• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sondazhi: Bashkinë Elbasan e fiton PS! Kandidati i “Bashkë Fitojmë” merr 9% më pak

by Java News
17/04/2023 23:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin Top Story në Top Channel është prezantuar sondazhi i dytë realizuar nga Angi Recherche fokusuar në bashkinë e Elbasanit.

Në këtë bashki janë pyetur zgjedhësit për të krijuar një ide të qartë në lidhje me perceptimin e tyre mbi situatën aktuale dhe mbi forcat politike në garë. Pyetja e parë që ju është drejtuar zgjedhësve është se si jetohet në Shqipëri. 43.8 përqind thonë se jetohet mirë ose shumë mirë, ndërsa 56,2 përqind thonë se jetohet keq ose shumë keq.

Çështjet ekonomike janë shqetësimet më të mëdha për qytetarët e Elbasanit,  gati gjysma e tyre thonë se problem kryesor është kriza ekonomike dhe inflacioni, e më pas mungesa e punës dhe emigracioni.

Të pyetur se si po ecën Shqipëria, ndarja mes atyre që e shikojnë situatën pozitive dhe negative është pothuajse njësoj. Në Elbasan, si arritje të kryeministrit Rama vlerësohet puna me rrugët dhe infrastrukturën kryesisht por edhe politikën e jashtme dhe veçanërisht hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Më pak të vlerësuarat janë rritja e parave, e pensioneve furnizimi me ujë dhe arsimi dhe shkollat e reja.  Ndërkohë që shumica dërmuese 68,7 përqind mendojnë se situata ekonomike në vitet e ardhshme në Shqipëri do të mbetet e njëjtë.  Edhe në Elbasan politikani më I vlerësuar është kryeministri Rama i cili merr mbështetje nga 52,9 përqind e zgjedhësve  pothuajse njësoj me të është kryebashkiaku aktual dhe në vend të tretë është rivali i tij Luciano Boçi.

 Duke ju rikthyer pyetjeve për situatën e vendit gjatë kohës që ka qeverisur Rama, shumica dërmuese mendojnë se ajo nuk ka ndryshuar. Por ndërkohë shumica prej 52 përqind kanë besim tek kryeministri Rama. Duke u rikthyer tek pyetjet për bashkinë e Elbasanit shumica prej 44,8 përqind thonë se punët po ecin në drejtimin e duhur dhe se  37,6 përqind thonë se cilësia e jetës në Elbasan në katër vitet e fundit është përmirësuar.

Në Elbasan problem kryesor I banorëve mbetet papunësia, por edhe mungesat që lidhen me cilësinë e jetës (P12.1 Elbasan) Papunësia sipas zgjedhësve është detyra kryesore që duhet të realizojë bashkia e Elbasanit e më pas janë infrastruktura, rrugët. Ndërkohë që në këtë qytet ndryshe nga Tirana ka një shqetësim në rritje për kriminalitetin dhe sigurinë. Kryebashkiaku aktual I cili garon sërish më shumë vlerësohet për punën me për pastërtinë e qytetit, dekorimin.

Ndërsa 52,7 përqind e zgjedhësve shprehen të kënaqur me punën e kryebashkiakut aktual. Në Elbasan Gledjan Llatja ka kundërshtar Luciano Boci, deputetin që la mandatin për këtë garë elektorale. Ai rezulton se njihet nga shumica e elbasanllinjve por ndërkohë vetëm 33,7 përqind e zgjedhësve kane besim tek ai.

Pyetjes kryesore se cilin do të votonin nëse zgjedhjet janë nesër, 49,6 përqind përgjigjen për socialistin Gledian Llatja dhe vetëm 40,3 përqind për kandidatin e foltores Luçiano Boci./m.j

Next Post
“E ka qarë shkollën ‘Sami Frashëri’, habit Këlliçi, pranon punët e Veliajt në krye të Bashkisë Tiranë

“E ka qarë shkollën ‘Sami Frashëri’, habit Këlliçi, pranon punët e Veliajt në krye të Bashkisë Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

November 12, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

November 12, 2026
Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

November 12, 2026
“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

November 12, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

November 12, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

November 12, 2026
Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

November 12, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

November 12, 2026
“Personat vulnerabël duhet të jenë prioritet”/ Në Kosovë, kërkohet me ngulm rikthimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale

Skandal me delegacionin somalez në Kosovë! Zhduken 9 anëtarë, vetëm dy persona kthehen në atdhe

November 12, 2026
Nga diplomacia te lufta e Kosovës, UEJL promovon librin e Zef Mazit më 18 nëntor

Nga diplomacia te lufta e Kosovës, UEJL promovon librin e Zef Mazit më 18 nëntor

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In