• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Snajperat u shpërndanë me firmë nga shteti i Berishës në ’97! Dervishi: Edhe politikanët u interesuan për shërbimet e ‘killerit’ Julian Sinanaj

by Java News
08/03/2024 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më zbulimin e djeshëm te bazes se armatimeve ne Babice Policia e Shtetit me shumë zgjasa do të hedh dritë mbi disa vrasje të bujshme në Vlorë. Gazetari Ferdinand Dervishi në studion e “Sot Live në Shqipëri” në Report TV analizon grupet kriminale që veprojnë në Vlorë.

“Në dijeninë time bëhet fjalë për një nga disa grupe kriminale të Vlorës. Nuk është se janë shumë të njohura por vlonjatët i njohin 5 apo 6 grupe që veprojnë në Vlorë. Ky është një armatim që i duhet një grupi kriminal. Mbahet një armatim kaq i madh pasi grupet kriminal kanë konflikte me njëri tjetrin. Që të mbijetosh, duhet të kesh dy gjëra, lekë pasi blihet informacioni si lëviz tjetri dhe armët e duhura, për të mbrojtur dhe sulmuar. Atentatet bëhen me armë ose me eksploziv” tha Dervishi.

Deri tani dyshohet se snajperi i gjetur aty, mund të jetë përdorur për vrasjen e Gëzim Sinomatit, më 7 janar 2024 dhe Dervishi komenton se në rastet kur konfliktet e grupeve janë jashtë Shqipërisë grupet kriminale vendosin të lajnë hesapet me snajper.

“Konfliktet që kanë grupet e Vlorës, janë të eksportuara. Konfliktet më të mëdhaja kanë ndodhur jashtë. Ka filluar çarja në Holandë, Spanjë për trafikun e narkotikëve. Atentati i fundit me snajper, që po aludohet është ky apo jo dhe duhet parë a ka lidhje, pra vrasje me snajper sipas asaj që ka rezultuar i vihet pesha një konflikit të ndodhur jashtë.’, tha Dervishi.

‘Pse kemi kaq shumë snajper?

‘Snajperi realizon një vrasje me pak telashe, vrasje të saktë. Kemi shumë snajper në duar të krimit. Snajperat ranë në duart e krimit në vitin 97. Ka patur në reparte ushtarake. Vërtet në jug kishte policia snajper, ranë në duart e bandave, por ka pasur dhe snajper që u morën me firmë. Shteti i Sali Berishë shpërndau këto armë se nuk donte të rrëzohej pushtet. Dolën procesverbale se janë shpërndarë snajpera dhe nuk janë kthyer. Snajper të ndryshëm futen dhe përmes kontrabandës. Snajperi që vrau Ilir Bardhin ishte i prodhimit zviceran. Ata janë profesionist dhe i mbledhin avash avash materialet.’, shton Dervishi.

Dervishi shprehet se këto grupe kriminale kanë shumë baza armatimesh, që do të thotë se janë të shumta dhe porositë për krime.

‘Kemi pasur dhe raste të përdorimit të eksplozivëve me celularë. Në vitin 2021 në Tiranë u bë një operacion për bazat. Dhe pamjet ishin edhe më të frikshme. Kishte antitankë dhe armë të tjera. Është parë se kishte edhe radio-marrëse. Edhe aparat për të gjuajtur natën. Këto grupe që u goditën në 2021 ishin si punishte. Kërkesë-oferta e krimit, ishin bërë si punishte merrnin armë dhe modifikonin. Kjo është shumë e rëndë. Ke aq shumë krim sa porosit armë. Dhe paska disa punishte’, shprehet Dervishi.

Dervishi zbuloi një detaj mjaft të ‘frikshëm’ në lidhje me atentatorin Julian Sinanaj. Sipas Dervishit, kur ai erdhi në Shqipëri pati mjaft oferta për vrasje, disa prej të cilave erdhën nga poltika e lartë e asaj kohe dhe drejtues qeverie.

“Në momentin kur u shfaq në Shqipëri dhe u mor vesh ka ardhur një vrasës i tillë në Shqipëri, kërkesat ndaj tij kanë qenë të shumta. Edhe persona nga maja e politikës të asaj kohe kanë qenë të interesuar për shërbimet e tij.Pastaj nuk është realizuar. ” tha Dervishi.

Më 17 mars 2023 Gjykata e Lartë la në fuqi dënimin me 30 vite burg për Julian Sinanajn vrasësin serial të akuzuar për një sërë vrasjesh me pagesë në Shqipëri dhe Greqi. Ky i fundit për shkak të statusit si dëshmitar i drejtësisë, i shpëtoi burgimit të përjetshëm./m.j

Next Post
Meta: Masat ndaj Berishës dhe Belerit, goditje politike. Rama shpreson të diktojë dinamikën brenda opozitës

Meta: Masat ndaj Berishës dhe Belerit, goditje politike. Rama shpreson të diktojë dinamikën brenda opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

July 26, 2026
“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

July 26, 2026
Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Flakët përpinë mijëra hektarë, zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

July 26, 2026
Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

July 26, 2026
Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

July 26, 2026
Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

July 26, 2026
I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

July 26, 2026

“Qytetarët nuk gjejnë përfaqësim”, Rada: Në protestë, elektorati gri

July 26, 2026
“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

July 26, 2026
SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In