Të paktën 20 persona u vranë sot në një sulm në Hotelin SYL në Mogadishu, sipas një zëdhënësi qeveritar. “Shumë persona të tjerë janë plagosur dhe numri i të vdekurve mund të rritet ndjeshëm”, deklaroi Abdifatah Omar Halane, zëdhënës i bashkisë së Mogadishu.
Grupi somalian kryengritës Al Shabaab morri përgjegjësinë e këtij sulmi, sipas radios pro-kryengritësve, “Andalus”. Milicitë Al Shabaab, të cilët kërkojnë të krijojnë një shtet islamik në Somali dhe bashkëpunojnë me organizata terroriste ndërkombëtare si Al Kaeda, sulmojnë rregullisht objektet qeveritare në Mogadishu