• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sondazhi i ‘Piepolit’, analisti: Besueshmëria e Berishës ka rënë, ja çfarë i jep fitoren Ramës

by B K
14/03/2025 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Copëzimi i votës së opozitës në 4-5 fraksione të krijuara tashmë nga regjistrimi i koalicioneve dhe partive në KQZ për zgjedhjet e 11 majit favorizon Partinë Socialiste drejt fitores së mandatit të katërt.

Kurse rënia e besueshmërisë së Berishës vjen edhe nga imazhi që ai la me Primaret dhe revoltën e deputetëve që u larguan pasi përfshiu në vend të tyre besnikët e vetë në listat e sigurta për deputetë.

Dhe në këtë prizëm, sondazhet e ‘Piepolit’ në Report TV të publikuara mbrëmë (14 mars) i shkojnë realitetit politik në lidhje me besueshmërinë e lidershipit politik dhe të destinacionit të votës së qytetarëve.

Kështu u shpreh ndër të tjera analisti dhe gazetari Mentor Kikia, në ‘Sot, Live në Shqipëri’, gjatë intervistës me moderatorin Nertil Agalliu. Ai theksoi se Rama dhe Berisha kanë një qëllim me listat, kontrollin e partisë, por me metodologji krejtësisht të kundërta: Njëri me rinovimin e saj dhe nxjerrjen e senatorëve në listat e hapura për maksimizim vote dhe tjetri për të siguruar partinë me besnikët më të vjetër edhe në moshë, duke zhgënjyer të rinjtë, teksa shpërbeu ata që i qëndruan afër gjatë arrestit shtëpiak.

“Votuesi shqiptar, përveç votuesit besnik të PD dhe PS, që është stoik, pjesa tjetër është e paqartë por që e quajmë gri. Por që në fakt nuk e di çfarë ngjyre t’i vë për momentin sepse janë bërë edhe më errët sesa vetë grija dhe këta lëvizin me qëndrimin e tyre. Dy muaj para zgjedhjeve me kalimin e ditëve dhe nisjes së fushatës, perceptimi do të ndryshojë. Por duke i mbetur shifrave të sondazhit tuaj që keni publikuar, unë besoj se në nivelin e besueshmëria, s’po them opozita por lidershipi i saj, sepse dua ta ndaj lidershipin nga opozita pasi kjo e fundit është më e gjerë sesa PD, pra besueshmëria e zotit Berisha nuk ka ndryshuar nga ajo që ka pasur në fillim. Unë bëj pjesë te skeptikët te qëndrimet e tij. Ka pasur ndikimin e vetë pasi PD bëri Primaret, zhvilluan zgjedhjet, numëruan votat doli rezultati dhe deri këtu ishte pozitive. Por e keqja ndodhi më pas sepse rezultatet e primareve nuk u morën në konsideratë dhe lista nuk i pati fituesit e primareve. Derisa u zhvilluan duhet të konsideroheshin, ose të mos mbaheshin fare primaret. Kjo ndikoi edhe në revoltën brenda deputetëve dhe partisë, që teksa kishin pritshmëritë pas primareve u revoltuan dhe ikën”, shprehet analisti për Report Tv, duke vënë në dukje imazhin zhgënjyes që prodhuan Primaret e PD-së.

Kurse për lidershipin e dy partive, nënvizon se kanë një qëllim të vetëm: Kontrollin e partive, por me metodologji të ndryshme:

“Rama dhe Berisha kanë synuar të vazhdojnë të mbajnë kontrollin në Parti. Rama ka mbajtur pothuajse të gjithë qeverinë në zona të sigurta, deputetët që i ka absolutisht pjesë të grupit të vetë dhe po komplekson pjesën tjetër me të rinjtë në listat e sigurta. Ata që nuk kishte siguri se do jenë besnikë në sigurinë e tij dhe ata që largohen si pasojë e ciklit në politikë, Rama zgjodhi rrugën e largimit demokratik, duke i nxjerrë në listë të hapur. Largimi i senatorëve bën që ata të shtrohen maksimalisht në fushatë për punë dhe vota, që mund të çojë në maksimizimin e votës në terren. Sepse kështu siguron mandatin, besnikun e partisë dhe maksimumin e votave.
Berisha zgjodhi rrugë tjetër për të kontrolluar partinë. Përveç mbajtjes afër të aleatëve, sepse duhen e ka opozita këtë kosto, lëshoi 8 mandate dhe nga ana tjetër njerëzit e tij besnikë që i qëndruan gjatë kohës së arrestit shtëpiak i mbajti në listën e sigurtë. Këtu dallohet me listën e PS-së. Sepse Berisha ka njerëz me moshë të madhe sikurse ai vetë, e kjo sjell reagim të të rinjve që sakrifikojnë, dhe në fund në listë të sigurtë futet ai që as mori vota në Primare. Metodologjitë e tyre janë të ndryshme, Rama rinovon partinë, Berisha do i duhet të mbajë të njëjtin imazh”, analizon ai.

Kurse për votën e 11 majit, përsëri i qëndron shifrave të sondazhit të Piepolit dhe Report TV në perceptim, pasi mendon se copëtimi i votës së opozitës në 4-5 fraksione favorizon Ramën, kurse një opozitë e përbashkuar do e kishte mundur PS-në në vota dhe mandate.

“Konkurrenca është edhe më e madhe, nuk është vetëm PS e PD, pasi ka edhe parti të reja, koalicion i djathtë si ai i Dashamir Shehit dhe të tjerëve që nuk janë për të mos u konsideruar. Janë edhe 3 parti të reja që në qasje publike kanë bërë vend dhe kanë pritshmëri të larta. Kshu që këto mandate bëhen të vështira, garë e madhe dhe e fortë, gamë e madhe. Shumë parti nuk do i shndërrojnë votat në mandate me këtë garë të fortë. Unë shot ë favorizuar PS-në në këtë mes me humbjen e votave të partive të vogla. Ndaj duhej përbashkim opozitar, sepse të gjitha bashkë mund të marrin shumë vota se PS, por duke mos u përkthyer në mandate pushteti mund të anojë nga PS-ja. Partitë e opozitës kanë vija të kuqe ndarëse, Berisha ka vijë të kuqe me Bashën e Shehin, ose Shqipëria Bëhet me atë Bashkë dhe të tjerat, me të Agron Shehajt, pra kanë gjetur qoshen e tyre dhe refuzuan të bashkëpunojnë. Copëzimi i votës nuk e përkthen atë në mandate deputetësh, pra kemi 4 apo 5 fraksione”, përfundon Kikia.

Next Post
Çmimi i arit shënon rekord historik

Çmimi i arit shënon rekord historik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 13 Maj 2026

May 12, 2026
Ndreca: Veliaj ka pritur 15 muaj që të japë argumentet e tij, por tani papritur mbyllen frëngjitë; vendimet në errësirë ka probabilitet të jenë të padrejta

Ndreca: Veliaj ka pritur 15 muaj që të japë argumentet e tij, por tani papritur mbyllen frëngjitë; vendimet në errësirë ka probabilitet të jenë të padrejta

May 12, 2026
“Budallallëku ka kufi vetëm vetveten”, Rama i përgjigjet Berishës: Me Diellën do arrijmë nivelin më të lartë europian

“Budallallëku ka kufi vetëm vetveten”, Rama i përgjigjet Berishës: Me Diellën do arrijmë nivelin më të lartë europian

May 12, 2026
Mirësjellje, tensione dhe përplasje! Prapaskenat e samiteve Kinë-SHBA

Mirësjellje, tensione dhe përplasje! Prapaskenat e samiteve Kinë-SHBA

May 12, 2026
Tragjike në Vlorë/ Ndërron jetë në spital 34-vjeçari i aksidentuar në Panaja-Novoselë

Tragjike në Vlorë/ Ndërron jetë në spital 34-vjeçari i aksidentuar në Panaja-Novoselë

May 12, 2026
“Nuk ka antisemitizëm”, Rama: Për hebrenjtë, Shqipëria mbetet shtëpi

“Nuk ka antisemitizëm”, Rama: Për hebrenjtë, Shqipëria mbetet shtëpi

May 12, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Albin Guevara dhe Mickoski: Defaktorizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

May 12, 2026
40 kompani izraelite ‘zbarkojnë’ në Tiranë për sigurinë kibernetike, Rama: Për hebrenjtë mbetemi shtëpi!

40 kompani izraelite ‘zbarkojnë’ në Tiranë për sigurinë kibernetike, Rama: Për hebrenjtë mbetemi shtëpi!

May 12, 2026
Berisha: Rama rrahu gjoksin për prokurimet, sistemi elektronik një fasadë!

Berisha: Rama rrahu gjoksin për prokurimet, sistemi elektronik një fasadë!

May 12, 2026
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

I akuzuar për vrasje 25 vite më parë, arrestohet në Shqipëri shtetasi nga Kosova

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In