• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sondazhi i Euronews: Pse qytetarët votojnë Partinë Socialiste dhe Edi Ramën

by B K
07/02/2025 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Euronews Albania dhe kompania e mirënjohur greke, MRB, publikuan sondazhin e parë ku shfaqej prirja e votës së shqiptarëve për zgjedhjet e 11 Majit. Rezultati i jepte një fitore të qartë Partisë Socialiste dhe Edi Ramës duke ruajtur shifrat e vitit 2021 dhe madje me hapësirë për ta përmirësuar atë. Ky sondazh është provuar në 3 palë zgjedhje të njëpasnjëshme në vitet 2021, 2022 dhe 2023, duke e gjetur rezultatin e zgjedhjeve në mënyrë të saktë.

Pavarësisht se socialistët janë në garë për mandatin e tyre të katërt dhe në shifrat e sondazhit janë pothuajse të sigurtë drejt kësaj rruge, ajo që të bën përshtypje është se qeveria sot mund t’i gëzohet një situate më të mirë të perceptimit të përgjithshëm të ekonomisë, edhe se 4 vite më parë kur konkurronte për mandatin e tretë. Madje, njerëzit sot njerëzit shpresojnë dhe besojnë më shumë tek qeveria për t’i dhënë zgjidhje problematikave që haset vendi.

Sa i përket mendimit të tyre për gjendjen e ekonomisë së vendit, 32.1% e shqiptarëve thonë se është e mirë. Ndërkohë në të njëjtën periudhë 4 vite më parë përpara zgjedhjeve, kjo shifër ishte vetëm 13.2%. E njëjta situatë paraqitet edhe për ekonominë familjare. Teksa 4 në 10 shqiptarë mendojnë se gjendja e ekonomisë familjare sot është e mirë, kjo shifër është gati sa dy-fishi i atyre që mendonin kështu në vitin 2021. Atëherë shumica e shqiptarëve mendonin se ekonomia familjare ishte në gjendje të keqe në masën 39% dhe vetëm 24% thonin se ishte mirë.

Kjo sjellje e të sonduarve shihet edhe në pritshmëritë e tyre për 12 muajt e ardhshëm, kur rreth 80% e tyre mendojnë se ekonomia e tyre familjare dhe e vendit do të jetë njësoj ose më mirë. Në vitin 2021, kjo shifër ishte rreth 70%.

Kur Edi Rama kërkonte mandatin e tretë, gjysma e shqiptarëve mendonte se vendi po shkonte në drejtimin e gabuar, ndërkohë sot, në sondazhin e Euronews Albania dhe MRB, vetëm 43% e mendojnë këtë dhe për më tepër, ata që mendojnë se vendi po shkon në rrugën e duhur janë më shumë, rreth 45%.

Ajo që është më demotivuese për opozitën, tregohet tek problematikat që vetë qytetarët kanë identifikuar dhe se cilat forca politike ata mendojnë se mund t’i zgjidhin ato problematika. Në të gjitha problemet e identifikuara, shqiptarët mendojnë se Partia Socialiste ka më shumë shanse t’i zgjidhë ato probleme, duke nisur që nga ekonomia, apo dhe korrupsioni dhe emigrimi.

Sondazhi tregon edhe trendin se niveli i rëndësisë së problematikave ka rënë. Ato ekzistojnë por për qytetarët rëndësia e tyre është më e ulët.

Ajo që vihet re nga ky sondazh, është se prirja e votës së qytetarëve nuk është rastësore, por një rezultat i besueshmërisë që ata kanë krijuar për forcat politike dhe qartazi duket se ata besojnë të Partia Socialiste më shumë se të opozita apo shumësisë së tyre dhe se vota e tyre është rezultante e mënyrës se si ata mendojnë t’i zgjidhin problemet dhe kush është më i aftë për t’ua zgjidhur ato.

Next Post
“Meta do të na prijë nga qelia”, Tedi Blushi: Ja sa mandate synojmë

“Meta do të na prijë nga qelia”, Tedi Blushi: Ja sa mandate synojmë

Comments 1

  1. Lili says:
    12 months ago

    Vetëm krimi i organizuar dhe kriminelët votojnë PS , PD dhe LSI Lërini njerëzit të lirë të votojnë për të ardhmen e Shqipërisë me fytyra të reja,me mendime dhe programe speciale ekonomike

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Berati në Francë, e më pas në Kinë – historia e shqiptarit Silvester Bejko

Nga Berati në Francë, e më pas në Kinë – historia e shqiptarit Silvester Bejko

January 31, 2026
Kristjan Asllani prezantohet te Beshiktashi: Kam lindur shqiponjë dhe është në gjakun tim

Kristjan Asllani prezantohet te Beshiktashi: Kam lindur shqiponjë dhe është në gjakun tim

January 31, 2026
“Punonte roje private në minierë, dyshohet se…”, policia jep detaje për vdekjen e 58-vjeçarit në Bulqizë

“Punonte roje private në minierë, dyshohet se…”, policia jep detaje për vdekjen e 58-vjeçarit në Bulqizë

January 31, 2026
Pezullimi i vizave amerikane/ Eksperti i emigracionit: Pse shqiptarët duhet të paraqiten patjetër në konsullatë

Pezullimi i vizave amerikane/ Eksperti i emigracionit: Pse shqiptarët duhet të paraqiten patjetër në konsullatë

January 31, 2026
Shqiptarët ende të fiksuar me “Volkswagen” dhe “Mercedes”, Durrësi kryeson për numrin e autoveturave

Rritet me 10% tregu i sigurimeve! 91% të primeve totale të tregut janë për Jo-Jetën

January 31, 2026
Hiqeshin si agjentë imobiliarë, ky është çifti që mashtronte qytetarët për blerje apartamentesh

Hiqeshin si agjentë imobiliarë, ky është çifti që mashtronte qytetarët për blerje apartamentesh

January 31, 2026
KLP miraton kërkesën e kreut të SPAK për mbrojtje të shtuar ndaj Altin Dumanit dhe disa prokurorëve të tjerë

KLP miraton kërkesën e kreut të SPAK për mbrojtje të shtuar ndaj Altin Dumanit dhe disa prokurorëve të tjerë

January 31, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Forumi i Dialogut Politik ofron unitet pa transformim

January 31, 2026
Fluks i lartë urgjencash në QSUT/ Gripi rrit shtrimet në spitale, mjekët: Shkak, rastet me bronkopneumoni

Fluks i lartë urgjencash në QSUT/ Gripi rrit shtrimet në spitale, mjekët: Shkak, rastet me bronkopneumoni

January 31, 2026
75 metra i lartë/ Trump paralajmëron ndërtimin e ‘Harkut të Pavarësisë’ në Washington. Reagojnë ekspertët

75 metra i lartë/ Trump paralajmëron ndërtimin e ‘Harkut të Pavarësisë’ në Washington. Reagojnë ekspertët

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In