuk ka ndryshim të emrit, logos, nuk është i detyrueshëm për t’u regjistruar, sepse hyn në fuqi në momentin e miratimit nga Kuvendi Kombëtar. Gjatë periudhës që jam Sekretar i Përgjithshëm jam kujdesur për të depozituar kërkesë për të çuar statutin e ri. Ajo që është e vërtetë e pamohueshme, që rregullat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar nuk kanë ndryshuar nga viti 2009.

Sonila Meço: Është statuti i 2018 apo i 2021?

Gazment Bardhi: Statuti i miratuar në 17 korrik 2021. Ndryshimet statutore depozitohen në gjykatë për t’u pasqyruar në regjistrin e partive politike nëse ka ndryshim të atyre elementëve që shënohen në regjistrin e partive politike.

Bledian Koka: Kur e keni regjistruar?

Gazment Bardhi: Para disa muajsh, nuk e kujtoj shumë mirë, por nuk ka rëndësi kjo.

Bledian Koka: Jo, ka rëndësi sepse po flasim për ligjshmërinë e Kryesisë me të cilën ju morët vendimin për shpalljen e Kuvendit. Dhe nëse kjo ligjërisht nuk është e rregullt, atëherë nisma juaj për të organizuar Kuvendin e 18 dhjetorit është e paligjshme.

Gazment Bardhi: Statuti i PD është i miratuar nga Kuvendi Kombëtar i PD në 2021 dhe ka hyrë në fuqi ditën e miratimit. Të tjerat janë të panevojshme. Jemi përpara një situate të pastër dhe krejtësisht të padyshimtë. Me kërkesë të kryetarit të PD, siç e përcakton statuti i PD, Kryesia e partisë ka thirrur mbledhjen e Kuvendit në datën 18 dhjetor. Gjatë këtyre dy muajve kemi patur një kërkesë të vazhdueshme nga një pjesë e vogël brenda PD, që të mblidhej Kuvendi i PD.

Bledian Koka: Të cilën e keni njoruar vazhdimisht.

Gazment Bardhi: Jo, nuk e kemi injoruar.

Sonila Meço: Nesër do të bëjmë verifikimin çfarë është depozituar në Gjyatë. Nëse janë depozituar këto ndryshime në Gjykatë dhe kur.

Gazment Bardhi: E drejta juaj. Dhe s’ka asnjë efekt kjo mbi çështjen që po diskutojmë.

Sonila Meço: Te ligjshmëria e kemi. /m.j

Next Post
“Po më shajnë në Facebook”/ Rama “siluron” mjekët: Rritu rrogat atyre hajdutëve e maskarenjve se na rropën

“Po më shajnë në Facebook”/ Rama "siluron" mjekët: Rritu rrogat atyre hajdutëve e maskarenjve se na rropën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

March 30, 2026
“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

March 30, 2026
I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

March 30, 2026
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

March 30, 2026
Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

March 30, 2026
Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

March 30, 2026
Tensione në PD pas përjashtimeve: Dy krerët e degëve lokale futen në selinë e PD-së dhe përplasen me Flamur Nokën

Tensione në PD pas përjashtimeve: Dy krerët e degëve lokale futen në selinë e PD-së dhe përplasen me Flamur Nokën

March 30, 2026
Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

March 30, 2026
Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

March 30, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Nga fusha e sportit te arkitektura e shtetit

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In