• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sondazhi i italianëve: PS ruan shumicën në Tiranë ndërsa LSI në pikiatë në Durrës, ja si parashikohet PD

by
31/03/2021 23:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Report Tv dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli, sjellin sondazhin e pestë për zgjedhjet politike të 25 prillit.

Sondazhi i pestë vjen në kohën kur kanë mbetur vetëm 25 ditë para zgjedhjeve dhe po transmetohet gjatë programit Repolitix të drejtuar nga gazetari Denis Minga.

Ndërsa fushata zgjedhore tashmë po ecën me ritme të larta sondazhi i mbrëmjes së sotme përqendrohet më tepër në votat që do të merrnin palët nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.

Për këtë arsye Instituti Piepoli përllogarit sërish votat në nivel kombëtar dhe në nivel qarqesh nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.

Gjithashtu ndër tematikat e trajtuara në këtë sondazh është menaxhimi i procesit të vaksinimit nga qeveria dhe çfarë qëndrimi kanë shqiptarët për vaksinat ruse dhe kineze që po përdoren në vend.

Nga ana tjetër çmendojnë shqiptarët për librin elektoral të Lulzim Bashës “Misioni im”dhe çfarë efekti mund të ketë për fushatën e liderit demokrat.

Edhe në këtë mbrëmje do të jetë Zv/Presidenti i Institutit Piepoli Livio Gigliuto dha detaje, duke thënë se në këtë sondazh janë pyetur 1200 persona nga data 23-28 mars, teksa metoda është e njëjtë.

Menaxhimi i pandemisë dhe procesi i vaksinave kanë qenë ndër çështjet e para që janë pyetur qytetarët. Të ndarë kanë qenë disi për vlerësimin për menaxhimin nga Qeveria me 48% pozitiv dhe 42% negativ. Ndërkohë që nuk kanë pasur dallime sa i përket pyetjeve për vaksinat ruse dhe kineze, ky në shumicë dërrmuese shqiptarët kanë shfaqur gatishmërinë t’i marrin.

Instituti Piepoli i cili prej 60 vitesh realizon në Itali sondazhe zgjedhore për RAI-n dhe për televizionet më të rëndësishme kombëtare, ka bërë një marrëveshje me Report Tv për të ndjekur gjithë procesin zgjedhor në Shqipëri deri më 25 prill 2021. Edhe më parë falë këtij bashkëpunimi Instituti prestigjioz Piepoli arriti të parashikonte saktësisht zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013 dhe 2017 në Shqipëri.

Në qarkun e Durrësit nëse do të votohej sot socialistët do të dilnin fitues me 46-50 % të votave duke pasur rritje nga sondazhi i fundit i Piepolit të 17 marsit për zgjedhjet e 25 prillit. Edhe PD-AN ka një rritje të lehtë me 1 % të votave duke marrë 39-43 %, ndërsa ‘rrjedhja’ më e madhe vihet re tek LSI. Në Durrës LSI ka pësuar një pikatë të madhe votash duke humbur 3 % të votuesve në vetëm 14 ditë krahasuar me matjen që Piepoli bëri në këtë qark më 17 mars.

Tirana është qarku me më shumë mandate dhe sipas sondazhit të sotëm të Piepolit për Report Tv % më të lartë të votave vijon ta kenë socialistët, të cilët ruajnë edhe shumicën solide me 48-52 % të votave. Rritje ka pësuar edhe PD me aleatët  dhe LSI krahasuar me sondazhin e fundit të Piepolit të bërë më 17 mars 2021 për zgjedhjet e 25 prillit duke shënuar një rritje me 1 % të votave./ b.h

Next Post
Karantinë e pjesshme në Francë, mbyllen shkollat dhe vendosen kufizime për udhëtimet

Karantinë e pjesshme në Francë, mbyllen shkollat dhe vendosen kufizime për udhëtimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

September 5, 2026
Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

September 5, 2026
Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

September 5, 2026
I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

September 5, 2026
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

September 5, 2026
Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

September 5, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

September 5, 2026
Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

September 5, 2026
“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

September 5, 2026
“Bëni kujdes me shpenzimet”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com