• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sondazhi: Rreth 61% e shqiptarëve janë pro përdorimit të vaksinave ruse dhe kineze

by A R
05/03/2021 08:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A janë opsion vaksinat ruse dhe kineze për COVID-19 në Shqipëri? Kjo ishte pyetja që solli diskutime mes mjekëve në emisionin “Repolitix” në Report Tv, ku në përgjithësi ishin në një mendje që Shqipëria duhet të sjellë sa më shumë vaksina që janë efikase pa parë origjinën nëse është ruse apo kineze pasi populli ka nevojë të vaksinohet dhe e vetmja gjë që intereson është efektshmëria e tyre. Sipas tyre skepticizmi që ndodh edhe nga EMA për certifikimin e Sputnik-V apo vaksinën kineze Sinopharm ndodh për arsye gjeo-politike. Edhe në një sondazh të bërë nga Report Tv, 60.8% e qytetarëve që votuan dëshironin që Shqipëria të ishte e hapur ndaj vaksinës ruse e kineze, ndërsa 31.9% ishin kundër.

Për kirurgun Engjëll Bejtaj vaksinat nuk duhet të etiketohen në bazë të origjinës, dhe se Shqipëria nuk ka kapacitete t’i refuzojë dhe se populli ka nevojë të vaksinohet.

“Edhe rusët edhe kinezët kanë një teknologji shumë të përparuar edhe në këtë fushë. Në një kohë kur je i rriskuar nga një infeksion nuk mund të bësh naze. Ne s’kemi asnjë mundësi të diskutojmë në këtë fushë dhe për ne EMA është një institucion i besueshëm. Unë do të thoja që qeverisë i takon të bëjë një politikë për të mos i etiketuar vaksinat për nga origjina. Vaksina është një tjetër gjë, ashtu siç marrim medikamente edhe nga Turqia edhe nga shtete të tjera. Dhe në politikën e zgjidhjes së këtij problemi nuk duhet humbur kohë.’- tha Bejtaj.

Edhe mjeku Ilir Alimehmeti tha se EMA do të certifikojë shumë shpejt edhe vaksinë ruse duke parë procesin e vaksinimit në vendet e BE, që po ecën me ritme të ngadalta në një kohe që të infektuarit janë në shifra të larta.

“Edhe pse EMA thotë diçka nuk do të thotë që shkruhet në gur, kjo mund të ndryshojë rrugës. Duhet të jemi dinamik. Të gjitha vaksinat , 4 të certifikuara perëndimore dhe ajo ruse e kineze kanë pluset dhe minuset e veta. EMA shumë shpejt do të certifikojë atë ruse”, tha Alimehmeti.

Po vendet e BE nga po shohin? Vaksina ruse e kinezë duket se është një opsione dhe për to. Mjekët Aurora Dollenberg nga Gjermania dhe Albert Troci nga Italia thanë në lidhje Skype se kanë prioritet vaksinën ruse, por po shikohet edhe ajo kineze. Ndërsa Spanja mbetet ende besnike e vaksinave perëndimore tha mjeku Kita Sallabanda për “Repolitix”.

Në Turqi, mjeku Gëzim Dauti tha se po përdoret masivisht vaksina kineze, ndërsa në Preshevë mjeku Driton Salihu tha nëse në vend përdoren të 4 vaksinat ajo Pfizer, AstraZeneca dhe ajo kineze e ruse. Ai tha se 70 % e popullsisë janë vaksinuar me atë kienze dhe thuajse asnjë qytetar me vaksinën ruse.

Next Post
Aksident në aksin Koplik-Shkodër, makina përplas për vdekje një 50-vjeçar që udhëtonte me biçikletë

Aksidenti me tre të vdekur në Tiranë, kush janë dy vëllezërit dhe kushëriri që humbën jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In