• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sondazhi/ Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, PS-së kryeson Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Fierin…

by Java News
17/04/2019 23:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Televizioni Report TV në bashkëpunim me Institutin Italian GPF Inspiring Research, sjell sondazhin e dytë mbi situatën politike në vend dhe pritshmërinë për zgjedhjet vendore të qershorit. Si janë përgjigjur shqiptarët për ofertën e kryeministrit Rama bërë opozitës për reformën zgjedhore dhe zgjedhjet e 30 qershorit? Çfarë mendojnë shqiptarët për strategjinë e opozitës për të vazhduar protestat? Si do të votonin sot shqiptarët për zgjedhjet vendore dhe cila do të ishte vota e tyre nëse do të duhej të shkohej në zgjedhje të parakoshme?

Gjithashtu nje tjeter ceshtje pjese e ketij sondazhi lidhet dhe me qasjen qe kane votuesit nese opozita do te bojkotonte zgjedhjet e 30 qershorit? Edhe në sondazhin e dytë i ftuar special do të jetë Roberto Baldassarri, ish president i Institutit Piepoli dhe aktualisht President i GPF Inspiring Research. Figura e njohur për publikun shqiptar pasi në 2013 dhe 2017 Roberto Baldassarri parashikoi rezultate të sakta të zgjedhjeve politike në Shqipëri. Në studio me gazetarin Denis Minga janë analistë dhe eksperte te fushes.

Gara për Tiranën, sondazhi në Report Tv: PS kryeson me 63-67%, 24-28% votojnë PD-në


Partia Socialiste do të ruante bashkinë e Tiranës nëse zgjedhjet lokale do të zhvilloheshin sot. Sipas sondazhit, 63-67% do të votonin PS-në dhe Erion Veliajn që është konfirmuar që do të rikandidojë, ndërsa PD-në do të votonin vetëm 24-28% dhe LSI-në 6-8%. Në krahasim me sondazhin e një muaji më parë PS-ja një rënie të lehtë me 1%, dhe PD-ja rritje me 4%.

Gara për Shkodrën, sondazhi në Report Tv: Kryeson PD-ja 41-45%, PS-ja 38-42%


Nëse zgjedhjet lokale do të bëheshin sot, PS-ja do të merrte 38-42%, PD-ja 41-45%, LSI-ja 5-7% dhe PDIU-ja 2-4%. Në krahasim me një muaj më parë, PS-ja ka pësuar rënie, ndërsa PD-ja rritje. Aktualisht bashkia drejtohet nga Voltana Ademi e zgjedhur nga PD-ja.

Gara për Kukësin, sondazhi në Report Tv: PS-ja kryeson me 47-51%, PD-ja 44-48%


Në Kukës Partia Socialiste do të fitonte zgjedhjet lokale nëse do të zhvilloheshin sot. 47-51% kanë votuar PS-në, 44-48% PD-në, që drejton aktualisht bashkinë me Bashkim Shehun. LSI-ja ka një rënie krahasim me një muaj më parë 2.5-4.5%. Për partinë Socialiste në 30 qershor do të kandidojë Safet Gjici.Gara për Lezhën, sondazhi në Report Tv: PS-ja kryeson me 47-51%, PD-ja 36-40%


Në Lezhë ku për partinë Socialiste do të kandidojë Pjerin Ndreu nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, socialistët do të merrnin 47-51%, PD-ja 36-40% dhe LSI-ja 7-9%.

Gara për Vlorën, sondazhi në Report Tv: 62-66% votojnë PS-në, PD-ja 21-25%


Nëse zgjedhjet do të bëheshin sot në Vlorë, PS-ja do të  fitonte me 62-66%, ndërsa PD-ja 21-25%, LSI-ja 4.5-6.5% dhe PDIU-ja 3-5%. Në këtë bashki Partia Socialiste ka konfirmuar rikandidimin e Dritan Lelit. Në krahasim me nje muaj me pare, PS-ja ka nje ulje te lehte dhe PD-ja rritje.

Gara për Gjirokastrën, sondazhi në Report Tv: 46-50% votojnë PS-në, 29-33% PD-në


Bashkia Gjirokastër do të votonte 46-50% Partinë Socialiste nëse zgjedhjet do të bëheshin sot, ndërsa 29-33% PD-në dhe vetëm 15-19% LSI-në. Aktualisht kjo bashki drejtohet nga Zamira Rami e zgjedhur nga radhët e LSI-së. Në krahasim me një muaj më parë PS-ja ka shënuar rritje edhe në këtë bashki.

Gara për Korçën, sondazhi në Report Tv: 57-61% për PS-në, PD-ja 24-28%


Në Korçë PS ka konfirmuar rikandidimin e Sotiraq Filos në zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa nëse do të votohej sot do të merrte 57-61%, PD-ja 24-28%, LSI-ja 9-13% dhe PDIU-ja 0-2%.  Edhe në këtë bashki në krahasim me një muaj më parë, PS ka rritje.

Gara për Beratin, sondazhi në Report Tv: 57-61% votojnë PS-në, 22-26% PD-në

Në Berat PS-ja do të merrte 57-61% të votave duke shënuar rritje në krahasim me një muaj më parë nese do te votohej sot, ndërsa PD-ja 22-26% dhe 10.5%-14.5%.

 

Gara për Dibrën, sondazhi në Report Tv: 35-39% votojnë PD-në, 27-31% PS-në

Në Dibër nëse do të votohej sot, 35-39% do të votonin PD-në, 27-31% PS-në, 12-16% LSI-në dhe 16.5-20.5% PDIU-në. Në krahasim me një muaj më parë, PD-ja ka rritje, ndërsa PS-ja ulje

 

Gara për Durrësin, sondazhi në Report Tv: 49-53% votojnë PS, 25-29% PD (Shifrat)


Nëse zgjedhjet lokale do të bëheshin sot, në Durrës 49-53% e qytetarëve do të votonin për PS-në, ndërsa 25-29% PD, 10-14% LSI-në, 4-6% PDIU-në

 

Gara për Fierin, sondazhi në Report Tv: 57-61% votojnë PS, 22-26% PD (Shifrat e plota)


Në bashkinë e Fierit, nëse sot do të zhvilloheshin zgjedhjet, kandidati i PS-së, Armando Subashi do të merrte 57-61%. Opozita nuk ka nxjerrë asnjë kandidat deri tani. Megjithatë 22-26% votojnë PD-në, 8.5%-12.5% LSI-në, 3-5% PDIU-në. Nga muaji i parë, PS-ja ka shënuar një rritje në sondazh.

 

Gara për Elbasanin, sondazhi në Report Tv: 46-50% votojnë PS, 21-25% PD (Shifrat e plota)


Nëse zgjedhjet lokale do të zhvilloheshin sot, 46-50% do të votonin kandidatin e PS-së, 21-25% të PD-së, 10-14% të LSI-së, 12-16% të PDIU-së. Partia Socialiste ka vendosur si kandidat për Elbasanin Gledian Llatjan, ndërsa nga opozita ende nuk ka një vendim nëse do të marrë pjesë në zgjedhje. Brenda një muaji PS-ja një rritje të konsiderueshme në Elbasan.
g.kosovari
Next Post
VIDEO/ Pranga dy shqiptarëve në Itali, vidhnin brenda pak minutash makinat e lojërave të fatit

VIDEO/ Pranga dy shqiptarëve në Itali, vidhnin brenda pak minutash makinat e lojërave të fatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani i paraqet një propozim të ri SHBA përmes Pakistanit për t’i dhënë fund luftës

Irani i paraqet një propozim të ri SHBA përmes Pakistanit për t’i dhënë fund luftës

May 1, 2026
Lëreni PD në vetminë e saj

Lëreni PD në vetminë e saj

May 1, 2026
Vdekja makabre e shqiptarit në kamion mbeturinash, rrëfehet shoferi: Kam jetuar mes makthit, dëgjova britma…

Vdekja makabre e shqiptarit në kamion mbeturinash, rrëfehet shoferi: Kam jetuar mes makthit, dëgjova britma…

May 1, 2026
Tarifa 700 lekë për çadrat në Vlorë, kryetarja e Bashkisë: Është limit për privatin, plazhet publike janë falas

Tarifa 700 lekë për çadrat në Vlorë, kryetarja e Bashkisë: Është limit për privatin, plazhet publike janë falas

May 1, 2026
1 Maji mes grevave dhe protestave. Në Greqi bllokohet transporti publik, në Turqi arrestime

1 Maji mes grevave dhe protestave. Në Greqi bllokohet transporti publik, në Turqi arrestime

May 1, 2026
Kalendari i Punës/ PD nis procesin për ndryshimet statutore, vendimi final më 30 maj në Kuvendin Kombëtar

Kalendari i Punës/ PD nis procesin për ndryshimet statutore, vendimi final më 30 maj në Kuvendin Kombëtar

May 1, 2026
Ndërtoi pa leje duke shfrytëzuar të gjithë tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Ndërtoi pa leje duke shfrytëzuar të gjithë tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

May 1, 2026
“Planifiko, testo, trajno, ekzekuto” – NATO zhvillon stërvitjen e madhe të udhëhequr nga SHBA në Evropë

“Planifiko, testo, trajno, ekzekuto” – NATO zhvillon stërvitjen e madhe të udhëhequr nga SHBA në Evropë

May 1, 2026

Veliaj letër ambasadave perëndimore në Tiranë, kërkon monitorim të seancës së 8 Majit

May 1, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

Berisha i vetmi në garë për kreun e PD, skualifikohen Sela e Mulaj: Nuk kanë profil të lartë politik!

May 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In