• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Impulset e Ilirit si “thirrje brenda grupit”

by A R
07/11/2015 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sokol Balla

Edi Rama e bëri të qartë këtë javë: që një ministër të jetë i pasuksesshëm, defiçent, nuk është mjaft që ai të zëvendësohet. “Vetëm një skandal i madh, pohoi ai të enjten në TopStory, mund të sjellë largimin e dikujt nga qeveria”. Por ai nuk sqaroi nëse ky kriter i ri – i cili është i vagullt, ashtu si mjegulla në një mëngjes të qartë dimri – aplikohet mbi të gjithë anëtarët e kabinetit të tij. Pesë prej të cilëve i përkasin LSI.

 Në gjithë analizat dhe kritikat që i bëhen qeverisjes dhe qeverisë Rama, në mënyrë thuajse të pavullnetshme, fokusi i kritikave është vetëm mbi ministrat socialistë. Çfarë po pune po bën Gjiknuri, çfarë makine hipën Sajmir Tahiri, sa rrugë jashtë shtetit bën Mimi, sa kohë qëndron në Shqipëri Ditmiri, çfarë bën gjithë ditën Mirela Kumbaro apo çfarë shampanje pi jashtë orarit të punës Ben Ahmetaj. Teri, Nasipi, Mondi & Mondi apo Klajda, nuk meret askush. Pavarësisht pavullnetshmërisë së kësaj sjelljeje, ajo në themel një të vërtetë: se një e katërta e qeverisë, është njëqind përqind në duart e Ilir Metës. Atëherë, për çfarë impulsesh të reja flet Ilir Meta, kur së paku në pesë sektorë të qeverisjes, tre prej të cilëve strategjikë (integrimi, drejtësia dhe rrugët) si dhe një tjetër tmerrësisht i rëndësishëm siç është bujqësia, drejtojnë njerëzit e tij? Me këtë deri tani nuk është marrë askush dhe mendoj se kemi bërë gabim. Katër nga pesë ministrat e LSI kanë një karrierë të gjatë në etapa të ndryshme të qeverisjes. Vetëm Klajda Gjosha, e cila si Rozafa ka lënë një gji në Shqipëri për foshnjën e saj dhe kohën tjetër ia ka kushtuar integrimit, duket se e kalon klasën me nota të mira. Të gjithë ministrat e tjerë të LSI, sot ose vegjetojnë për shkak të raporteve të mira me kryetarin e partisë, ose per shkak të raporteve të mira me kryetarin e qeverisë.

Sot, kur Edi Rama refuzon të bëjë ndryshime në qeveri, ashiqare duket se refuzimi ka të bëjë me presionin e Metës për ndryshime në radhët e ministrave socialist. Përgjigjen më te mirë Kryeministri ja dha Metës, në takimin në vilën 31, kur I’u ul përballë me dy prej ministrave që Metës i ngrenë përpjetë qimet e kurrizit, Tahirin dhe Ahmetajn, të cilët ai paradoksalisht i sheh të përfshirë në fushatën kundër tij me aferen CEZ. Si për t’i thënë atij në surrat, se këta dy ministra do jenë aty sa kohë dhe Rama të jetë kryeministër. Nga ana tjetër, Meta shkoi në takim me Haxhinaston dhe Manjanin. I pari ministër i transporteve, por i pëlqyer shumë edhe nga kryeministri Rama dhe tjetri zëvendësministër i transporteve, por politikisht më lart se Haxhinasto, si nënkryetar i LSI. Zyrtarisht u tha se në takim u fol edhe për reformën në drejtësi. Por prej disa kohësh LSI ka zgjedhur që për reformën të merret Manjani dhe jo ministri aktual i drejtësisë që vjen nga e njëjta parti.

Në kushtet e një refuzimi total të Ramës për ndryshime në qeveri dhe kur Meta flet për impulse të reja, një analizë e thjeshtë të çon në përfundimin se çështjen e ndryshimeve në qeveri, te dyja palët e shohin si një përplasje gjelash ku ka një të fituar dhe një të humbur. Në këtë situatë dhe kur kritikat ndaj qeverisjes janë shtuar, pakkush interesohet nëse ndryshimet në qeveri, duhet të vijnë në mënyrë që sedra politike e Ilir Metës të ndihet mirë dhe e palënduar.

Ky është momenti që Ilir Meta përpara se të flasë për të tjerët, të merret me një të katërtën e qeverisë që është e tija. Le të na thotë përse Naço qëndron akoma ministër drejtësie, kur pas Xhafës dhe PS, edhe ai vetë e ka spostuar nga dikasteri që mbulon. Nëse Ilir Meta mendon se qeverisjes i duhen impulse të reja, atëherë le ta nisë nga të tijtë, për të cilët nuk ka pse i mer dorën Edi Ramës.

Vetëm kështu ai do të bëhet sërish i besueshëm për opinionin publik, se po i pret barku që ky vend të qeveriset më mirë. Vetëm kështu ai do të distancohet nga kriticizmi në rritje ndaj këtij kabineti, që po i tregon muskujt njerëzve të thjeshtë dhe vetes ja shkel syrin në pasqyrë. Përndryshe të rrijë e të shohë si gjithë të tjerët, sesi populli po han mut, se qeras qeveria.

Për Java News / Sokol Balla

Next Post

Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar, drejtuesit e Sopotit rrahin arbitrin (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikohet fotoja e Hatixhe Berishës që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan

Publikohet fotoja e Hatixhe Berishës që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan

November 4, 2026
Pas BE-së, edhe Zvicra heq sanksionet ndaj dy oligarkëve rusë

Pas BE-së, edhe Zvicra heq sanksionet ndaj dy oligarkëve rusë

November 4, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Gënjeshtrat e opozitës që ia lehtësojnë punën Edi Ramës me Raportin e BE-së

November 4, 2026
Protestuesit përplasen me efektivët te Kryeministria, bllokojnë automjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

Protestuesit përplasen me efektivët te Kryeministria, bllokojnë automjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

November 4, 2026
“E la kimioterapinë për festivalin”/ Adelina Muça flet për sakrificat e aktorit që humbi jetën

“E la kimioterapinë për festivalin”/ Adelina Muça flet për sakrificat e aktorit që humbi jetën

November 4, 2026
Veliaj letër nga qelia: Turp që merresh me internime, nuk jam financues i protestave

Veliaj letër nga qelia: Turp që merresh me internime, nuk jam financues i protestave

November 4, 2026
Përplasje te Kryeministria, protestuesit tentojnë të bllokojnë mjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

Përplasje te Kryeministria, protestuesit tentojnë të bllokojnë mjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

November 4, 2026
Premier League/ Manchester City nën akuzë, kryeministri britanik reagon: Mos nxirrni konkluzione të përshpejtuara!

“Tani kemi një mundësi”- Kryeministri britanik Burnham reagon për zgjedhjet në SHBA: Çmimet e larta të jetesës ndikuan në rezultat!

November 4, 2026
Aksident dramatik në rrugën e vjetër Fier-Vlorë, përplasen mes tyre dy automjete! Një nga makinat godet këmbësorin, niset drejt spitalit i plagosur

Aksident dramatik në rrugën e vjetër Fier-Vlorë, përplasen mes tyre dy automjete! Një nga makinat godet këmbësorin, niset drejt spitalit i plagosur

November 4, 2026
“Një tjetër arritje e metodave bashkëkohore”- Ndërhyrja e suksesshme kirurgjikale te Trauma, Rama vlerëson ekipin mjekësor: Teknikë e avancuar

“Një tjetër arritje e metodave bashkëkohore”- Ndërhyrja e suksesshme kirurgjikale te Trauma, Rama vlerëson ekipin mjekësor: Teknikë e avancuar

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In