• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kujt i duhen sirianët këtë dimër

by
28/10/2015 17:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sokol Balla

Kryeministri dhe shpura e tij, që pak ka ndryshuar nga ajo e kryeministrit të mëparshëm, ikën në Hong Kong dhe nuk patën as kohën dhe as vullnetin e duhur, për t’i shpjeguar shqiptarëve dilemat lidhur me samitin për emigrantët. Shqipëria mori pjesë në ndoshta takimin më të rëndësishëm rajonal të vitit, aty ku u përcaktuan fonde dhe përparësi, por askush në Shqipëri nuk mori vesh çfarë ndodhi, përveç faktit se Kryeministri i do fort t’i ketë në Shqipëri këtë dimër, refugjatët nga Siria.

Falë një mbulimi mediatik skandaloz dhe me lajme parafabrikat nga zyra e shtypit e kryeministrit, ne nuk kuptuam nëse Shqipëria kishte bërë presion, në shkëmbim të mbështetjes dhe fondeve të paktën, në shkëmbim të mijëra refugjatëve që Rama kërkon me patjetër të kalojnë dimrin tek ne. Ne nuk dimë nëse kryeministri debatoi me Merkel apo Juncker, nëse tha ndonjëherë “JO” dhe sa para kërkoi në shkëmbim. Siç përshembull bëri Erdogan dhe mori prej BE miliarda euro, për të përballuar krizën, si edhe për herë të parë një pohim në heshtje, se tashmë Europa ka nevojë për Turqinë dhe jo anasjelltas.

Megjithë naivitetin komik të të vetmes pyetje që ju bë Ramës në Bruksel (“përse jeni këtu zoti Kryeministër?”) sërish ai nuk pati asnjë përgjigje. Atëherë na duhet t’i japim vetë disa përgjigje alternative, heshtjes arrogante të kryeministrit, për një çështje që absolutisht na përfshin të gjithëve ne.

Kur kriza e refugjatëve shpërtheu, që në ditët e para kryeministri Rama u shpreh në shtypin e huaj se vendi i tij ishte i gatshëm t’i priste ata. Shprehja e famshme se Europa mund të presë 100 mijë sirianë, kur Shqipëria priti një milion kosovarë, ishte e bukur si batutë, por e pavend në shumë aspekte. Në radhë të parë Kosovarët janë shqiptarë. Ata në 1999 u kthyen në shtëpinë e të parëve. Nuk ishin miq, ishin vëllezër. E dyta kauza e tyre as nuk krahasohej me atë të sirianëve. 1999 ishte spastrim etnik, kurse konflikti në Siri, është një mishmash, mes luftës civile, luftës mes fraksioneve për pushtet, konflikt fetar, akti i radhës i përplasjes gjeopolitike Rusi-Amerikë dhe dëshmia më e freskët e dështimit të politikës amerikane në Lindjen e Mesme.

Nëse në 1999, bombat e Natos niseshin nga hapësira ajrore shqiptare drejt Beogradit dhe plumbat serbe bënë viktima edhe në Padesh e Morinë, konflikti sirian dhe ISIS, edhe nëse afrohen, duhen mbajtur larg nga ne. Videoklipet e ISIS pak muaj më parë nga brigjet e Libisë (“Na prisni se po vijmë në Europë”), papritur i paraprinë pikërisht ardhjes së mijëra vetëve nga kjo zonë në kontinentin e vjetër. Shqetësimet e zyrtarëve europianë lidhur me identifikimin e refugjatëve ishin ndër më kryesoret në samitin  e Brukselit. Për të vërtetuar sesa të kujdesshëm po sillen europianët me këtë krizë, pikërisht për arsye sigurie, mjaft t’ju them se fare rastësisht të martën, në një takim me një përfaqësues të shtetit të Zvicrës në Tiranë, m’u konfirmua në mënyrë anonime, se ky shtet po përzgjedh me kokrra refugjatë sirianë, edhe në Shqipëri. Po zgjidhen vetëm gra, fëmijë dhe pleq. Të rinjtë do të ndalohen “butë” të shkojnë në Zvicër dhe ky shtet do të pranojë vetëm 15 mijë refugjatë. Jo se nuk i ka kushtet – një çokollatë e nxehtë në brigjet e liqenit në Lugano kushton 7 franga – por sepse nuk janë të gatshëm të përballen me rreziqet e sigurisë.

Pra Zvicra e pasur dhe me sigurinë më të lartë në botë, po merr gratë e fëmijët sirianë, ndërsa burrat, e meshkujt, të dyshuarit, po ja lë Shqipërisë së varfër e të pasigurt? A ka këtu diçka që nuk shkon? Sigurisht që po.

Por kryeministri iku në Hong Kong dhe nuk pati kohën dhe vullnetin të na shpjegojë përse ne po i marrim përsipër këto rreziqe.

Dhe nëse kryeministri kërkon të na habisë e të na thotë se duhet të jemi humanitarë dhe të na kujtojë Nënë Terezën, do bënte hipokritin më të madh duke përdorur emrin e dikujt, së cilës statujën e vetme që i ka lënë në këmbë, ia ka fshehur pranë shurrtoreve ambulante të korpusit universitar.

Krizat humanitare përballen në mënyrë proporcionale nga aleancat ku ne o marim, o duam të marim pjesë. Por gadishmëria dhe vetëofrimi i qeverisë shqiptare, pa pyetur opinionin publik dhe pa diskutuar këtë temë me të, fsheh vetëm dyshimin se përfshirja e refugjatëve sirianë në krizën e brendshme në vend, është motivi i vetëm i mjaftueshëm i ngulmimit të Ramës për t’u dukur ndërkombëtarisht me human se Nënë Tereza.

Fshehja e konflikteve të brendshme me ato të jashtme, nuk është një taktikë e re. Pikërisht në 1999, në kulm të krizës Levinski, Bill Clinton gjeti një arsye më shumë sesa humanizmin, për të bombarduar Beogradin. Por nuk hodhi bomba Brenda vendit të tij.

Kriza e refugjatëve sirianë është shumëplanëshe. Ajo është [ështje humanitare, por po aq edhe sigurie. Dhe është kaq periferike për vëmendjen e shqiptarëve të lodhur nga arrogance e hershme e një qeverie që e votuan në mënyrë plebishitare pikërisht për të kundërtën, saqë nuk do mund as të fshehë, dhe as të shkurtojë dimrin e gjatë dhe të vështirë që po na pret te kthesa. Nga pikëpamja ekonomike, por mesa duket edhe politike, tashmë që mazhoranca e majtë i është rikthyer bërjes së llogarive dhe rindarjes së përgjegjësive.

Rastësisht sot në Uashington gjenden edhe Monika (Levinski) edhe Iliri (Meta).

Por “Ilir” nuk është “Monika”. Dhe këtë nuk e fshehin dot refugjatët sirianë, që Rama kërkon të sjellë me çdo kusht këtë dimër.

Next Post

Kate Middleton, dukesha kockë e lëkurë (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si “Agjenti 007” personal i tij

Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si Agjenti 007 personal i tij

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com