• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Solidariteti evropian thjesht një përrallë”/ Varhelyi i përgjigjet Vuçiç: BE s’po bën garë me ndihmat për Ballkanin

by Java News
04/04/2020 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se BE-ja nuk është në garë me asnjë vend tjetër kur bëhet fjalë për ndihmën që dërgon në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 15 mars, e kishte kritikuar hapur Bashkimin Evropian se “solidariteti evropian” ishte thjesht “një përrallë”, duke shtuar se vetëm Kina “mund të na ndihmojë në këtë situatë të vështirë” pas përhapjes së koronavirusit.

Disa ditë më vonë, një aeroplan me ndihma mjekësore kineze dhe një ekip këshillues mjekësor, ateroi në aeroportin e Beogradit.

Më 2 prill, Vuçiq konfrimoi se ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe se një “ndihmë e rendësishme” po vjen në Serbi.

I pyetur nëse Kina dhe Rusia ishin më të shpejta në ofrimin e ndihmës për disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Partneritetit Lindor sesa që ishte Bashkimi Evropian, komisionari Varhelyi thotë se BE-ja ka qenë e shpejt në ofrimin e ndihmës.

“Ajo që është gjithashtu e rëndësishme është që presidenti (serb Aleksandar Vuçiq) e sqaroi menjëherë se ne jemi ata që po ndihmojmë më shumë. Dhe ne kemi siguruar 7.5 milionë euro për Serbinë, derisa Kina ka siguruar 5 milionë euro ndihmë. Kështu që unë mendoj se duhet të shikohet në shifra. Ne jemi partnerët më të mëdhenj tregtarë, jemi investitorët më të mëdhenj përkatësisht me mbi 70 dhe 80%. Pra, ne vazhdojmë të jemi partnerët më të rëndësishëm në rajon”, tha komisionari Varhelyi.

Ai thotë kjo nuk është një garë, por duhet të shikohet vetëm si ndihmë dhe asgjë më shumë.

“Kjo nuk është një garë që ne po zhvillojmë. Kjo ka të bëjë me ndihmën. Ne e ndajmë kontinentin me këto vende. Nëse nuk arrijmë të kemi të njëjtin nivel të mbrojtjes, të njëjtin nivel të strategjisë dhe të njëjtin nivel koordinimi midis nesh dhe tyre, atëherë epidemia mund të rishfaqet”, thotë Varhelyi.

Ndihma ndaj Ballkanit në tri faza

Këtë javë, Komisioni Evropian ka premtuar 411 milionë euro për Ballkanin Perëndimor dhe 140 milionë të tjerë për vendet e Partneritetit Lindor.

Komisonari Verhelyi thotë se ekzistojnë tri prioritete sesi planifikohet të shpenzohen këto mjete.

Ndihma e parë, sipas tij, bazohet në nevojat urgjente, pra sigurimi i mjeteve mbrojtëse mjekësore dhe pajisjeve tjera, për këto vende. Kjo në fakt, sipas tij, ka qenë edhe kërkesa e këtyre vendeve drejtuar Komisionit Evropian.

“Ajo që ato kërkuan, mendoj pa asnjë përjashtim, janë pajisjet mjekësore. Pra, atyre u mungojnë maska, ventilatorë dhe pajisje të tjera mbrojtëse personale. Prandaj, ne duhet t’i ndihmojmë. Dhe kjo është ajo për të cilën kemi mobilizuar paratë. Ne ishim në gjendje të dorëzojmë serinë e parë të ventilatorëve në Bosnje dhe Hercegovinë. Ne kemi dërguar pajisje në Serbi, dhe ne jemi duke punuar me Kosovën, që gjithashtu ky vend të pranojë ventilatorë, por edhe makina të ambulancës”, konfirmoi komisionari evropian.

Këto mjete për Kosovën do të sigurohen nga shuma prej 5 milionë euro të cilën BE-ja i ofroi Kosovës për luftimin e COVID-19.

Kontrata për ndarjen e këtyre mjete u nënshkrua më 5 mars.

Si prioritet të dytë, Komisioni Evropian do t’i ketë nevojat afatshkurtëra dhe afatmesme, kur bëhet fjalë për ndërtimin ose konsolidimin e institucioneve shëndetësore dhe sociale.

Dhe e treta, sipas Varhelyit do të jetë situata pas krizës së pandemisë, kur vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të marrin masa për shmangjen e një tronditjeje të madhe në aspektin ekonomik.

Se Kosova do të përballet me një krizë ekonomike, e konfirmoi edhe guvernatori i Bankës Qëndrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, i cili gjatë një konference për media të mbajtur më 3 prill tha se parashikimet paraprake të BQK-së sugjerojnë për një rënie ekonomike reale në intervalin -2% deri -4% për vitin 2020. / REL

g.kosovari

Next Post
Zbulohet arsyeja, pse u arrestua drejtori i burgut “313” në Tiranë

550 mijë lekë për marrjen e lejës për minimarketin/ Kush janë dy të arrestuarit e tjerë me kreun e 313-ës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Memorandumi me SHBA-të nuk është plotësuar”/ Negociatori iranian: S’ka bisedime për çështje të tjera derisa të zbatohet

“Memorandumi me SHBA-të nuk është plotësuar”/ Negociatori iranian: S’ka bisedime për çështje të tjera derisa të zbatohet

June 30, 2026
Ministri Vengu: Sazani do të kthehet në një lagje të Vlorës, aty do zhvillohet aktivitet turistik i nivelit të lartë

Ministri Vengu: Sazani do të kthehet në një lagje të Vlorës, aty do zhvillohet aktivitet turistik i nivelit të lartë

June 30, 2026
VIDEO/ Protesta para Kryeministrisë në ditën e 31, ja pjesëmarrja në bulevard në orën 21:15

VIDEO/ Protesta para Kryeministrisë në ditën e 31, ja pjesëmarrja në bulevard në orën 21:15

June 30, 2026
Vuçiç mbron Radoiçiçin: Nuk ndiqet penalisht në Serbi, është në kërkim për shkak të Kosovës

Vuçiç mbron Radoiçiçin: Nuk ndiqet penalisht në Serbi, është në kërkim për shkak të Kosovës

June 30, 2026
Protesta për Zvërnecin/ Vengu: Kemi zbuluar kush i sponsorizon dhe përfituesit e saj! Investojnë që të rritet zemërimi e reagimi

Protesta për Zvërnecin/ Vengu: Kemi zbuluar kush i sponsorizon dhe përfituesit e saj! Investojnë që të rritet zemërimi e reagimi

June 30, 2026
Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë. Alarm i kuq në 25 qytete

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë. Alarm i kuq në 25 qytete

June 30, 2026
Liderat i nxjerrin situatat dhe rrethanat e caktuara politike

Realiteti i ri politik shqiptar pas një muaji protestash

June 30, 2026
Ende asnjë negociatë për institucionet pas zgjedhjeve, ekspertët: LVV-së i duhet marrëveshje

Ende asnjë negociatë për institucionet pas zgjedhjeve, ekspertët: LVV-së i duhet marrëveshje

June 30, 2026
“Dështakëzemërakët do marrin atë që meritojnë korbat”/ Rama: Mes paqes dhe dhunës, qytetarët zgjedhin zhvillimin

“Dështakëzemërakët do marrin atë që meritojnë korbat”/ Rama: Mes paqes dhe dhunës, qytetarët zgjedhin zhvillimin

June 30, 2026
Tensione në protestë, qytetarët përplasen me njëri-tjetrin! Protestuesi lag me ujë një grua në turmë (VIDEO)

Tensione në protestë, qytetarët përplasen me njëri-tjetrin! Protestuesi lag me ujë një grua në turmë (VIDEO)

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In