Sokol Balla rikthehet në krye të Departamentit të Informacionit në Top Channel.
Drejtuesi i njohur i emisionit kryesor politik “Top Story” do të jetë Drejtori i ri i Informacionit në këtë televizion. Sokol Balla e ka mbajtur edhe më parë këtë pozicion në Top Channel.
Që nga tetori i vitit 2006, “Top Story” është shndërruar nga sezoni në sezon, në teatrin kryesor politik të ekraneve shqiptare, nga ku gjenerohet debat, diskutime, përballje, lajm dhe ide.
“Top Story” ka ofruar gjithmonë thellësinë e analizës dhe të kuptimit të ngjarjes më të fortë të javës, qoftë nga politika, por edhe kronika, sporti e deri dhe kultura, duke plotësuar kështu nevojën e opinionit publik dhe pse-të e tij të shumta lidhur me zhvillimet e vrullshme pozitive, por edhe dramatike të tranzicionit të zgjatur demokratik shqiptar.
“Top Story” nuk ka ngurruar të bëjë të sajën, por edhe të thotë të sajën, për ngjarje të rëndësishme në vend, në përpjekje për të siguruar transparencën aq të nevojshme për opinionin publik.
Marrë nga Top Channel









