• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sondazhet, si këmbana që bien në veshë të shurdhët

by Astrit Patozi
20/06/2020 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një sondazh on line i Top-Channel për listat e hapura nuk lë fare vend për debat. Janë mbi 90 përqind e shqiptarëve, që e duan ndryshimin e sistemit politik dhe kjo është një tendencë e qartë, edhe pse ai nuk mund të konsiderohet sondazh profesional. Por edhe të tillë janë bërë dhe në të gjitha rastet shifra ka qenë 75 përqind e lart.

Që do të thotë se ekziston tashmë një bindje e fortë kombëtare se Shqipëria mund të bëhet më e mirë, në rast se qytetarët e saj nuk do të votojnë thjesht lista të pacaktuara kryetarësh të lodhur, por atyre duhet t’u jepet mundësia t’i zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre.

Ndoshta jo të gjithë mund të jenë në gjendje ta shpjegojnë arsyen e këtij ndërgjegjësimi kaq masiv dhe popullor, por kjo nuk ka asnjë rëndësi. Është jashtë çdo dyshimi që ndryshimi është një nevojë ulëritëse e shoqërisë dhe ajo mbërrin në mënyrë intuitive ta gjejë dhe ta kërkojë atë.

Por ky nuk është ndonjë lajm inkurajues për partizanët e ndryshimit, siç mund të kishte qenë në çdo vend tjetër në botën demokratike. Kam frikë se nga ata, që i kanë vënë drynin kapjes së shtetit ligjor në këtë vend (edhe pse numurohen me gishtat e njërës dorë), nuk mund të pritet reflektim. Përkundrazi.

Sa më shumë t’i kërkojnë shqiptarët ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe listat e hapura, aq më të vështirë do ta bëjnë këtë mision pengmarrësit e demokracisë në Shqipëri, të cilët tek çarja e digës së statuskuosë shohin nisjen e rrokullisjes së pushtetit të tyre të korruptuar.

 

  1. Sa herë hapet kjo temë, avokatët e zdriluar të “Rilindjes”, zakonisht, bëjnë sikur nuk e kanë mendjen ose përpiqen të gjejnë apo shpikin “beteja” të tjera. Ndërsa trushkulurit e palës tjetër janë më me pak fantazi, se e tregojnë menjëherë me gisht si të blerë të Edi Ramës çdokënd, që guxon dhe i kërkon zotit Luli Basha të respektojë dëshirën e gati 90 përqind të shqiptarëve.

Next Post
Materializohet vendimi i Kryetarit: LDK e shkarkon Vjosa Osmanin nga çdo pozicion

Materializohet vendimi i Kryetarit: LDK e shkarkon Vjosa Osmanin nga çdo pozicion

Comments 2

  1. shkurt2014 says:
    6 years ago

    Kto qe thote Z patozi jane shume te verteta,per sistemin zgjedhor,tani me dihet se krejte shqitarte jane kundra 3 partive vrastare,qe pengojne zgjedhjet e lira e demokratike.por Akoma ka shanse,ne qofte se opozita parlamentare nuke thyhet nga 3 komandantet vrastare te demokracis qe jane plaku I vicidolit,lir floriri e edvin oligarku.lyli basha eshte nji ushtar i bindur i plakut,ai ska karakter,e byth ta kundershtoje,qenin plak.Ata skan ku te futen,detyrohen te bejne ndryshimin e sistemit zgjedhor.Ata e dine mire sa I voton populli,kjo eshte arsyeja e tyre qe po mundohen me cdo kushte te pengojne kerkesat e opozites parlamentare e te popullit..Fundi I ktyre ndytsirave qe po pengojne ardhjen e demokracise,duket i afert,kta largohen me turpin e poshtrimin qe do te marrin nga zgjedhsit,ne zgjedhjet e ardheshme.

    Reply
  2. . says:
    6 years ago

    dihet ajo o Patozi, te gjitha qe thua dihen tashme.
    e reja ketu jane sondazhi i Top Channel.
    Tani mbetet qe shqiparet te dalin ne Bulevard sic dolen pas videos me Like Floririn, te kerkojne clirimin nga kapesit e demokracise

    Reply

Leave a Reply to shkurt2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti tragjik hekurudhor ku mbetën dhjetëra të vdekur, Spanja shpall tre ditë zie kombëtare

Aksidenti tragjik hekurudhor ku mbetën dhjetëra të vdekur, Spanja shpall tre ditë zie kombëtare

January 19, 2026
Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, sekuestrohet një makinë tjetër në Durrës

Apeli lë në burg Xhino Agon, dyshohet si bashkëpunëtor për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla

January 19, 2026
Astrologia paralajmëron: Javë në kufijtë ekstremë mes fatit, pasionit dhe ndryshimeve rrënjësore

Astrologia paralajmëron: Javë në kufijtë ekstremë mes fatit, pasionit dhe ndryshimeve rrënjësore

January 19, 2026
Maliqi paralajmëron vjeshtë të tensionuar në Kuvend: Opozita do të nisë protesta pa ndalim!

“Qeveria nuk bie me protesta 2-orëshe”, Maliqi: Deputetët të shkojnë në grevë urie, të ngremë çadër para Kryeministrisë ose…

January 19, 2026
VIDEO/Avokati i Safet Bajrit merr me karrocë fashikujt nga SPAK, mijëra faqe…

VIDEO/Avokati i Safet Bajrit merr me karrocë fashikujt nga SPAK, mijëra faqe…

January 19, 2026
Nënkryetarja e Kuvendit: Lajmet e rreme dhe shpifjet ndaj familjarëve të deputetëve të papranueshme

Nënkryetarja e Kuvendit: Lajmet e rreme dhe shpifjet ndaj familjarëve të deputetëve të papranueshme

January 19, 2026
Përgjaken ambientet e bashkisë Chribska në Çeki/ Një person plagos 6 veta dhe i jep fund jetës

Përgjaken ambientet e bashkisë Chribska në Çeki/ Një person plagos 6 veta dhe i jep fund jetës

January 19, 2026
Kapsula e kthimit Shenzhou-20  zbret në Tokë

Kapsula e kthimit Shenzhou-20 zbret në Tokë

January 19, 2026
Arrestimi i 14 doganierëve, Greqia zgjat orarin në kufirin me Shqipërinë

Rriten eksportet gjatë vitit 2025, INSTAT: 57% e tregtisë me vendet e BE

January 19, 2026
I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In