• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sokol Balla: Shqipëri Lleshi!

by Java News
03/11/2018 14:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sokol Balla

Sandër Lleshi mund të dekretohet ose jo në të gdhirën e ditës së dielë, por sido që të shkojë ajo punë, rasti i tij tregoi edhe një herë se çfarë institucionesh kemi ndërtuar në këto 30 vjet: institucione leshi.

Po e nis me Presidentin, si institucioni më i lartë, ai që është përgjegjës për imazhin kushtetues të vendit. Presidenti po refuzon të thotë nëse do ta refuzojë apo jo, por s’po fsheh se ka një problem me dekretimin e ministrit të ri të brendshëm. I ka mbetur përpjekjeve gazetareske, që këtë diskrecion të pajustifikueshëm të Presidentit, ta sqarojnë për kurioziet dhe interes të opinionit publik. Duket se Presidenti është shumë i shqetësuar nëse Sandër Lleshi mer dy rroga: si gjeneral dhe në borderonë e qeverise. Si këshilltar për sigurinë kombetare dhe nga e diela, edhe si ministër i Brendshëm. Deri këtu duket normale. Lleshi s’mund t’i bëjë të dyja. Pra me logjikë i duhet të heqë dorë nga njëra prej tyre. Një përplasje e tillë prapë me logjikë të thjeshtë, zgjidhej kollaj. Thirrej Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, thirrej Gjeneral Lleshi, thirrej ministrja e Mbrojtjes. Pas një çaji bërë nga teta në Presidencë, në prani dhe të këshilltarit ligjor të Presidentit, të Kryeministrit, bile dhe në prani të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, diskutohej çështja në të dyja planet, dhe Lleshit i thuhej të zgjidhte mes uniformës gri të gjeneralit dhe kostumit vjollcë të Rilindjes. Dhe në fund shtrëngonin duart të gjithë dhe ne jashtë, do të duatrokisnim për Shqipërinë Normale.

Por nuk ndodhi kjo. Prej një javë përplasja në heshtje për Lleshin, nuk ka parë as konsulta dhe as komunikime direkte, por vetëm përmes banaqeve televizive dhe ekraneve të lajmeve, përhapen mesazhe të koduara me shtrëngim nofullash dhe grushtash. Unë e kuptoj presidentin, dhe bashkohem në përbuzjen e tij civile, se që të bëhesh ministër nuk mjafton të kesh emrin Sandër dhe të jesh me origjinë nga Lezha ose rrethinat, por ky nuk është argument kushtetues. (Dua t’i kujtoj Presidentit, se kaq i mjaftoi ministrit të propozuar të brendshëm, të bëhej gjeneral nga presidenti paraardhës, gati nje dekadë më parë). Unë e kuptoj presidentin, kur thotë se ka hallin e përgjegjshmërisë kushtetuese, por i kujtoj sërish paraardhësin e tij si kryetar shteti, i cili ishte shumë më i sinqertë në pozicionet e tij politike, por ama, nuk e bllokoi dekretimin e një tjetër ministri të brendshëm 13 muaj më parë. Pra nuk vuri në dyshim Kushtetutën.

Për këtë arsye më shumë se shqetësim, me duket tallje ajo deklaratë e presidentit për mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Sepse nëse do të ishte i shqetësuar, së paku ai nuk duhej të bëhej pjesë e shkaqeve për hapjen e një dosjeje të re, asaj Lleshi, për t’u dorëzuar në këtë Gjykatë, që sot nuk ekziston, por t’i paraprinte asaj me një zgjidhje.

Kjo mungesë dashurie, nga kreu i shtetit për shtetin, mund të sillte një efekt domino, dhe një seri shkeljesh ligjore dhe kushtetuese, që mund ta fusnin vend në një kaos. Dhe këtu po e vazhdoj me aktorin e dytë të kësaj komedie tragjike qe po luhet në zyrat e pushtetit.

Kryeministri aktual që ka treguar në mos përbuzje, mosdijeni dhe indiferencë ndaj kushtetutës – gjë që e vërteton dhe me propozimin e Lleshit, pa shqyrtuar më parë pozitat e tij ligjore – mund të ecë para dhe të mos tërhiqet. Mund t’ja quajë presidentit shkelje të Kushtetutës dhe të klasifikueshme për impeachment. Po pastaj çfarë do bëjmë? Të shohim si shkarkohet një President pa 84 vota dhe pa Gjykatë Kushtetuese, për një shkak leshi? Dmth për Gjeneral Lleshin?! Unë nuk di nëse është kjo në mendjen e Kryeministrit, por mazhoranca e tij vërtet ne maj 207, e votoi Presidentin aktual, por hundë e buze e uff e puff u vu në rresht në dhomën e fshehtë në kuvend. Unë nuk di sa Kryeministri do të mund të vazhdojë “indiferencën vrastare” ndaj kreut të shtetit, që ka nisur gati një vit më parë me dekretin e pafirmosur për kreun e SHISH. Por di, që nga mesnata e të shtunë-dielës, kjo heshtje nuk mund të vazhdojë. Kryeministri pas mesnatës ka detyrim ligjor dhe kushtetues, ose të na thotë se cilin emër tjetër do të propozojë për Ministër të brendshëm (Etilda Gjonaj do ishte emri perfekt), ose të na japë prova sesi do ta çojë vendin për lesh, për Gjeneral Lleshin (Sandrin) dhe gjithë arsyet e tjera, që e çuan të propozojë këtë emër për pasues të Fatmir Xhafës.

Unë mendoj që Presidenti dhe Kryeministri duhet të ishin ngritur mbi këtë situatë dhe llogaritë e supozuara për KLSH dhe Gjykatën Kushtetuese të mos i përdornin për ngritjen e këtij precedenti të rrezikshëm. Por kreu i shtetit ama, ka detyrën dhe detyrimin të mos ndajë papërgjegjshmërinë politike të kujtdo, në kurriz të Kushtetutës, vendit dhe Gjykatës Kushtetuese. Këtë Precedent, ja ka bërë dhuratë paaradhësi i tij. Ta përdorë, sa kohë nuk është vonë, edhe për t’u “justifikuar” para kokave të nxehta që i kërkojnë atij përplasjen me Kryeministrin. Përplasjen le ta bëjë në politikë, por jo në Presidencë. Aty Ai i  përfaqëson të gjithëve, jo vetëm ata që nuk duan Kryeministrin.

Por e kuptoj, megjithëse nuk e mirëkuptoj, frustrimin e tij nëse nuk do ta bëjë këtë. Në këtë vend ka një shumicë në rritje që mendon me trishtim e zemëratë se mjafton të quhesh Sandër, të jesh nga Lezha, të jesh mik me Kryeministrin, që të bësh përpara në jetë. Në këtë vend, është normale të ulesh edhe në tryezë me armikun tënd të dikurshëm, edhe pse dikur shkëmbeje akuza për vrasje. Në këtë vend, ulesh këmbëkryq e han bukë, edhe me atë që dikur të nxirrte cullak në ekran e donte të të varroste politikisht e fizikisht. Në këtë vend kreu i Opozitës del mbron ish ministrin e brendshëm, të cilin prej një viti iu vu prapa si bleta mjaltit, për ta hequr. Kjo vetëm për të motivuar vazhdimin kaotik të një beteje, për të ardhur në pushtet. Dhe gjithçka duket sërish normale. Siç duket normale dhe interesante kur një ish ministër të brendshëm, në vend të fliste qetë e pa ngarkesa, për drejtësinë që më në fund po i vihej në vend, del dhe flet si Edmond Dantes pas kthimit nga Chateau d’If.

Këtu gjithçka duket normale se ky është vendi që kemi ngritur vetë. Jo Rilindje, por Riciklim. Jo Republikë e re, por republikë reklamash. Jo thelb, por formë. Jo ligj, por kanun. Dhe ndaj jemi këtu ku jemi. Me një Kryeministër Regjisor, një Kryeopozitar Aktor dhe një President Skenarist. Një film hollivudian me aktorë nga Bangladeshi. Një House of Cards, si kullë në Viçidol.

Një Shqipëri Leshi. Ose Lleshi.

Varet nga këndi i vështrimit./ Ekskluzivisht për JAVANEWS

 

Next Post
Atentati në Bllok, merret në pyetje Elvana Gjata

Detaje/ Ja çfarë dëshmuan prindërit e Elvana Gjatës për ngjarjen në Bllok

Comments 1

  1. MBINJERIU says:
    7 years ago

    DUKET SHESHIT QE KY BALLA KA PROBLEME ME “GRADAT ” E LLESHIT.
    ANI PSE NE CA PARAGRAFE TE BEN PERSHTYPJE GODITJA KURAJOZE PER QENDRIMIN E KREUT TE SHTETIT , NE NJE ANALIZE TE HOLLE VE RE SE SOKOL BALLA NUK PUQET SHUME PER SE TEPERMI ME MORALIN E POLITIKES SHQIPTARE.
    DHE KUR THEMI MORALIN E NA VIJNE NE MENDJE BEMAT E KETIJ BALLES , NUK NA MBETET GJE TJETER VECSE TA SHUAJME VAPEN NE KETE ” ZHEG ” ME UJE RROGOZHINE , QE KUR KALONIM ANDEJ NA DUHEJ TA BLINIM NE ATE KOHE 10 LEKE GOTEN.
    KETU MOR SOKOL NUK QENDRON PROBLEMI AS TEK SANDRI DHE AS TEK RROGAT E SANDRIT.
    TI E DI MIRE POR NUK E THUA.
    PROBLEMI QENDRON TEK KRIJIMI I PRECEDENTIT QE TANIME META DUKET SE E KA MOTO.
    AKTI I DEKRETIMIT ESHTE THJESHT FORMAL.
    PASTERTIA E FIGURES SE SANDRIT NUK ESHTE PRIMARE PER METEN. AI ME KETO DO TE TREGOJE :
    – SE PARI MOSPERPUTHJEN DHE DISKORDANCEN ME MAZHORANCEN.
    – SE DYTI TE USHTROJE PRESION NDAJ RAMES DHE VETE PERSONIT TE CAKTUAR PREJ TIJ SEPSE PER ATE CKA PERFAQESON SANDRI META JA KA FRIKEN.
    PER SANDRIN NUK KA ASKUSH MATERIAL POLITIK.
    CDO MATERIAL NE EMER TE TIJ DO ISHTE SHPIFJE DHE SAJESE.
    DHE DUKE QENE NE KETO SITUATA PER METEN ME MIRE NJE TJETER PERSON TE CILIN DO KISH GJASA TA KOMPROMENTONTE OSE TI JEPTE MUNDESI OPOZITES TE NGRINTE DHE SAJONTE AKUZA , SEPSE NE KETE POLITIKEN SHQIPTARE TE DERITANISHME RRALLE MUND TE GJESH NDONJERIN TA GJESH JASHTE LUFTES POLITIKE TE DY MADJE SHUMEAESHME.
    FAKTI QE SANDRI VJEN SI NJE STATURE E PA KOMPROMENTUESHME , ME NJE BEGRAUND TEPER TE PASUR QE META NUK E KA AS 10 % TE NIVELIT AKADEMIK TE TIJ , QE VJEN NGA NJE FUSHE PA NDIKIME POLITIKE DHE QE NESER NUK KA CFARE TE THOTE E NGREJE NE ADRESE TE TIJ ASKUSH DHE QE , PSE JO JA KA EDHE FRIKEN PER HAPAT QE DO TE NDERMARRE , SI NJE FIGURE DINJITOZE QE DO TE BEJE EMER NEN SIGLEN E PS , SANDRI PRA ESHTE SHUME ME LART EDHE SIKUR META MOS TA DEKRETOJE.
    BUMERANGU QE META PO KRIJON QE I DUKET SE PI BEN PRESION NDAJ RAMES NE FAKT DO TI KTHEHET SI NJE STUHI QE AI VETE NUK MUND TI SHPETOJE AS EDHE NGA STREHA E PRESIDENCES , STREHE TE CILES PER KAQ KOHE SA KA PO I HAP NJERA PAS TJETRES CA VRIMA DHE PO JA HEQ ME NDERGJEGJE TE PLOTE CA TULLA NE THEMELE TE GODINES SE KRYETARIT TE SHTETIT.
    META NUK ESHTE I KESHILLUAR MIRE.
    KESHILLTARET ME TE KEQINJ NE KESI RASTESH JANE NJEREZIT E TU ME TE AFERT.

    Reply

Leave a Reply to MBINJERIU Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Anëtarësimi në BE, disa nga sfidat janë komplekse”/ Samiti i Diasporës, Rama-kryebashkiakëve: Jepni kontributin tuaj..

“Anëtarësimi në BE, disa nga sfidat janë komplekse”/ Samiti i Diasporës, Rama-kryebashkiakëve: Jepni kontributin tuaj..

January 17, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Dielë 18 janar 2026

January 17, 2026
Trump përsërit kërcënimin për../  Protesta në Groenlandë dhe Danimarkë

Trump përsërit kërcënimin për../ Protesta në Groenlandë dhe Danimarkë

January 17, 2026
“Koha të krijojmë një grup pune të përbashkët qeveri-bashki”/Rama: Ja cilët do e drejtojnë!

“Koha të krijojmë një grup pune të përbashkët qeveri-bashki”/Rama: Ja cilët do e drejtojnë!

January 17, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata e Durrësit lë në burg 3 prej të arrestuarve, ndryshon masa për…

Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata e Durrësit lë në burg 3 prej të arrestuarve, ndryshon masa për…

January 17, 2026
Habit me deklaratën e tij për protestat në Iran, Ali Khamenei: Trump, përgjegjës për viktimat dhe dëmet

Habit me deklaratën e tij për protestat në Iran, Ali Khamenei: Trump, përgjegjës për viktimat dhe dëmet

January 17, 2026
Berisha: Salianji është vetëpërjashtuar, ka vetëm interesa private të faktuara me dokumente

Berisha: Salianji është vetëpërjashtuar, ka vetëm interesa private të faktuara me dokumente

January 17, 2026
U konfliktuan me njëri-tjetrin duke përdorur armë zjarri, në kërkim 2 të rinj në Shkodër

U konfliktuan me njëri-tjetrin duke përdorur armë zjarri, në kërkim 2 të rinj në Shkodër

January 17, 2026
Berisha-diasporës: Protestoni para ambasadave! Gjuani me vezë, domate…

Berisha-diasporës: Protestoni para ambasadave! Gjuani me vezë, domate…

January 17, 2026
Bonus-malus, ndëshkim në para për shkaktarët e aksidenteve

Bonus-malus, ndëshkim në para për shkaktarët e aksidenteve

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In