• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sondazhet/ Beteja e pamundur për të rrëzuar Merkel nga “froni”

by A R
14/08/2017 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jo shumë kohë më parë, ai shihej si një dritë shprese jo vetëm për partinë e tij, socialdemokratët gjermanë, por edhe për të tërë të majtën europiane që nuk po kalon ditë të mira.

Ai madje u quajt “Shënjti Martin”, njeriu që kishte potencialin për të rrëzuar Angela Merkelin nga froni pas pothuajse 12 vitesh, e për të sjellë një valë idesh të reja që mund të ripërcaktonin një panoramë politike të shënjuar nga prania e gjatë e kancelares. Martin Schulz, 61-vjeçar, u duk sikur hyri në skenën politike të Berlinit me potencë dhe frymëzoi një gjeneratë votuesish të rinj.

Por tani, kur kanë mbetur edhe 6 javë nga zgjedhjet në Gjermani, Schulz e ndjek me dëshpërim Merkelin në sondazhe dhe duket se e ka të garantuar një vend në ndenjëset e opozitës në Bundestag. Sondazhet tregojnë se socialdemokratët e Schulzit ndjekin kristiandemokratët e Merkelit në një distancë prej 14 përqindësh, ndërkohë që muaj më parë ishin shumë më afër.

Analistët nuk fajësojnë për këtë distancë fushatën e Schulzit, që ka kryer një tur energjik nëpër Gjermani, ndërkohë që Merkel ka pushuar e patrazuar në Tirolin Jugor, por forcën e emrit të kundërshtares, ndjenjën e besimit që ajo ngjall, si dhe vazhdimësinë që ajo do t’i ofrojë Gjermanisë, që aktualisht ndodhet në një bum ekonomik.

Popullariteti i Merkelit rezulton i jashtëzakonshëm, veçanërisht mes zgjedhësve të rinj e atyre që votojnë për të parën herë, asnjë prej të cilëve nuk mund të kujtojë një Gjermani pa Merkelin në timon.

Next Post
Prokurorët: Sulmi ndaj autobusit të ekipit të Borussia Dortmund nuk ka “prapavijë terroriste”

Planifikonin sulme në Rusi, arrestohen 4 pjesëtarë të ISIS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
Ministria e Drejtësisë: Raporti i KE për Sundimin e Ligjit vlerëson progresin në konsolidimin e reformës

Shifrat/ Ministria e Drejtësisë publikon bilancin e Ndihmës Juridike Falas

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In