• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sondazhi për armët/ Mbi 70% e të anketuarve anojnë nga vlerësimi pozitiv për punën e Policisë së Shtetit

by Java News
02/02/2024 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të projektit të UNDP “Barometri Kombëtar i Perceptimit të Publikut rreth përdorimit, posedimit dhe rreziqeve të armëve të zjarrit në Shqipëri”, Dr. Eduard Zaloshnja i Institutit Agenda zhvilloi një sondazh elektronik në 1 shkurt 2024. Ky sondazh është në vijim të serisë së sondazheve që Instituti AGENDA zhvilloi me financim nga Programi Suedez për Forcimin e Policimit në Komunitet në Shqipëri (SCPA).

Gjetjet dhe metodologjia e sondazhit aktual vijojnë më poshtë:

GJETJET E SONDAZHIT

⦁ 70% e të anketuarve banojnë në lagje/fshatra ku armëmbajtja pa leje nuk është problem shqetësues (shihni tabelën përkatëse). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.44 milionë banorë të rritur banojnë në lagje/fshatra të tilla.
⦁ Teksa 70% e të anketuarve deklarojnë se banojnë në lagje/fshatra ku armëmbajtja pa leje nuk është problem shqetësues, vetëm 54.1% anojnë nga vlerësimi pozititv për luftën e Policisë së Shteit kundër armëmbajtjes pa leje – 42.2% pozitiv dhe 11.9% anojnë pozitiv (shihni tabelën përkatëse). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.11 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga vlerësimi pozitiv.
⦁ 80.7% e të anketuarve ndihen të sigurt ose shumë të sigurt kur ecin vetëm në lagje/fshat, pasi është errësuar (shihni tabelën përkatëse). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.65 milionë banorë të rritur gjithsej ndihen të sigurt. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 0.4 pikë përqindje (shihni grafikun përkatës).
⦁ 75.4% e të anketuarve mendojnë se kriminaliteti është i ulët ose shumë i ulët në zonat ku banojnë (shihni tabelën përkatëse). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.55 milionë banorë të rritur gjithsej banojnë në zona me kriminalitet të ulët. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 0.2 pikë përqindje (shihni grafikun përkatës).
⦁ 67.9% e të anketuarve anojnë nga mendimi se policia reagon shpejt ndaj vjedhjeve/grabitjeve/krimeve në zonën ku banojnë (shihni tabelën përkatëse). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.4 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga po-ja. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 0.5 pikë përqindje (shihni grafikun përkatës).
⦁ 78% e të anketuarve e ndiejnë praninë e policisë në zonën ku banojnë (shihni tabelën përkatëse). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.6 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga po-ja. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 0.4 pikë përqindje (shihni grafikun përkatës).
⦁ 70.5% e të anketuarve anojnë nga vlerësimi pozitiv për punën e Policisë së Shtetit në përgjithësi – 56.2% pozitiv dhe 14.3% anojnë pozitiv (shihni tabelën përkatëse). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.45 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga vlerësimi pozitiv. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 0.8 pikë përqindje (shihni grafikun përkatës).
⦁ 72.4% e të anketuarve anojnë nga mendimi se puna e Policisë Rrugore ka ndikuar për parandalimin e shkeljeve të kodit rrugor (shihni tabelën përkatëse). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.5 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga vlerësimi pozitiv. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 2 pikë përqindje (shihni grafikun përkatës).

SHËNIME METODOLOGJIKE

⦁ Pyetësori u hartua në bashkëpunimin me UNDP, duke zgjeruar pyetësorin e Barometrit të opinionit për punën e Policisë së Shtetit, që ishte zhvilluar më parë me financim të SCPA.
⦁ U krijua një faqe e posaçme në internet me motor prodhimi sondazhi elektronik, ku çdo vizitor unik kishte mundësinë ta plotësonte pyetësorin duke klikuar në opsionet e përgjigjeve.
⦁ U dërguan 2000 SMS krejt të rastësishme në të gjithë territorin e vendit, me një link të faqes së mësipërme.
⦁ Faqja e anketimit elektronik u mbyll me plotësimin e kampionit prej 1100 të anketuarish 18 vjeç e sipër.
⦁ Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor në rang vendi është plus/minus 3.3%.
⦁ Kampioni u ripeshua para analizimit të tij, në mënyrë që ta përfaqësonte popullsinë e rritur shqiptare sa më mirë demografikisht, gjeografikisht, dhe politikisht.

 

Next Post
Zbulohet fotoja e panjohur e Gjergj Fishtës e vitit 1936, shkrepur prej mjeshtrit Kel Marubi

Zbulohet fotoja e panjohur e Gjergj Fishtës e vitit 1936, shkrepur prej mjeshtrit Kel Marubi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In