• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sondazhi i PD për Tiranën zbardh pse po sulmohet Veliaj

by Aalison Pearse Stevens
18/04/2016 10:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

EKSKLUZIVE/ Bashkia e Tiranës nuk është tashmë pa qëllim kryefjala e luftës politike të PD-së. Të gjitha këto sulme, ku janë përfshirë edhe disa aktorë, duke filluar që nga Presidenti, Bujar Nishani, deputetët e PD-së, si dhe disa grupime ambientaliste (jo të gjitha) janë të koordinuara në funksion të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Vendosja e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në axhendën kryesore të betejës politike të PD-së, ndonëse është tentuar të mvishet me mantelin e mbrojtjes së ambientit dhe Parkut të Liqenit, dukshëm shpërfaq interesa të pastra elektorale. Javanews ka arritur të mësojë se në një sondazh të fundit të zhvilluar nga organizata pranë PD-së, lidhur me Tiranën, ka rezultuar se demokratët rrezikojnë të humbasin mandate të tjera në Tiranë.

Gjatë zgjedhjeve të vitit 2013, PD-ja bashkë me aleatët e saj (PD- PR- PDIU), arriti të sigurojë 13 mandate, kundrejt 19 që mori koalicioni PS- LSI. Një diferencë e madhe mandatesh, po të kihet parasysh se në një farë mënyre Tirana përcakton edhe kahjen se cila parti apo koalicion partisht do t’i fitojë zgjedhjet. Thënë qartë, nëse humb në Tiranë ke humbur zgjedhjet. Kjo diferencë e madhe mandatesh bëhet më e dukshme po të kihet parasysh se PD-ja në vitin zgjedhor 2013 ishte në qeveri dhe drejtonte edhe Bashkinë e Tiranës. Por përgjatë vitit 2016, kohë në të cilën është realizuar edhe sondazhi i PD-së për Tiranën nga organizata pranë saj, mësohet se PD ka humbur akoma më shumë terren. Në bazë të këtij sondazhi PD-ja rrezikon të humbasë edhe 2 mandate duke çuar numërin e mandateve të saj nga 11 në 9. Këtu duhet pasur parasysh se në totalin e 13 mandateve të koalicionit të PD-së, 1 mandat ëshhtë i PR, ndërsa 1 mandat i PDIU, që tashmë është në qeveri. Pra PD-ja ka 11 mandate të prodhuara nga zgjedhjet e vitit 2013. Ndërsa në zgjedhjet e ardhshme numëri i mandateve në rastin më të mirë mund të qëndrojë në të njëjtën kuotë pra 11 mandate ose rrezikon të humbasë dhe 2 mandate.

Gjithësesi ajo që është e kuptueshme ka të bëjë me faktin se nëse PD nuk arrin të ulë ndjeshëm diferencën me koalicionin e majtë për numërin e mandateve në Tiranë, ajo s’ka asnjë shpresë për të dalë fituese në zgjedhje.  Janë pikërisht këto llogari elektorale, ato të cilat kanë bërë që PD të jetë agresive ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Veliaj. Një Tiranë e qeverisur më mirë në nivel lokal do të ndikonte më pozitivisht në zgjedhje. Të njëjtin efekt prodhoi shumë kohë më parë dhe kryeministri, Edi Rama, kur ishte kryetar Bashkie i Tiranës, duke ndikuar jo pak me punën e tij si kryebashkiak, në rezultatet zgjedhore të PS. Edhe atëhere Rama u sulmua nga PD në mënyrë shumë agresive, më shumë madje se ish- kryeministrat Fatos Nano dhe Ilir Meta. Edhe tani ndaj Veliajt, po përvijohet e njëjta strategji, me qëllim zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Armando Meta

(javanews.al)

Next Post

Pasuria “modeste” e Presidentit rus Vladimir Putin

Comments 2

  1. Samuel Gurra says:
    10 years ago

    Erioni po e tregon perdite me pune,keshtu qe keta te pd kjo menyre i mbetet. Per mua dhe besoj qytetareve te Tiranes i intereson rruga e asfaltuar,parku per femije apo investime te tjera me shume se deputetet e pd ne Tirane. Personalisht jam i kenaqur nga puna ne qytet.

    Reply
  2. Artan Kurti says:
    10 years ago

    Si e ke nisur Lul Bashe me poshte do biesh. Erion vazhdo me punet e qytetit vella se keta e kane semundje shpifjen.

    Reply

Leave a Reply to Samuel Gurra Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In