Soni është dukur për mrekulli teksa ka performuar këngën e saj më të re në skenën e madhe në Lebanon.
Këngëtarja madje ka bërë tatu në gjoksin e saj, që duket se nuk është i përhershëm, por i ka shkuar shumë me veshjen dhe dukjen që ka përzgjedhur për këtë natë të suksesshme.
Të pranishmit e koncertit organizuar nga MTV në Lebanon e kanë pritur shumë mirë Sonin kur ajo ka dalë në skenë për të performuar këngën që pritet të publikohet së shpejti.














