• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Transportin falas nuk e realizoi Arsovska e Shkupit, nuk do ta realizojë as Këlliçi i Tiranës!

by Java News
01/05/2023 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Transport publik falas”, ishte një premtim i kryetares aktuale të Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska në zgjedhjet për pushtet vendor të vitit 2021. Edhe pse kaloi gjysma e mandatit, ky premtim nuk po realizohet. Për kundrazi, gjendja në Ndërmarjen për Transport Publik në Shkup nuk lejon realizimin e premtimit në dy vitet e mbetura të mandatit të Kryetares së Shkupit.

Ishte një nga projektet prioritare të Arsovskës që ajo e paralajmëroi gjatë fushatës zgjedhore, duke i siguruar shkupjanët se me këtë do të zgjidhet kaosi i trafikut në qytet. Megjithatë, kjo nuk ka ndodhur deri më tani. Nuk ka transport urban falas për të gjithë qytetarët, por si më parë, nxënësit, studentët dhe pensionistët që shfrytëzojnë këtë mundësi udhëtojnë me autobus falas katër ditë në javë – të martën, të premten, të shtunën dhe të dielën. Transporti falas për këto kategori qytetarësh u anulua në pranverën e vitit 2020 për shkak të mbrojtjes nga përhapja e koronavirusit dhe u rikthye sërish në fund të marsit të këtij viti pas lehtësimit të masave për pandeminë.

Për mosrealizimin e premtimit, kryetarja Danela Arsovska u arsyetua me krizën e rëndë energjetike që goditi vendin dhe shtetet e tjera të rajonit. Pas disa muajsh, Arsovska tha që premtimi do të realizohet pasi pasi të eliminohen borxhet e NTP-së, e cila është në humbje të madhe.

Ndërmarrja publike e transportit në qytetin e Shkupit këto dy vite përballet me probleme të shumta. Ka pasur protesta të transportuesve dhe ndërprerje të linjave të rregullta ditore. Shkak u bë vonese e pagesave për muaj të tëra nga kjo ndërmarrje.

Paraardhësi dhe kundërkandidati saj për kryetar të Shkupit, Petre Shilegov, këtë propozim të Arsovskës e vlerësoi si populist në fushatën për zgjedhjet lokale, duke theksuar se nëse Qyteti i Shkupit do ta mbulonte të gjithë transportin publik, atëherë nuk do të mbeteshin para për aktivitetet tjera të qytetit.

Ndërmarrja publike e transportit në Shkup ka një nga buxhetet më të mëdha, por është e varur nga shteti dhe qyteti i Shkupit. Të hyrat e përgjithshme në vitin 2020 ishin 1,68 miliardë denarë, por 715 milionë denarë ishin ndihmë nga Qyteti i Shkupit dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Në përmbledhje, ndërmarrja në vitin 2020 kishte në dispozicion më shumë se 27 milionë euro. Shkupi ka 526.502 banorë, dhe premtimi nuk mund të realizohet tani e dy vite.

Një premtim identik për transport falas po jep edhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi. Ky i fundit ka premtuar se nëse ai fiton në zgjedhjet e 14 majit, do të realizojë shërbimin e transportit publik falas për qytetarët e Tiranës me popullësi rreth 1 milion banorë. Transporti publik Tiranës i kushton gati 1.5 milionë euro në muaj apo 16.5 milionë euro brenda një viti.

Madje Këlliçi thotë që transporti publik do të modernizohet që nënkupton investim shtesë në transportin publik. Premtimi i Këlliçit duket që do të përfundon si premtimi i kryetares së Shkupit, Danela Arsovska. As Shkupi dhe as Tirana nuk u ngjajnë as kryeqendrës së Estonisë, Talinit dhe as Luksemburgu, dy qytetet e vetme që kanë transport falas në të gjithë Europën./flaka.com.mk

Next Post
Rama nga Librazhdi: 14 maji, dita kur qytetarët vendosin kë do të marrin në punë për t’u shërbyer

Rama nga Librazhdi: 14 maji, dita kur qytetarët vendosin kë do të marrin në punë për t'u shërbyer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In