• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Solidariteti vetëm verbal dhe me armë nuk bëri gjë tjetër veçse më injektoi guximin “harakiri”

by
06/03/2022 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Prof. Perlat Kapisyzi

Po kaloja në një rrugicë fshati.I përhumbur  në mjegullën e ndjenjave që shkaktonin mendimet rebele,papritur u përballa me dy qen të cilët ishin shtrirë,në anët e kundërta të rrugës dhe po shijonin “ngrohtësinë”rrezeve të diellit, ndonëse mua më dukej sikur më “kafshonte” në ato ditë të para të Marsit.Njëri prej qenve ishte qen ujk, të cilit i zoti për ta mbrojtur i kishte vënë në qafë një rreth bakri të trashë mbi të cilin ndriçonin majucat të cilat do ta mbronin në përleshjet me ujkun I cili do të guxonte të sulmonte tufën e dhenve.Kjo “armaturë “ e bënte edhe më të frikshëm edhe për çdo kalimtar..Tjetri ishte një kone e vogël .Më duhej të kaloja midis tyre.Instinktivisht mora anën e kones së vogël duke u përpjekur të qëndroj sa më larg  zonës së qenit ujk me shpresën që konja e vogël nuk do të revoltohej nga shkelja e territorit të saj. Sapo hyra midis tyre ,konia filloj të lehte me të madhe duke “çjerr” qetësinë e atij mënjezi fshati.Nuk e haroj skërmitjen e saj e përbërë nga disa  majuca të vogla të cilat duhet të quheshin dhëmbë, të cilët zhdukeshin nga jargët që rridhnin gjithandej duke e bërë shumë qesharake . Ndonëse larg qenit ujk “ të armatosur” ,qeni ujk filloi të lehte dhe tentoi të më afrohej ,por ngritja e shkopit që kisha në dorë bëri që të dështonte “solidariteti “ i tij.U largova me mornicat tërë djersë që më shkaktoi tentativa e qenit ujk , neverinë e “ groteskut” të kones dhe mendimin që  duhet të kisha një armë me vete.

Nuk e di përse këto kohë më është kujtuar shpesh kjo ngjarje e shumë viteve më parë kur punoja në malësitë e veriut.Dhe bashkëbisedoj me veten time nëse vërtet ishte mendim i mirë të pasurit armë me vete.

Ngjarjet që kanë ndodhur mbas vitit 97 kur cdo shtëpi shqiptare kishte nga një armë na  treguan edhe një herë se arma në brez të jep guximin në momentin e gabuar,të bën më trim seç duhet me personin e gabuar. Arma në brez të errëson,dobëson arsyen duke i krijuar hapësirë egoizmit të verbër të  baltosur dhe  mjerimit të  pluhrosur  të Australopithecus.

Filluan të krijoheshin aleanca ku më i forti i lagjes duke parë që i vetëm do ta kishte të veshtirë të mbrohej dhe për më tepër të sulmonte, mblidhte rreth vetes “të vegjlit” duke i premtuar mbrojtje, premtim që krijonte detyrime dhe angazhim sa herë që “më i forti” i tregonte se kush ishte”rreziku” të cilin duhej të sulmonin.Kështu lindën bandat, lufta midis të cilave u pasua dhe po pasohet nga dhimbje nënash për bij të larguar parakohe.

Më kujtohet kur isha në moshën gjimnazit ,i kisha marr shumë inat macet endacake sepse jo një herë kishin sulmuar kafazin gardalinave apo kanarinave në shtëpi.Gjeta në shtëpi macen të cilën e sulmova me gurë që kisha në dorë. Macja e llahtarisur në arrati e sipër nuk pa se po shkonte drejt fundit të korridorit pa dalje. Kur e ndjeu vehten ngushtë  filloi të mjaullinte kërcënueshëm,dhe unë i sigurt se do ta ndëshkoja po i afrohesha me dorën lart për ta qëlluar.Ndodhi ajo që nuk e prisja të cilën e kujtoj edhe sot e kësaj dite. Macja duke mos patur rrugë dalje tjetër më sulmoi, u hodh mbi mua sikur të kishte qënë tigër.Befasia e sulmit të saj më shtangu deri në masën sa ti shmagesha sulmit të saj pa mundur ta qëlloj.Ajo më sulmoj duke rrezikuar gjithçka….Vallë kjo mace kishte lexuar diçka mbi ngjarjen e Golias me Davidin..Në fakt është një ngjarje biblike e cila ka frymëzuar shumëkend që ka lexuar biblën ashtu sikur dhe ka marrë në qafë jo pak njerëz.Spartanët në Termopile,shumë të pakët në numër, të frymëzuar nga Davidi i biblës, me jetën e tyre vonuan vetëm disa ditë pushtimin e persianëve duke treguar se në një betejë të pabarabart në numër dhe armatime trimëria, njohja e terrenit nganjëherë janë të pamjeftueshme dhe vdekjeprurëse edhe për ata për të cilët po lufton.

Rastësia më çoi në shtëpinë e dikujt. I zoti i shtëpisë mbasi bëmë bisedën e zakonshme u çua dhe filloi të më tregojë fotot e varura në mur.Ishin fotografi të 7 djemve të moshave 20-30 vjeç.Mi tregonte duke psherëtitur dhe thënë se sa trima kishin qënë. Të gjithë ishin vrarë për të mbrojtur nderin e fisit. Plaku fliste duke nxjerrë tinguj të mbytur të cilët dilnin nga shpirti i tij i tharë nga dhimbjet e largimit parakohe të gjithë atyre djemëve të rinj dhe ndjenja e fajit që e kishte përvëluar gjithë këto vite. Si kryetar i fisi të vogël ai duhet të kishte gjetur rrugën e përballjes me dinjitet dhe me sa më pak viktima.Eh mor bir më tha plaku ,të gjithë të tjerët më thoshin jepi se mirë e ke më furnizonin edhe me armë por asnjëri nuk e shkrepi.Solidariteti i tyre ishte sa shterpë aq edhe dëmtues. Solidariteti vetëm verbal dhe me armë nuk bëri gjë tjetër veçse më injektoi guximin “harakiri. Ngela vetëm, i rrënuar shpirtërisht dhe materialisht.Ndodhi ajo që skisha menduar dhe tani nuk e di cfarë do ndodhë, më tha plaku por më shumë më dukej sikur po fliste me vehten se sa me mua.

Next Post
Rusët marrin kontrollin e një termocentrali bërthamor, Ukraina humb komunikimin me një sërë institucionesh në Mariupol

Rusët marrin kontrollin e një termocentrali bërthamor, Ukraina humb komunikimin me një sërë institucionesh në Mariupol

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbaja thikë me vete, pija bar…”- Nga përdorimi i drogës te divorci me partneren e parë,Kastro Zizo: Kam qenë dhunues dhe përndjekës 

“Mbaja thikë me vete, pija bar…”- Nga përdorimi i drogës te divorci me partneren e parë,Kastro Zizo: Kam qenë dhunues dhe përndjekës 

January 9, 2026
Gjykata e Lartë riorganizon shqyrtimin e dosjes “Tahiri”, ndryshim në trupën gjykuese për ish-ministrin e Brendshëm

Gjykata e Lartë riorganizon shqyrtimin e dosjes “Tahiri”, ndryshim në trupën gjykuese për ish-ministrin e Brendshëm

January 9, 2026
Ndërron jetë ish-ministri i Financave të Kosovës

Ndërron jetë ish-ministri i Financave të Kosovës

January 9, 2026
Babai i Selin e konsideroi “pervers dhe zhigolo”/ Roland Hysi i del në mbrojtje mikut të tij: Askush nuk mund të hedhë baltë ndaj Mirit

Babai i Selin e konsideroi “pervers dhe zhigolo”/ Roland Hysi i del në mbrojtje mikut të tij: Askush nuk mund të hedhë baltë ndaj Mirit

January 9, 2026
“Terr” në qarkun e Elbasanit si pasojë e motit të keq/ Mbi 1 mijë familje pa energji elektrike

“Terr” në qarkun e Elbasanit si pasojë e motit të keq/ Mbi 1 mijë familje pa energji elektrike

January 9, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Pas tryezës me përfaqësues të opozitës e shoqërisë civile/ Nesër PD mbledh kryesinë, caktohet data e protestës kombëtare

January 9, 2026
Bashkia Durrës ngre alarmin pas përmbytjeve, apel qytetarëve: Priten erëra të forta, shmangni daljet e panevojshme

Bashkia Durrës ngre alarmin pas përmbytjeve, apel qytetarëve: Priten erëra të forta, shmangni daljet e panevojshme

January 9, 2026
Machado propozon ndarjen e çmimit Nobel me Trump, komiteti norvegjez: Nuk është e mundur

Machado propozon ndarjen e çmimit Nobel me Trump, komiteti norvegjez: Nuk është e mundur

January 9, 2026
FOTO-Ky është autori i arrestuar i grabitjes së supermarketit në Tiranë, hyri i maskuar dhe me thikë në dorë dhe..

FOTO-Ky është autori i arrestuar i grabitjes së supermarketit në Tiranë, hyri i maskuar dhe me thikë në dorë dhe..

January 9, 2026
‘’Trump mund të sjellë ushtrinë në Kolumbi!” Petro: SHBA si perandori, forcat e migracionit si brigadë naziste

‘’Trump mund të sjellë ushtrinë në Kolumbi!” Petro: SHBA si perandori, forcat e migracionit si brigadë naziste

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In