• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ligj pronash edhe për “jopronarët”, pas 25 vjet rrenash elektorale

by
07/12/2015 10:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

bathorja 92

Ne foto: Bathorja e vitit 1992

Nga Sokol Balla/

Një zyrtar i lartë i bashkisë së Tiranës po më rrëfente pak ditë më parë situatat e vështira krijuar gjatë negociatave për shpronësimet për Bulevardin e Ri. Sipas tij, kategoria më e vështirë në negociata janë të ardhurit, ose më saktë ata që kanë zaptuar tokat në dhe rreth Tiranës së vjetër, por që sot, me hartën e re administrative janë tashmë Tirana e re. Këta të ardhur ju patën përgjigjur në shumicë absolute thirrjes së Presidentit Sali Berisha në verën e vitit 1992, që “të vinin në Tiranë”. Ata zaptuan në rastin më të mirë toka bujqësore dhe shtetërore, në rastin më të keq, tokat e pronarëve të vjetër, të cilët në rrëmujën dhe kaosin e atyre viteve, ende nuk gjenin dot dokumentat dhe pronat i njihnin thjesht në bazë të fjalëve të përcjella nga brezi në brez, si tapia e vetme që regjimi komunist nuk e zhduku dot.

Tani këta pronarë zaptues janë kategoria më e vështirë për të negociuar një shpronësim për arsye shtetërore, e vetmja e drejtë kushtetuese që shteti ka, për t’ju mbivendosur të drejtës private të pronës. Po. Ata janë pronarë sepse procesi i Legalizimit, antikushtetues, por i pakontestuar as nga të majtët kur ishin në opozitë, sigurisht për arsye elektorale, i bëri të tillë sa hap e mbyll sytë. Socialistët prej dy vjetësh në pushtet vazhdojnë edhe ata t’i japin këto tapi, bile edhe gjatë fushatave elektorale siç ndodhi në qershor 2015.

Edhe kur këta pronarë të rinj, erdhën në Tiranë pas thirrjes që u bëri lideri që vinte nga zonat e tyre, ata erdhën në fakt për një arsye elektorale. Partia Demokratike sapo kishte humbur zgjedhjet lokale të korrikut 1992, vetëm pak muaj pasi kishte ardhur në pushtet. Atëherë gjërat ishin të përmbysura politikisht. E djathta fitonte Tiranën, por humbiste Vorën, Kamzën e Paskuqanin.

Por dyndjet kryesisht nga Veriu do ta ndryshonin këtë situatë. Tokat e zaptuara ishin shpërblimi që u jepej. Ramiz Alia kishte tentuar ta ndalonte këtë me ligjin 7501 dhe dhënien e tokës në përdorim dhe jo pronësi. Por rrëmuja e fillim-viteve 90, kaosi i viteve 97-98 dhe dyndja pas korrupsionit, që zotëroi edhe procesin e kthim-kompensim pronave, i bënë këta zaptues pronarët de facto, dhe pas procesit të LEGALIZIMIT në vitin 2009, edhe de jure, të tokave që në fakt ishin të dikujt tjetër, të pronarëve të vjetër.

Edhe këta të fundit janë kthyer në një morsë të vërtetë për shtetin dhe shoqërinë. Kërkojnë pronën e tyre të vjetër, por e duan prej 25 vjetësh me çmimin e ri të tokës dhe jo në kategorinë që e kanë pasur, por në atë që u bie sot. Pra, nëse para 100 vjetësh gjyshi u la një tokë kullote, sot ajo kullotë quhet Bulevardi Zogu i Parë. Ata e duan me këtë çmim dhe me këtë kategori. Duke i dhënë kështu justifikimin e nevojshëm dhe të mjaftueshëm të gjithë administrative shtetërore të korruptuara në këto 25 vjet, arsyen e nevojshme dhe të mjaftueshme për të mos ua kthyer kurrë pronën e tyre.

Edhe këta pronarë, thoshte zyrtari i bashkisë, ishin problematikë, në negociatat për shpronësimet për Bulevardin e Ri, por ajo që të shqetëson dhe të acaron janë ata pronarët e “rinj”, të cilët nuk pranonin të lëviznin edhe pse Bashkia u ofronte lëvizjen në banesat e reja sociale, të cilat do t’i merrnin sërish FALAS.

Në fakt këto 25 vjet, ka një tjetër kategori, që rri heshtur e nuk flet. Jemi NE. Unë, ti që po lexon këto rreshta, që kurrë nuk patëm një pronë nga e shkuara, e që kurrë nuk zaptuam e u bëmë pronarë në tokë të tjetrit. NE, që këmi paguar faturat e kripura të shpronësimeve çdo vit, e që gjysma në fakt ka shkuar te pronarët e shkretë, ndërsa gjysma tjetër tek zyrtari i korruptuar që ka firmosur letrat, te gjykatësi legen që ndërron pronarët me një vendim gjykate, apo politikani shkërdhatë në formë votash, nga pronarët e rinj, me tokat, faturat e dritave dhe të ujit, sigurisht të papaguara ose të falura në prag zgjedhjesh lokale apo politike.

Të enjten në parlament, kaloi një ligj për pronat. Nuk është as ligji më i mirë dhe as ligji më i drejtë. Por për herë të parë pas 25 vjetësh, është një ligj që vë në të njëjtin nivel interesi, pronarët e tokave dhe NEVE, që jemi thjesht shoqëria që kemi paguar deri tani, faturat e moteleve politike, ku janë shkepur këto 25 vjet, pronarët e rinj, të vjetër dhe qeveritë e majta dhe të djathta. Për herë të parë një pronar i vjetër do marrë pronën e vjetër dhe jo atë të renë, që ka vlerë të shtuar edhe nga puna e gjyshërve të mi, por që qëlluan njëri furrtar e tjetri berber. Që nuk kërkuan kurrë asgjë nga ky shtet, as sot kur merrnin pension leshi e as dje, kur u binte bretku në punë. Njërit si furrtar dhe tifoz i Saliut, tjetrit si berber dhe si komunist i orëve të para dhe të fundit. Njërit pa asnjë pronë konkrete në Tiranë, tjetrit me prona pa fund në Dibër, të grabitura nga serbët. E çuditshme apo jo, sesi një njeri i klasës së mesme ishte i “djathtë” dhe një pronar i madh nga Veriu ishte i “majtë”.

Po kjo ishte dhe është Shqipëria, që bën një ligj “enverist” pronash, siç thotë  Topalli, të duket ku e ku më i drejtë se vjedhja masive dhe kolektive e pronave, që Saliu “i djathtë” e nisi duke vënë “kujën “ në verën e largët të ’92-it.

Next Post

Përfundojnë hetimet, prokuria ngre katër akuza për Frrokun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 13 Prill 2026

April 12, 2026
Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

April 12, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Vdekja e demokracisë së brendshme te partitë politike

April 12, 2026
Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

April 12, 2026
Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

A mund të dalin SHBA-të nga NATO?

April 12, 2026
Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

April 12, 2026
Fajde me burime kriminale në “Exchange”, në pranga 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt! Sekuestrohen..  

Kapet në Tiranë i kërkuari ndërkombëtar, i dënuar në Itali për trafik droge dhe vjedhje

April 12, 2026
Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

April 12, 2026
Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

April 12, 2026
Vitet e punës dhe mosha/ Si ndryshojnë kushtet për pension,dy muaj të tjerë rritje për gratë

Rama prezanton skemën e re për rritjen e pensioneve: Fond individual për qytetarët

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In