• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 26, 2023
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Socialistët fitimtarë dhe të papëlqyer, ku qëndron paradoksi i 14 majit?!

Skënder Minxhozi by Skënder Minxhozi
01/05/2023 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Në pjesën dërrmuese të sondazheve të opinionit publik në këtë kohë fushate, është shfaqur një kontradiktë shifrore, e cila të bën të kruash kokën në hezitim dhe mëdyshje. Institutet e huaja të sondazheve të cilat janë ftuar nga televizionet kryesore për të gjetur prirjet e votës së shqiptarëve në zgjedhjet lokale të majit, kanë rreshtuar pyetje të cilat në disa raste kanë krijuar vend për përgjigje në dukje paradoksale të zgjedhësve. Më të parat ndër pyetjet kanë qenë natyrshëm ato që kanë të bëjnë me qeverisjen, realizimin e pritshmërive nga maxhoranca apo rreth mënyrës sesi ndjehen sot shqiptarët. A jetojnë ata më mirë apo më keq se më parë?!

Sipas një sondazhi të marsit të realizuar nga Top Channel për zgjedhjet vendore të 14 majit, del se 1017 persona të pyetur nëse në Shqipëri jetohet mirë apo keq, janë përgjigjur kështu: 46.2 % thonë se jetohet keq, 8.6 % shumë keq, 2.1 % shumë mirë dhe 43.1 % mirë. Pra, plot 54.8% e të pyeturve mendojnë se jetohet keq ose shumë keq.

Një tjetër sondazh i kryer nga Barometri në Euronews Albania, tregonte se 37.4% e shqiptarëve mendojnë se gjërat në vendin tonë po shkojnë keq, 29% mendojnë se gjërat po shkojnë as mirë e as keq dhe 33.1% mendojnë se gjërat po shkojnë mirë. Pra më shumë se katër pikë përqindje në favor të atyre që shprehen negativisht për gjendjen në Shqipëri.

Në të njëjtin drejtim duket se shkon edhe sondazhi i realizuar nga Instituti Piepoli në 29 mars, ku 31.8 përqind e të intervistuarve kishin mendim “shumë negativ” për qeverisjen e Ramës, përballë 26 përqind që kishin mendim “shumë pozitiv” për të. I njëjti sondazh tregonte se shumica mendonin se korrupsioni dhe kriminaliteti janë në rritje dhe se media ishte pjesërisht e lirë.

Nga këto shifra duket sikur Edi Rama po lodhet kot me tallavanë e tij elektorale nëpër Shqipëri, pasi i paska humbur ende pa nisur zgjedhjet vendore. Nuk është tamam ashtu, madje e kundërta është e vërtetë. Dhe këtu nis një paradoks optik me shifrat e rivalëve në zgjedhje, të cilat zbulojnë copëza të ndryshme të mozaikut zgjedhor, por të veçuara nuk e nxjerrin të plotë tablonë e përgjithshme të fitimtarit dhe humbësit të 14 majit. Djalli fshihet tek detajet, thotë proverbi.

Të njëjtat sondazhe, pak a shumë nga të gjitha televizionet krysore të vendit, duke treguar pakënaqësinë e shqiptarëve me qeverisjen, tregojnë gjithashtu edhe disa tendenca të tjera që bien në fakt ndesh me frymën negative ndaj shumicës aktuale në pushtet. Më e para nga këto tendenca, mjaft e qëndrueshme në vitet e fundit, është ajo që e sheh ende Edi Ramën si liderin politik më të pëlqyer të vendit. Në një sondazh të 21 prillit nga Eurobarometri, Edi Rama shihej si më i pëlqyeri nga 54.1 përqind e të intervistuarve në Tiranë. Ndërsa Berisha e Meta merrnin përkatësisht  33.4 dhe 18 përqind pëlqyeshmëri. Dy të fundit të marrë së bashku pëlqehen më pak se di Rama në Tiranë. Në të njëjtin sondazh shifrat thonë se PS si parti pëlqehet nga 52.6 përqind e tiranasve ndërsa 44.3 përqind kanë mendim shumë negativ për të.

I njejti trend del edhe nga përgjigjet që lidhen me pyetjen rreth fitimtarit të zgjedhjeve në 14 maj. Me përjashtim të bashkive të Shkodrës e Durrësit ku ka garë apo disa njësive të vogla vendore kryesisht në veri historikisht të djathta, socialistët hyjnë favoritë në të gjitha bashkitë e mbetura. Ky rezultat do të thotë fitore politike dhe numerike në 14 maj.

Atëherë si shpjegohet diferencimi mes përgjigjeve në pjesën e parë të shkrimit dhe pozitivitetit për qeverinë në pjesën e dytë? Sali Berisha e ka kuptuar me mënyrën e tij këtë diferencë, duke deklaruar se “Edi Rama iu ka dhënë kompanive të polleve 1 mln euro secilës për të falsifikuar rezultatet e sondazheve. Kjo është e vërteta.”

Në fakt nuk është aspak kështu. Edhe në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 qytetarët shpreheshin negativisht për qeverisjen, por votuan maxhorancën aktuale ditën e votimit. Dhe ky fenomen shpjegohet shumë thjeshtë.

Duke kryqëzuar Ramën për mënyrën e qeverisjes, shqiptarët e krahasojnë atë dhe partinë që drejton, me kuotën e lartë të premtimeve elektorale që kanë bërë, por e krahasojnë mbi të gjitha me standartin që duhet të ketë një qeverisje. Kur thonë se në Shqipëri jetohet keq, votuesit kanë parasysh një gjendje mbi 30 vjeçare në të cilën vegjeton Shqipëria dhe që Edi Rama ka ditur ta korigjojë vetëm pjesërisht. Në këtë pëërshtypje negative për qeverisjen bën pjesë edhe cilësia në rënie e kabinteve qeveritare, akuzat dhe përfoljet për korrupsion, dobësia e shtetit apo lidhjet e tij të pretenduara me një grusht pasunarësh që kanë ndarë thelat e tortës për të lënë thërrimet për të tjerët.

Por kur nga ana tjetër krahasimi i punës së Ramës kalon nga idealja, nga ajo që duhej të ishte performanca e një qeverie normale, tek përballja me emrat konkretë të rivalëve politikë, atëhere qasja e votuesit ndryshon.

Shifrat e mësipërme na thonë qartësisht se Edi Rama s’e ka fituar garën me historinë dhe me projektin e Shqipërisë normale, por se ai vijon të fitojë në mënyrë komode garën me kundërshtarët që do të ketë në fletën e votimit në 14 maj. Nuk fiton garën me modelin e qeverisjes optimale, por fiton garën me modelin e rrënuar Berisha-Meta, të cilët qartazi shqiptarët nuk i duan më majë kalit të pushtetit. Me shifra në dorë.

Ky është paradoksi i sondazheve që na tregojnë një fitues me dy pamje në 14 maj. Atë fitues që tashmë konsiderohet si e keqja më e vogël, jo si e mira më e madhe. Është kjo rrethanë që e bën kryeministrin aktual të përsërisë herë pas herë në kamera se është ai vetë i pakënaquri numër 1 me qeverisjen e tij!

Next Post
Transportin falas nuk e realizoi Arsovska e Shkupit, nuk do ta realizojë as Këlliçi i Tiranës!

Transportin falas nuk e realizoi Arsovska e Shkupit, nuk do ta realizojë as Këlliçi i Tiranës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJMET E FUNDIT

FOTOT/ Kurti publikon në detaje arsenalin e armëve të sekuestruara: Serbia, përgjegjësi për sponsorizimin e terrorizmit

FOTOT/ Kurti publikon në detaje arsenalin e armëve të sekuestruara: Serbia, përgjegjësi për sponsorizimin e terrorizmit

September 25, 2023
Vrasja e policit në Veri, Shehi: Ngjarja më e rëndë në Kosovë që nga koha e luftës. Është vetëm fillimi, sot sollën 30 vetë, nesër mund të sjellin 300

Vrasja e policit në Veri, Shehi: Ngjarja më e rëndë në Kosovë që nga koha e luftës. Është vetëm fillimi, sot sollën 30 vetë, nesër mund të sjellin 300

September 25, 2023
Horoskopi javor nga Paolo Fox: Shenja që do të mbetet “trokë”

Horoskopi i datës 26 shtator 2023 nga Christine Haas

September 25, 2023
“Zonjë ndaloi këta ose ika”/ Ngjela “përplaset” me të ftuarit në studio dhe i bën lëmsh: Unë bëj monolog, jo dialog

“Zonjë ndaloi këta ose ika”/ Ngjela “përplaset” me të ftuarit në studio dhe i bën lëmsh: Unë bëj monolog, jo dialog

September 25, 2023
Ekzekutimi i policit në Kosovë, deputeti i PD: Agresion ushtarak, synohej ankesimi i pjesës veriore të Mitrovicës

Ekzekutimi i policit në Kosovë, deputeti i PD: Agresion ushtarak, synohej ankesimi i pjesës veriore të Mitrovicës

September 25, 2023
VIDEO/ Ky është momenti kur sulmuesit serbë ikin maleve nga autoritetet e Kosovës. Ja sa terroristë shpëtuan

VIDEO/ Ky është momenti kur sulmuesit serbë ikin maleve nga autoritetet e Kosovës. Ja sa terroristë shpëtuan

September 25, 2023
Ish ministri i Berishës sulmon SHBA, BE e Britaninë: Ndërkombëtarët ndjenja faji ndaj Serbisë, vetëm Gjermania ka qëndrim të mirë

Ish ministri i Berishës sulmon SHBA, BE e Britaninë: Ndërkombëtarët ndjenja faji ndaj Serbisë, vetëm Gjermania ka qëndrim të mirë

September 25, 2023
VIDEO/ Rrahje mes vajzave të mitura me grushte dhe shqelma. Prokuroria fillon hetimin penal

VIDEO/ Rrahje mes vajzave të mitura me grushte dhe shqelma. Prokuroria fillon hetimin penal

September 25, 2023
Liderët e BE: Kosovë-Serbi të zbatojnë marrëveshjen, drejt normalizimit të raporteve, ndryshe do ketë pasoja

Britanikja ‘The Guardian’: Kurti me gabime, Vuçiç i përkëdhelur, ndërsa Borrell ka dështuar plotësisht

September 25, 2023
Tensionet në Kosovë pas vrasjes së policit/ Ngjela: Do gjenden 50-60 të vrarë në ferra. Lajçak, Borrell dhe Escobar të thyejnë qafën, po…!

Tensionet në Kosovë pas vrasjes së policit/ Ngjela: Do gjenden 50-60 të vrarë në ferra. Lajçak, Borrell dhe Escobar të thyejnë qafën, po…!

September 25, 2023
Kategoritë që përjashtohen/ Si do të llogaritet taksimi për pronat e dhuruara

Kategoritë që përjashtohen/ Si do të llogaritet taksimi për pronat e dhuruara

September 25, 2023
Lista serbe/ Sulmi terrorist në Veri nga grupi serb, mediat boshnjake: Është plagosur edhe Millan Radoiçiç

Lista serbe/ Sulmi terrorist në Veri nga grupi serb, mediat boshnjake: Është plagosur edhe Millan Radoiçiç

September 25, 2023
Vrasja e policit në Veri, Vangjeli: Krahas të drejtës, Kosova tregoi një akt të pashembullt force

Vrasja e policit në Veri, Vangjeli: Krahas të drejtës, Kosova tregoi një akt të pashembullt force

September 25, 2023
Deputeti i PS: 10 vite më parë korrupsioni ishte i përgjakshëm, vrau njerëz në Gërdec dhe më 21 janar në bulevard

Tragjedia Gërdecit, Koçi: Drejtësia e re të guxojë, të thërrasë edhe Sali Berishën dëshmitar. S’është tabu të hetohet në SPAK

September 25, 2023
Abazoviç akuzon Serbinë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës: Dënoj fuqishëm dhunën dhe vrasjet

Abazoviç akuzon Serbinë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës: Dënoj fuqishëm dhunën dhe vrasjet

September 25, 2023
Ambasadori i Ukrainës në OKB: Shqipëria shumë e fortë, e shijuam si Rama e trajtoi Nebenzya-n që dridhej

Ambasadori i Ukrainës në OKB: Shqipëria shumë e fortë, e shijuam si Rama e trajtoi Nebenzya-n që dridhej

September 25, 2023
“Po përgatiten bishta lopate dhe…”/ Çupi për 3 marsin: Berisha është përgatitur për demonstratë të dhunshme

Vazhdoni zotërinj, drejt e në ferr

September 25, 2023
Ja pse “non grata” e SHBA-ve dhe Anglisë për Berishën erdhi vetëm tani

Kukësi, ja pse në më pak se 4 muaj Berisha përgjysmoi mbështetësit e tij

September 25, 2023
Emri/ Vuante dënimin në burgun e Beratit, i burgosuri ndërron jetë gjatë operacionit në Sanatoriumin e Tiranës

Emri/ Vuante dënimin në burgun e Beratit, i burgosuri ndërron jetë gjatë operacionit në Sanatoriumin e Tiranës

September 25, 2023
Gazeta gjermane “Die Welt”: Perëndimi tepër i butë ndaj Vuçiçit. Lajçaku ka dështuar dhe duhej shkarkuar me kohë

Gazeta gjermane “Die Welt”: Perëndimi tepër i butë ndaj Vuçiçit. Lajçaku ka dështuar dhe duhej shkarkuar me kohë

September 25, 2023
JavaNews

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: ja*********@gm***.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com