• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ne mbështesim SPAK, ndryshe nga gardistët e kuq dhe ata që hipin në paralele”

by A R
02/05/2024 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi të enjten në Kuvend se midis shumicës qeverisëse dhe opozitës kanë një rrugë qartësisht të ndarë sa i përket drejtësisë.

Sipas saj, shumica ka vendosur standardin e luftës kundër pandëshkueshmërisë dhe është në mbështetje të SPAK dhe të drejtësisë në përgjithësi, ndërsa opozita dëshmon se është kundër drejtësisë.

“Nga një anë i kërkoni SPAK-ut të arrestojë Veliajn, ndërsa në darkë shkoni tek rrugica e doktorit dhe mallkoni SPAK-un, duke e etiketuar si organizatë kriminale. Për të mos folur për gardistët e kuq që shoqërojnë Sali Berishën si të pandehur në dyert e SPAK-ut dhe bërtasin poshtë, poshtë SPAK-u dhe po të njëjtët gardistë të kuq që kur shkon të paraqiten aty funksionarë të tjerë apo kryetari i bashkisë, bërtasin me të madhe si në skenat e revolucionit kinez me pështyma, në “burg qëni””, tha Spiropali.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin nënvizoi se është mungesë e thellë serioziteti mënyra e sjelljes ndaj drejtësisë nga ana e opozitës.

“Po çfarë standardi është ky? Kujt ia shisni ju këtë këtë standard në raport me drejtësinë që ngriheni këtu dhe na bëni ne moral për reformën në drejtësi, të cilën fillimisht e kemi votuar me 140 vota, por sigurisht ne me kokën lart, ju me kokën poshtë, të detyruar nga ata ju e dini shumë mirë, të cilët i mallkonit nga mëngjesi në darkë, ambasadoren e BE-së të asaj kohe dhe ambasadorin amerikan. Siç vijoni dhe sot të mallkoni, ose majë paraleleve ose majë penxhereve të gjithë ambasadorët e BE-së dhe amerikanët, se me ata e keni kryesisht problemin dhe krerët e institucioneve të pavarura të drejtësisë. Ky është standardi juaj? Kjo është koherenca juaj në raport me drejtësinë? Këtë i shisni ju shqiptarëve? Dhe keni një marrëdhënie kaq të ndërlikuar me të vërtetën sa nuk po mësoni t’i thoni ditës-ditë dhe natës-natë.”, tha Spiropali duke shtuar se morali i opozitës përkthehet: Armiqtë në litar, armiqtë në burg, shokët e partisë të lirohen menjëherë.

“Duhet të kemi një sistem drejtësie ndryshe nga ai që kemi pasur 32 vjet, që nuk është i kapur për fyti nga politika dhe që dënon pandëshkueshmërinë dhe bën drejtësi. Me standard, me proces të rregullt ligjor, duke respektuar të drejtat kushtetuese dhe të njeriut për të gjithë njësoj.”, theksoi Spiropali.

/a.r

Next Post
Një romancë e re në “Ferma VIP”?, Shoku i Buçkos: Ka ndjenja për Baby G, dashurohet shumë shpejt

Një romancë e re në “Ferma VIP”?, Shoku i Buçkos: Ka ndjenja për Baby G, dashurohet shumë shpejt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

August 3, 2026
Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

August 3, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Më vjen turp, për ty, Albin

August 3, 2026
William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

August 3, 2026
FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

August 3, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Bordi i Paqes: Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi të çarmatoset Hamasi

August 3, 2026
“Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”, SPAK zbardh detajet: Sistemi i IT-së nuk u prek, janë marrë disa informacione…

“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, familja Çela denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

August 3, 2026
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

August 3, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com